Floriana Garo rikthehet në Shqipëri për t’u bërë pjesë e politikës, ja cilës parti pritet t’i bashkohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Floriana Garo është larguar nga Shqipëria prej disa vitesh, teksa jeton në Gjenevë të Zvicrës së bashku me familjen, bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj. Rikthimet në vendin tonë ajo i ka të rralla, ashtu siç ka edhe paraqitjet në jetën publike, që mund të përfshijnë disa intervista në televizion.

Megjithatë duket se Floriana do të vijë sërish në Shqipëri, kësaj radhe për të qëndruar pak më gjatë, ndërsa arsyeja e këtij rikthimi do të jetë krejtësisht e ndryshme nga herët e tjera.

Sipas “TiranaPost” modelja dhe moderatorja do të bëhet pjesë e politikës, ndërsa do të përfshihet në fushatën politike të PD-së gjatë kësaj periudhe, deri në zgjedhjet e 25 prillit. Megjithatë nuk dihet ende nëse do të jetë thjesht pjesë e fushatës apo po ashtu do të jetë kandidate për deputete në Tiranë.

Në fakt Garo ka folur edhe më parë për politikën në intervistat e saj, duke u shprehur ndër të tjera se sistemi i tanishëm është aq i korruptuar sa e dëmton popullin gjithmonë e më shumë dhe i le njerëzit të pafuqishëm për të luftuar për veten dhe të drejtat e tyre. Po ashtu ajo ka shprehur dëshirën për të ndihmuar në politikë, për shkak edhe të eksperiencës në Zvicër dhe mesa duket kjo do të realizohet pikërisht tani.

Të fundit

Lirimi i ish-deputetit Salianji, flet analisti: U soll mirë

Analisti Artur Nura u shpreh se ka një lirim me kusht, por jo një pafajësi për Salianjin, duke nënvizuar...

Zbulim i rrallë, një kartolinë e Liri Belishovës, e shkruar nga internimi

Një gjetje krejt e pazakontë ka ndodhur kohët e fundit në duart e përkthyeses së njohur Etleva Kondakçiu. Teksa kishte blerë një libër të...

Krijohet shoqata e parë ndërkombëtare për eksplorimin e hapësirës së thellë

Kina shpalli të hënën krijimin e Shoqatës Ndërkombëtare për Eksplorimin e Hapësirës së Thellë (IDSEA), me qëllim që të fuqizojë vendet e tjera në...

1889 – Botohet numri i parë i gazetës The Wall Street Journal

Më 8 korrik 1889, në New York u botua për herë të parë gazeta The Wall Street Journal, një emër që do të bëhej...

Gjykata e Lartë rrëzon Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e masës së sigurisë arrest...

Lajme të tjera

Web TV