Parashikoi me saktësi të frikshme zgjedhjet në Kosovë, Baton Haxhiu: Ja kush fiton në 25 prill në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Baton Haxhiu publikoi mbrëmjen e djeshme një sondazh për zgjedhjet që u mbajtën në Kosovë. Në sondazhin e realizuar para zgjedhjeve të 14 shkurtit në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”, Baton Haxhiu nxori fituese Vetëvendosjen të shkëputur shumë nga partitë e tjera.

Gjithashtu Baton Haxhiu parashikoi saktë edhe se LDK do të ishte parti e tretë në Kosovë, që tregon edhe saktësinë e këtij sondazhi.

Sipas sondazhit, LVV merr 53 %, LDK 17 %, PDK 20 %, AAK 7% dhe NISMA 2 %, ndërkohë që numërimi i votave po shkon drejt fundit dhe shifrat e publikuara nga analisti janë shumë të përafërta me ato reale.

Mirëpo një sondazh të tillë Haxhiu ka zhvilluar edhe për zgjedhjet e 25 prillit që do të mbahen në Shqipëri. Analisti u shpreh i bindur se PS fiton mandatin e tretë në këto zgjedhje.

Sipas sondazhit, PS do të marrë 29% të votave, PD 15% dhe LSI 2%, ndërkohë që 25% është pjesa e shqiptarëve të pavendosur.

Në sondazhin e parë Baton Haxhiu goditi në shenjë, të shohim nëse do t’ia arrijë të jetë i saktë edhe për zgjedhjet në Shqipëri.

Të fundit

Diaspora votë masive për PS-në, në Gjirokastër merr 76,1 %

Ndërkohë në 11 qarqe të tjerë socialistët kanë kryesuar bindshëm ku rezultatin më të thellë e kanë arritur në...

Shqiptarët e diasporës zgjedhin të preferuarit e tyre! Braçe i pari

Pas përfundimit të numërimit të zarfeve me votat e diasporës për subjektet politike, në Parkun Olimpik është duke u vijuar me numërimin e votave...

3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje, përmbledhje e shkurtër e procesit

Ditën e sotme janë duke u zhvilluar zgjedhje në tre shtete të mëdha europiane, shkruan A2 CNN. Ja një përmbledhje e asaj për të cilën...

Përfaqësuesi i PD: Kutitë e Greqisë bëjnë me turp bastionet socialiste

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, tha se procesi i votimit të Diasporës, veçanërisht në Greqi, është minuar nga parregullsi të shumta, çka sipas...

Eduard Zaloshnja: PD+LSI gropë të madhe elektorale edhe në Tiranë, ku popullsia rritet

Qysh prej vitit 1991, gradualisht, popullsia e Shqipërisë është zvogëluar. Ndërkohë, po gradualisht, popullsia e Qarkut Tiranë është rritur nga viti në vit. Dhe...

Lajme të tjera

Web TV