“I dashur zoti Biden”, 9 vjeçari nga Kosova i shkruan letër Presidentit të Amerikës, ja çfarë i kërkon ai (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 9 vjeçar nga Kosova me emrin Diell Sadriu i ka shkruar një letër Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, ku i kërkon mbështetjen e tij për të mësuar më shumë rreth rreth Amerikës në shkollë.

Duke respektuar të gjitha rregullat e mirësjelljes, nxënësi i klasës së tretë tregon më tej që ai dëshiron të dijë më shumë rreth historisë, sportit, apo trashëgimisë amerikane.

“I dashur Z. Biden,

Shkëlqesia juaj, i dashur Z. President

Shpresoj se jeni mirë dhe keni pasur një fillim të mirë në Shtëpinë e Bardhë.
Emri im është Diell Sadriu, jam nga Kosova, Prishtina. Jam 9 vjeç dhe jam në klasën e tretë në British School of Kosova.

Po ju shkruaj për të ju kërkuar me mirësi mbështetje: Në shkollën tonë ne mësojmë lëndë të ndryshme, por mësojmë shumë pak për SHBA-në. Për shembull: historinë amerikane, sportin, trashëgiminë amerikane, etj.

Pres të marr përgjigje nga ju së shpejti, me urimet më të mira, Diell Sadriu“, shkruan ai.

Lajmin e ka bërë publik Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

“Një nxënës i klasës së tretë, nëntë vjeç nga Kosova i shkruan një letër presidentit të SHBA-së, Joe Biden duke kërkuar mbështetjen e tij, sepse ai do të donte të mësonte më shumë rreth SHBA-së në shkollë. Nuk ka asgjë më të lezetshme sesa kjo”, shkruan Çitaku.

Të fundit

Zjarr në resortin e skive në Turqi, 66 të vdekur dhe 51 të plagosur

Të paktën 66 persona u vranë dhe 51 të tjerë u plagosën pas një zjarri në një hotel në...

Rama takon kreun e Marrëdhënieve Publike të TikTokut për Europën

Davos, Forumi Ekonomik Botëror – Me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë&Politikën Publike të TikTokut për Europën, shtruam shqetësimet që na çuan në...

Cilat janë rreziqet që vijnë nga konsumi i tepërt i sheqerit

Nëse jeni ndër ata persona që nuk e nisni dot ditën pa diçka të ëmbël, është koha ta rimendosh këtë zakon pasi konsumimi i...

21 Janari”, Klosi: Dëmtimi i provave ishte shumë i rëndë

Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë (SHIK), Fatos Klosi, e ka konsideruar një akt të rëndë fshirjen e provave të “21 Janarit”. I ftuar...

Bariu më i famshëm/Gjithë jetën e ka kaluar me delet,ëndërron të bëhet yll kinemaje

“Përshëndetje unë jam Ledjon Liçi, nga Mbrostari i Fierit 24 vjeç, merrem me blegtori pasi ma ka lënë trashëgimi gjyshi. “ Ledjoni është i riu...

Lajme të tjera

Web TV