VIDEO-I armatosur deri në dhëmbë/‘Kirasi’ çon në pranga 24-vjeçarin S.B

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur me një sasi të konsiderueshme armësh.

Operacioni i cilësuar ‘Kiras’ ka prangosur 24-vjeçarin me inicialet S.B kur atij iu gjetën dy armë zjarri pistoleta, një palë dylbi, dy krehra automatiku  me 60  fishekë, dy krëhëra pistolete me 14  fishekë, targa automjetesh, 3 telefona celular, aparat DVR, një thikë, një automjet e sende të tjera.

Njoftimi i policisë: Vijon puna për goditjen e personave që mbajnë armë pa leje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Kiras”. Operacioni nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”.

Arrestohet në flagrancë një 24 vjeçar nga policia. Sekuestrohen dy armë zjarri,  municion luftarak,  dylbi disa palë targa  e sende të tjera.

Në zbatim të planit të masave për goditjen e personave që mbajnë armë pa leje, strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor  të koduar “Kiras”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :

  1. B. 24 vjeç banues në lagjen Guerile, Shkodër.

Gjatë  kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe  sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoleta, një palë dylbi, dy krëhëra automatiku  me 60  fishekë, dy krehra pistolete me 14  fishekë, targa automjetesh, 3 telefona celular, aparat DVR, një thikë, një automjet e sende të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Të fundit

“Jemi bërë më pak konkurrues”: Stanley Donwood për krijimin e artit ikonik të Radiohead

Nga Alexis Petridis Në fillim të viteve ’90, Stanley Donwood ishte “pak i humbur pas universitetit”, duke autostopuar nëpër Britani...

Detaje nga aksioni i SPAK, masë e re sigurie për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

Këtë të premte, që në orët e para të mëngjesit, Prokuroria e Posaçme, (SPAK), ka kryer operacion në 3 qytete kryesore në vend, në...

Çfarë e frikëson me të vërtetë Putin pas tre vjet e gjysmë lufte në Ukrainë?

Në Londër dominojnë bindjet se retorika e fuqishme e presidentit rus është më shumë një maskë për frikën reale nga një luftë e hapur...

Alarmi i OBSH: Një sindromë e rrallë neurologjike në Gaza, tre viktima

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për një rritje të ndjeshme të rasteve me sindromën Guillain-Barré në Rripin e Gazës, një sëmundje...

Zjarri përfshin pyllin pranë banesave në Sopot të Bulqizës, rrezikohen shtëpitë

Një vatër zjarri është aktivizuar rreth orës 12:00 në fshatin Sopot, njësia administrative Zerçan, Bashkia Bulqizë. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit,...

Lajme të tjera

Web TV