Rritet sërish numri i infektimeve në Kosovë, 10 persona humbën jetën në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Kosovë në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 340 raste dhe janë raportuar 10 viktima në 24 orët e fundit.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave është rritur ndjeshëm, pasi dje u regjistruan 285 raste të reja dhe humbën jetën si pasojë e virusit 5 persona.

Numri i personave që kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19, gjatë 24 orët e fundit është 411.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 162 raste, Prizren 29 raste, Pejë 20 raste, Lipjan 18 raste, Mitrovicë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Deçan 10 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Gjilan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Gjakovë 8 raste, Graçanicë 7 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Shtime 4 raste, Viti 4 raste, Obiliq 3 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Podujevë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (67, 80, 55 vjeç), Prizren 2 raste (54, 46 vjeç), Rahovec 2 raste (76, 52 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (58 vjeç).

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 65.690, ndërkohë që ai i viktimave është 1.568 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksinat kundër koronavirusit do të arrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji. Ai siguroi se procesi i përgatitjes për ardhje të vaksinave ka përfunduar, që nënkupton planin e imunizimit dhe sigurimin e zinxhirit të ftohjes.

Kohët e fundit në Kosovë është ngritur alarmi pasi në vend janë regjistruar 3 rastet e para pozitive me variantin britanik të COVID-19.

Qeveria në detyrë e Kosovës, pas një shqyrtimi të situatës epidemiologjike në vend vendosi që të lehtësohen masat anti-COVID. Një ndër masat e reja të cilat hynë në fuqi ditën e sotme është heqja e orës policore në ‘zonat e kuqe’ në të gjithë vendin.

Të fundit

Nuk mund të pritet 60% pjesëmarrje, kur vetëm 52% e zgjedhësve banojnë këtu…

Nga Eduard Zaloshnja Refreni i zakonshëm për pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet shqiptare u këndua edhe kësaj here. “Më pak...

Kanye West akuzon Kim Kardashian për North, çfarë mdodhi me vajzën e tyre

Met Gala 2025 mund të ketë qenë mbrëmja më me stil e vitit, por për Kanye West-in, ajo u kthye në një tjetër betejë...

Pas dy ditësh bisedime në Zvicër, SHBA thotë arrin një marrëveshje tregtare me Kinën

Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se kanë arritur përparim në bisedimet tregtare midis dy vendeve, të cilat u mbajtën në...

Kërcënim për votën në rrjete sociale, qytetari kallëzon në polici nënkryetarin

Një qytetar në Lushnjë ka kallëzuar në polici nënkryetarin e një subjekti politik në Lushnjë. Sipas qytetarit 28 vjeçari e ka kanosur në platformën “Messenger”, për dhënien e...

U arrestua nga SPAK, përfundon në spital babai i kandidates së Tom Doshit

Babai i kandidates së PSD-së, Limonera Bozhës u arrestua gjatë natës pasi akuzohet nga SPAK për “dhënie parash në këmbim të votës”. Ndërkohë, së...

Lajme të tjera

Web TV