“U marr nga 50, 100″/ Punonjëset e seksit në Durrës: Punojmë për të ushqyer familjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prostitucioni është një aktivitet i paligjshëm në Shqipëri. Megjithatë në rrugët e vendit tonë do të shikoni vajza të cilat dalin për të ushtruar këtë lloj aktiviteti.

Ura e Dajlanit në Durrës, është një nga zonat e cila shfrytëzohet nga disa vajza. As ora policore, e cila ndalon qarkullimin nga ora 20 e mbrëmjen deri në gjashtë të mëngjesit, nuk ka mundur ta ndalojë këtë lloj biznesi.

Top Channel ka publikuar një video, teksa shihen tre vajza pranë urës së Dajlanit në Durrës.

Gazetari: Po mirë, përse del pra, çfarë të shtyn?

Prostituta: Unë dal për bukën e gojës, o djali. Kush do me japi, do më japësh ti bukë mua?

Prostituta: Jo jo, po ti hyjmë tamam, ma jep ti bukën ta haj unë?

Gazetari: Sa fëmijë ke për të rritur?

Prostituta: Unë kam 5 fëmijë o djali.

Gazetari: Sa vite ke që del këtu? Gazetari: 15 vite këtu?!!

Prostituta: Eh, 15 vite dhe s’më ka ndodhë asnjë…jo shtet të jetë, por edhe krim shteti të jetë…

Gazetari: Sa klientë ke në ditë ti?

Prostituta: Unë, dy klientë…

Gazetari: Edhe sa u merr?

Prostituta: Nga 50, nga 100, varet sa të më japin…

Gazetari: Të lënë bakshishe?

Prostituta: Po, me lejnë…

Gazetari: Policia nuk të ndalon ty kur të shikon kështu?

Prostituta: Ska shanse…

Gazetari: Po pse?!!

Prostituta: Ta thashë edhe njëherë…

Gazetari: Po pse s’ka shanse?!!

Prostituta: Po s’ka shanse, pra se mua më njeh shteti se kush jam. Prostitucioni ushtrohet edhe në Tiranë. Bulevardi zogu i parë, është një nga zonat më të preferuara për vajzat që kryejnë këtë aktivitet të paligjshëm.

Lexo edhe :  34-vjetori i themelimit të PD në Fier/Bardhi:Dinjitetin e fierakëve nuk e blen Balluku

Gazetari: Sa marrin këto këtu?

Prostituta: 40 mijë lek marrin.

Prostituta: Jo se kanë problem.

Gazetari: Si lëviz policia?

Prostituta: Jo! Prostituta: Ishte njëra këtu, po ajo iku.

Gazetari: Ishte njëra?! E morën?

Prostituta: Jo iku në shtëpi.

Prostituta: Kanë ardhur na kanë pyetur?

Gazetari: Edhe?

Prostituta: Na kanë nxjerrë..

Gazetari: Edhe çfarë ju kanë bërë, ju kanë prishur punë?

Prostituta: Jo se më kanë pyetur për kështu pisllëqesh gjërash. Mua jo, po të tjera i kanë pyetur.

Shumica e këtyre vajzave dalin kryesisht nga ora 6 e pasdites deri në 20 të mbrëmjes. Një numër i vogël janë që e ushtrojnë prostitucionin përtej kësaj ore, edhe kur pranë tyre kalojnë patrullat e policisë. Janë gra dhe vajza të cilat për shkaqe nga më të ndryshmet, guxojnë të sfidojnë edhe autoritetet shtetërorë.

Të fundit

Berisha: Është radha jonë! Diktaturat morën goditje fatale me inagurimin e Trump

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masë së sigurisë...

Kush është ish-missi që përmendet si ‘kërcënuese’ në historinë e Parashqevi Simakut?

     Mbrëmjen e djeshme, në një intervistë për “Top Story”, biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, ndau disa detaje intriguese mbi bisedat me këngëtaren e njohur Parashqevinë,...

Berisha lexon “Kartolinën 2” para SPAK, akuza të rënda ndaj Dumanit

Sali Berisha, pas zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, foli në dyert e SPAK për dhjetëra qytetarë që ishin mbledhur në mbështetje të...

Nuk ‘i ndahet’ New York-ut, Capital T konfirmon: Kam lidhje sentimentale

Capital T ka qenë i ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit, “A je bre normal” në Top Channel. Reperi ka preferuar të mos jetë...

Aksident në aksin autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy mjete të tonazhit të rëndë

Dy mjete të tonazhit të rëndë janë përplasur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës në Maminas. Përplasja e tyre ka qenë e fuqishme dhe njeri...

Lajme të tjera

Web TV