Joe Biden letër Vjosa Osmanit: Mezi pres të punoj me qeverinë e re për ta çuar Kosovën përpara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i SHBA, Joe Biden ia ka shkruar një letër uruese homologes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Biden menjëherë shpreh dëshirën për të punuar me qeverinë e re të Kosovës dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai thotë se ka shumë punë për të bërë në Kosovë, një prej të cilave është dialogu me Serbinë me synim njohjen e ndërsjelltë.

Për Biden, Kosova ka ende një vend special në familjen e tij. Vjosa Osmani do të jetë pjesë e qeverisë së re ose Presidente, pasi lista e saj me Albin Kurtin fituan bindshëm mbi 47% të votave në zgjedhje.

Letra e plotë e presidentit të SHBA-së, Biden

“E nderuar Presidente në detyrë,

Populli amerikan i bashkohet urimeve të mija për ju dhe miqtë tanë në Kosovë në 13- vjetorin e pavarësisë së vendit tuaj.

Lidhjet ndërmjet popujve tanë mbeten të forta, bazuar në një përkushtim të përbashkët për zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës si dhe forcën tuaj të qëndrueshme si një vend sovran, i pavarur, multietnik dhe demokratik.

Ne mezi presim që të punojmë me Qeverinë e ardhshme për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane. Ka shumë punë për të bërë, përfshirë marrëveshjen gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë që në qendër e ka njohjen e ndërsjellë, me të cilën forcohet sundimi i ligjit, përballimi i pandemisë globale COVID-19 dhe nxitja e rritjes ekonomike që mundëson një të ardhme të prosperuar për të gjithë qytetarët e Kosovës,

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner dhe mik i përkushtuar i Kosovës në këto përpjekje. Ndërkaq për mua personalisht, Kosova vazhdon të mbajë një vend të veçantë për familjen Biden, në shenjë respekti të kohës gjatë së cilës djali ynë i ndjerë Beau Biden punoi për ta siguruar paqen, drejtësinë dhe shtetin e së drejtës për të gjithë qytetarët e Kosovës!

Lexo edhe :  Hapet zyrtarisht Skema: 50% grant për modernizimin e fermave bujqësore dhe blegtore

Sinqerisht,

Joseph R. Biden”

Të fundit

Guardiola vs Amorim, nis “derbi” për lojtarin që kushton 120 mln euro

Manchester United thuhet se do të përballet me konkurrencën e Manchester City për nënshkrimin e mesfushorit të Brighton, Carlos...

Eksodi i çmendur, “Vlora” dhe 20 mijë shpirtra mbi një det shprese

Nga Leonard Veizi Nga larg, mëngjesi i 8 gushtit 1991 nuk dukej se kishte asgjë të zakonshme në portin e Durrësit. Ajri rëndonte nga dielli...

Paga minimale: Shqipëria 400 euro, Mali i Zi 670 euro, Serbia 618 euro

Kostot e jetesës në Shqipëri zhvlerësojnë pagat, e sidomos atë minimale. Prej prillit të vitit 2023, paga minimale në Shqipëri është 40 mijë lekë...

34-vjetori i eksodit, Bari i jep nënshtetësinë italiane një çifti shqiptar

Sot në Bari u përkujtua 34 vjetori i eksodit të shqiptarëve, ku anija “Vlora” mbërriti në brigjet e qytetit italian me rreth 20 mijë...

1990 – Iraku pushton Kuvajtin: Fillimi i Luftës së Gjirit

Më 2 gusht 1990, forcat irakiane nën urdhrat e presidentit Saddam Hussein pushtuan papritur Kuvajtin, një shtet i vogël por jashtëzakonisht i pasur me...

Lajme të tjera

Web TV