Armand Plaka: Ju tregoj se çfarë kryeministri do jetë Albin Kurti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armand Plaka bën profilin politik të kryeministrit të ri të Kosovës Albini Kurti. I ftuar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU,  Plaka deklaron se  Kurti ka për të qenë një kryeministër ndryshe.

-Çfarë lloj kryeministri pritet të jetë Albin Kurti?

-E gjithë statura politike e Albin Kurtit ka qenë një staturë e tillë e cila të impresiononte që në  momentet e para. Është një politikan i një formati komplet ndryshe nga të tjerët. Ndoshta pikërisht për këtë arsye,  pjesa më e madhe e suksesit të tij është të qenurit i veçantë. Nga ana tjetër, duhet të kemi parasysh se nga ai Albini i ardhur nga një sfond i lëvizjeve radikale,  edhe vetë formacioni politik që ndërtoi tentoi të mos e quante parti politike, por lëvizje politike, pra në nëj sfond nga shoqëria civile dhe grupime të rinjsh të cilat ai arriti me sukses t’i menaxhonte, duhet thënë falë pikëpamjeve në atë kohë shumë populiste, dhe në shumë aspekte edhe ekstremiste. Përtej gjithçkaje fitoi pragmatizmi. Do shohim një Albin Kurti tjetër, i cili i dha shenjat edhe para dy viteve kur erdhi në pushtet në koalicion me LDK-në. Kam përshtypjen se është lider i rekordeve. Në çdo aspekt ka vendosur rekorde. Madje mendoj se do jetë i pari që do shtyjë një mandat të plotë. /Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

‘Nuk do përdoremi për t’i vënë thikë pas shpine Kosovës’/ Meta: Serbisë do i…

Në konferencën e sotme për mediat, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ndal tek marrëdhëniet me Serbinë...

Azgan Mërnica flet para prokurorëve: Nuk jam penduar që e vrava policin, gjithçka ishte…

Zbardhen fjalët e para të Azgan Mërnicës para prokurorëve: “Nuk jam penduar që e vrava policin. Gjithçka ishte momentale”, ka thënë ai. Një qëndrim qesharak...

Turi në Diasporë/ Kryeministri Rama njofton ditën e takimit me shqiptarët në Itali

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vijon turin e takimeve me diasporën shqiptare. Pas Greqisë, takimi i radhës i shefit të qeverisë është me shqiptarët...

Të mbyllur në regjimin 41- bis në Peqin, 7 të burgosur refuzojnë ushqimin

Mësohet se 7 të burgosur të regjimit  “41-bis”, në burgun e sigurisë së lartë në Peqin kanë kaluar në grevë të pjeshme urie. Burime...

Veliaj pret në takim ambasadoren e Japonisë: Së shpejti prezantojmë “TEDA Tirana”

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato, me të cilën diskutuan për punimet...

Lajme të tjera

Web TV