“Transformimi është i prekshëm”/ Veliaj me banorët e Laprakës: PD ju solli Vokshin, shpifëse me profesion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Njësia 11 ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm, ndaj mjafton që njerëzit të shohin rreth e rrotull për të parë investimet e për të kuptuar se kush punon dhe kush zaptonte.

Ai shtoi se shkolla “Ahmet Gashi” ishte komplet e zaptuar, po ashtu edhe kinemaja “Maks Velo”, të cilat u janë kthyer komunitetit të Laprakës. “Fushën e futbollit këtu në Laprakë, Luli e kishte për leje ndërtimi”, kujtoi Veliaj.

Në takimin me banorët e Laprakës, kryebashkiaku theksoi se partitë opozitare e kanë prerë në besë popullin, teksa tregoi edhe një bisedë me ish-kreun e LSI-së në Njësinë 11, Gent Arapin.

“Gent Arapi më tha: ‘Kam qenë kryetar i LSI-së në Laprakë, por jam zhgënjyer, se i lamë njerëzit në mes të rrugës, i premë në besë. Kishim një koalicion bashkëpunimi që të ecte vendi përpara, dhe çfarë bëmë? Me një fishkëllimë partia tha lëreni misionin në mes, lëreni Parlamentin, lëreni Bashkinë, lërini Njësitë Administrative, lërini Këshillat Bashkiakë’. Pyetja është: për çfarë do votosh, për PD dhe LSI, apo PDIU, që ta lënë punën përgjysmë? Kush ikën nga vendi i rojës është dezertor. Nuk kemi punë me këta tradhtarë të besimit publik”, nënvizoi Veliaj.

Ai kujtoi edhe të deleguarën e PD-së në Njësinë 11, Albana Vokshin, për të cilën tha se ka më shumë vendime kundër për shpifje se sa mandate.

“Ju kanë sjellë Albana Vokshin këtu, që ka humbur në çdo territor ku ka qenë. Mbaj mend debatet kur isha Ministër i Çështjeve Sociale. Nuk e kishin dhënë ndihmën ekonomike dhe as pagesat e aftësisë së kufizuar për 6 muaj. Tani, ajo drejton politikat sociale të falimentuara, dhe vjen kandidate në Laprakë. Ka më shumë vendime për shpifje se sa mandate si deputete. Ka gënjyer për çerdhet, kopshtet, shkollat dhe është dënuar në mënyrë sistematike nga gjykata si shpifëse me profesion”, sqaroi Veliaj.

Lexo edhe :  Kuvendi lançon portalin E-Legjislacioni/ Një hap drejt një procesi modern ligjvënës

Të fundit

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi...

Breshëria e kallashnikovit në Fushë Krujë, babai i Mond Vogës: E di kush e ka bërë

Babai i Mondi Vogës, personi që ka në pronësi lokalin në Fushë Krujë ku mëngjesin e së premtes u qëllua me breshëri kallshanikovi, ka...

Historike! Shqipëria do të presë Samitin e NATO-s në vitin 2027

Shqipëria do të presë e Samitin e NATO-s, në vitin 2027, duke shënuar herën e parë në historinë e vendit tonë që Tirana do...

Vila, makina e truall, 45-vjeçarit nga Gjirokastra i sekuestrohet pasuria

Një mori pronash, përfshirë këtu godina banimi dhe truall toke, por edhe makina, i janë sekuestruar një 45-vjeccari nga Gjirokastra. Operacioni për sekuestron e pronave...

Qielli shqiptar është kthyer në rrugën e re të ekonomisë

Shqipëria, vendi i detit dhe maleve, po ndryshon lojën. Qielli mbi ne është kthyer në rrugën e re të ekonomisë, ku fluturimet drejt Tiranës...

Lajme të tjera

Web TV