Pas të atit të paralizuar, nxirret nga rrënojat e shtëpisë së shkrumbuar trupi i djalit të tij (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas babait, newsbomb raporton se është nxjerrë i pajetë trupi i 36-vjeçarit Mateo Vangjeli në shtëpinë e djegur në lagjen “Muzakaj” të Beratit.

Viktimat deri më tani janë babë e bir, ndërsa familjarët janë shprehur se në banesë ndodhej dhe shoku i Mateos, i cili gjithashtu dyshohet se ka humbur jetën.

Policia e Beratit ndodhet në vendngjarje dhe po punon bashkë me një grup hetimi për zbardhjen e rrethaneve të saj.

Fillimisht ka marrë flakë një shtëpi në pronësi të shtetasit Jovan Vangjeli dhe më pas zjarri është përhapur në dy shtëpi të tjera private, në pronësi të shtetasve R.S dhe P.N. Nga flakët e mëdha, është djegur dhe një apartament në katin e 3 të pallatit ngjitur.

Babë e bir kanë qenë në shtëpinë e parë ku kanë shpërthyer flakët, në pronësi të Jovan Vangjelit. Dyshohet se kryefamiljari ka qenë i paralizuar dhe kjo i ka pamundësuar daljen nga shtëpia.

Të fundit

Ushtria amerikane pritet të fillojë dërgimin e imigrantëve në Gjirin e Guantanamos

Avioni i parë ushtarak me imigrantë të arrestuar pritet të niset të martën drejt Gjirit të Guantanamos, sipas zyrtarëve...

Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bën veprimin e papritur ndaj Eglit

Por me veprimin e fundit Ledri ka ndez gjithë rrjetin, shkruan “Kosovarja”. Në ‘story’ Ledri ishte ai i cili ka ripostuar një video te Eglit...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/ Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën...

Mediat greke: Mbi 11 mijë banorë të Santorinit janë larguar nga ishulli

Banorët e Santorinit po largohen masivisht nga ishulli pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike që kanë tronditur zonën. Sipas raportimeve nga mediat greke, mbi 11...

Administrata Trump harton urdhrin ekzekutiv për të eliminimin e Departamentit të Arsimit

  Administrata Trump ka filluar hartimin e një urdhri ekzekutiv që do të nisë procesin e eliminimit të Departamentit të Arsimit, masa e fundit e...

Lajme të tjera

Web TV