Ndryshon rregullorja/ Prekjet me dorë të topit, ja kur do të quhet penallti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prekja e topit me dorë në zonë gjatë viteve të fundit është interpretuar në mënyra të ndryshme dhe ka pasur shumë pakënaqësi, teksa federatat kryesore i kanë kërkuar FIFA-s ndërhyrje për ndryshime.

Bordi i 135-të i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB)ka konfirmuar që jo të gjitha kontaktet midis topit dhe dorës ose krahut duhet të konsiderohen penallti. Penalltia është kur një lojtar prek qëllimisht topin me dorën ose krahun e tij brenda zonës. Tashmë nuk do ndodhë kështu. IFAB tregon se çdo prekje e paqëllimshme e topit me dorë nuk do të konsiderohet shkelje dhe nuk do të ketë penalizim.

Shkelje do të quhet vetëm kur lojtari e lëviz dorën apo krahun qëllimisht drejt trajektores së topit. Pra në rast se dora e lojtarit lëviz artificialisht drejt topit, çka do të thotë se ajo nuk është në pozicion natyral, konsiderohet faull. Gjithashtu nuk do të jetë shkelje në rast se lojtari prek jo qëllimisht topin dhe topi përfundon në rrjetë. Gjithashtu prekja aksidentale, që ndihmon një shok skuadre të shënojë, do të jetë e lejueshme.

Të fundit

Kombëtares i mungon kapiteni! Në Letoni nisemi pa Gjimshitin

Nuk ka pushim për kuqezinjtë...Kombëtarja shqiptare e futbollit është rikthyer në fushë dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen...

Kampionati i 25-të i karatesë, Partizani shpallet kampion, Sonja Bajramaj 18 vite sukses

Sot u zhvillua kampionati i 25-të kombëtar i karatesë, aty ku ekipi i Partizanit u shpall kampion kombëtar. Sonja Barjamaj u shpall kampione për të...

Kur identiteti jepet me çmim oferte

Nga Ornela Çuçi Në Shqipëri sot flitet për turizëm më shumë se për çdo sektor tjetër. Jo më kot. Vendi ynë është futur në orbitën...

“Të rrëzojmë muret e ndarjes”, Papa Leoni kritikon lëvizjet politike nacionaliste

Papa Leoni kritikoi fuqizimin e lëvizjeve politike nacionaliste të dielën, duke I cilësuar ato si fatkeqësi. Pa përmendur konkretisht ndonjë vend apo udhëheqës, para...

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit, e kryer në pranverë...

Lajme të tjera

Web TV