Pasojat nga tërmeti/ PD çon në SPAK disa zyrtarë të PS-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht kryetarët e disa bashkive në vend bashkë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

PD akuzon Erjon Veliajn, Sandër Lleshajn, Artur Bushin, Vangjush Dakon, Valbona Sakon dhe Besa Shahinin, për shpërdorim detyre dhe vrasje nga pakujdesia lidhur me papërgjegjshmërinë e tyre ndaj ndërtimeve, ku si pasojë tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktimat dhe dëme të mëdha materiale.

Akuza e plotë e PD-së: Partia Demokratike i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion me një kallëzim penal lidhur me pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit 2019.  ErjonVeliaj, SandërLleshaj, Artur Bushi, Vangjush Dako, Valbona Sako dhe Besa Shahini, janë disa nga zyrtarët e lartë publikë të kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike e Shqipërisë, për 5 vepra penale:

“Shpërdorim detyre”

“Vrasje nga pakujdesia” në rrethana rënduese

“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”.

Në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, një javë më parë, evidentohet se: “Neglizhenca kriminale e Kryetarit të Bashkisë Krujë dhe të funksionarëve të tjerë publikë, duke lejuar banorët e 2 pallateve në Thumanë të qëndronin në brendësi të këtyre godinave, të cilat ishin deklaruar të pabanueshme dhe përbenin rrezik serioz për jetën e banorëve, ka sjellë pasojën e rëndë të vdekjes së 24 qytetarëve. Kjo përbën veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Vrasje nga pakujdesia” në rrethana rënduese”.

Kallëzimi i PD-së thekson se “zyrtarët publikë me vetëdije të plotë nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin e këtyre pasojave dhe pse kishte informacion të plotë dhe të detajuar në lidhje me pasigurinë që këto objekte paraqesin, por me shpërfillje totale dhe pas pasojave të tërmetit të datës 21.09.2019, përsëri refuzoi të ndërmerrte masat ligjore”. Kjo shpërfillje totale për jetët njerëzore nga zyrtarët publikë e bën vdekjen e 24 qytetarëve në Thumanë një “vrasje shtetërore”, për të cilën duhet të përgjigjen penalisht personat përgjegjës.

Lexo edhe :  600 vende në administratë dhe institucione publike/ Rama thirrje të rinjve të aplikojnë

E njëjta përgjegjësi evidentohet edhe për vdekjen e Kryekomisar Bajram Hajdarmetaj, në Godinën e Konvaleshencës në Durrës, e cila ishte shpallur e pabanueshme pas tërmetit të 21 Shtatorit, por Ministria e Brendshme nuk kishte marrë asnjë masë për të ndaluar hyrjen në godinë. Si pasojë e kësaj neglizhence totale të Ministrit të Brendshëm dhe të vartësve të tij në kryerjen e detyrave dhe funksioneve të tyre, ka ardhur një pasojë shumë e rëndë, vdekja e Kryekomisarit Hajdarmetaj.”

Në kallëzimin penal drejtuar SPAK-ut, listohen të gjitha rastet e dëmtimit të infrastrukturës arsimore publike, të cilat janë ndërtuar apo rikonstruktuar vitet e fundit, por janë shkatërruar si pasojë e tërmetit. Për Partinë Demokratike, shkatërrimi apo dëmtimi i këtyre objekteve është rrjedhojë e prokurime publike korruptive, që kanë sjellë cilësi të dobët të punimeve, duke vënë në rrezik serioz jetën e fëmijëve.

Duke kërkuar nga SPAK regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal ndaj personave të kallëzuar, Partia Demokratike thekson se ky kallëzim është provë për SPAK që të dëshmojë se zbatimi i ligjit është i barabartë për të gjithë, pavarësisht pozitës shtetërore, duke i dhënë fund në këtë mënyrë pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë.

Të fundit

Macron: Liria jonë nuk ka qenë kurrë më në rrezik që nga 1945

“Jemi në një pikë kthese”, sipas Pallatit Elize, dhe “në fjalimin që Emmanuel Macron do të mbajë të dielën...

Shkodër, shpërthen bombola e gazit, plagoset pronari i banesës

Pronari i një banese mbeti i plagosur pasditen e sotme si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit që përdorte për gatim. Ngjarja ka ndodhur...

Ministri i Putinit shëtit të dashurën me avionë ushtarakë 100 mln dollarësh

Mediat opozitare ruse dhe gazeta britanike The Sun i kanë bërë jehonë një skandali të ri seksual që ka përfshirë Kremlinin, pasi u zbulua...

Superiore/ Skema e re e “Final Four”, ja ndryshimet që do të ndodhin në sezonin 2025/2026

“Final Four” pritet të pësojë ndryshim rrënjësor në edicionin e ardhshëm, ndërsa FSHF do të njoftojë vendimin zyrtar në vazhdim. Mësohet se nuk do...

Luçiano Boçi: Pas bregdetit, Rama po rrëmben edhe malin

Deputeti i zgjedhur i PD, Luçiano Boçi, tha se Kryeministri Edi Rama po kërkon të rrëmbejë edhe malet e Shqipërisë, siç bëri me bregdetin,...

Lajme të tjera

Web TV