Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Kushi: Mundësi mjaft e mirë për kualifikimin profesional e të rinjve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka prezantuar nëpërmjet një videoje me Kristi Isakun, e cila jep kontribut pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar (DPAP) dhe është një nga 210 të rinjtë e punësuar me kontratë 1-vjeçare pune falë “Thirrjes V” të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Duke qenë tashmë një pjesë integrale e “Paktit për Universitetin”, Ministrja Kushi nënvizon se ky program është “një mundësi shumë e mirë për integrimin e të rinjve në administratën qendrore e vendore, si dhe institucionet e pavarura apo shoqëri të ndryshme tregtare”.

Ndërkaq, në videon prezantuese Kristi cilëson se ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, profilizuar në Master Shkencor Civil.

“Me të përfunduar studimet, e ndodhur në pasiguri për krijimin e eksperiencave të para të marrëdhënies së punës, u njohu me Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Përmes linkut të publikuar në faqen zyrtare të MASR, bëra aplikimin dhe përfitova praktikën 3-mujore pranë DPAP. Sot, si meritë e përkushtimit ndaj mundësisë që mu dha, jam pjesë e DPAP përmes nënshkrimit të një kontrate 1-vjeçare pune dhe e shoh Programin Kombëtar të Praktikave të Punës si një mundësi mjaft të mirë për kualifikim profesional dhe personal” – shprehet ajo.

Deri më sot janë zhvilluar 5 thirrje nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, i cili shërben si një mundësi shumë e mirë për ata të rinj mes moshës 21-26 vjeç që në fakt nuk kanë shkëlqyer me mesataren mbi 9 gjatë studimeve dhe u krijohet mundësia për t’u integruar në administratën qendrore, administratën vendore, institucionet e pavarura apo shoqëri të ndryshme tregtare.

Të fundit

“Beni ecën vetë”, historia e filmit të bazuar mbi romanin e Kiço Blushit

Filmi ‘Beni ecën vetë’ mbetet edhe pas kaq vitesh akoma mbetet ndër filmat më të mirë shqiptarë. ‘Beni ecën...

Catherine Paiz flet për tradhtitë e Austin McBroom: Më tha mos reago

Catherine Paiz, e njohur nga kanali “The ACE Family”, ka rrëfyer hapur për tradhtitë e ish-bashkëshortit të saj, Austin McBroom, gjatë një interviste në...

Trafik armësh nga Kosovë drejt Shqipërisë, arrestohen 10 persona!

Një operacion i madh kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar nga Policia e Tiranës. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Murrizi paralajmëroi arrestimin e dy deputetëve të PD në listën e Tiranës, reagon Berisha

Sali Berisha, i ftuar në studion e “Debat”, u pyet se çfarë mendonte për deklaratat e Myslym Murrizit, i cili tha se “priten arrestime...

A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, duke njoftuar se opozita do të nisë një betejë të re institucionale...

Lajme të tjera

Web TV