E rrallë/Fushë-Kosova s’lejon pijanecë e drogmenë të udhëtojnë me autobusë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fushë Kosova ndalon të droguarit, të dehurit dhe “këngëtarët” që ta shfrytëzojnë transportin publik. Por edhe më shumë se kaq. Janë një sërë rregullash që ndalojnë një pasagjer të pavëmendshëm të ‘shfrytëzojë’ mjetet e transportit publik në zonën e Fushë-Kosovës!  Të dhënat janë bërë të njohura nga një material i botuar në mediat vendase ndërkohë që saktësohet se edhe gjobat janë të majme nëse do të abuzohet. Në materialin që flitet për këtë ndalesë të veçantë, nuk bëhet me dije se si komuna do të arrijë të bllokojë apo t`i identifikojë këta persona, të cilët kryesisht janë nën efektin e drogërave apo edhe kanë sende të palejuara me vete, si armë apo thika.

Një varg kufizimesh janë përcaktuar me Rregulloren e re për transportin rrugor në territorin e Komunës së Fushë-Kosovës, të miratuar të mërkurën. Në këtë dokument, për të cilin kishte dështuar diskutimi publik, përveç që rregullohet çështja e kushteve të ushtrimit të veprimtarisë së transportit, procedurat për licencim e pezullim të saj, detyrimet e operatorëve, rendin e udhëtimeve, çmimin, etj., aty parashikohen edhe një varg ndalesash për udhëtarët, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndër të tjera, edhe këndimi në transport publik. Për ata që i shkelin rregullat janë paraparë edhe gjobat që variojnë nga 50 deri në 1000 euro.

Në nenin 33 thuhet – Ndalesa të Rregullores për transportin rrugor në territorin e Fushë-Kosovës, ndalohet të pengohet personi zyrtar në kryerjen e detyrës, pastaj pirja e duhanit në automjet, futja e kafshëve në automjet, hyrja në automjet me armë, futja e sendeve, të cilat mund të lëndojnë, ndotin, shqetësojnë udhëtarët, futja në automjet e materialeve ndezëse dhe e mjeteve eksplozive, hyrja në automjet në gjendje të dehur dhe të droguar, pastaj ndalohet shqetësimi i udhëtarëve me këndim, britmë, me shprehje e sjellje të papranueshme. Secili person përgjegjës i operatorit transportues që vepron në kundërshtim me këto ndalesa dënohet me gjobë prej 50 deri në 100 euro. n.k/Fjala.al/

Lexo edhe :  Si paraqitet gjenocidi në Srebrenicë në librat në Serbi?

 

 

Të fundit

Rusia lëshon një numër rekord dronësh kamikazë dhe raketash drejt Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi të mërkurën vendosjen e sanksioneve të forta ndaj Rusisë, teksa kundërshtari i saj ashpërsoi...

Skandal në aeroportin e Beogradit, autobusi me shqiptarë bllokohet nga policia

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Aeroportin e Beogradit ku shqiptarët të cilët kishin zgjedhur për të...

“Dëgjoni, çetnike serbë, dora jonë do t’ju arrijë edhe në Serbi!”

Tri ditë pasi rreth gjysmë milioni njerëz morën pjesë në koncertin e këngëtarit Marko Perkoviq Thompson në Zagreb – qytet kroat me rreth 770.000...

600 vende në administratë dhe institucione publike/ Rama thirrje të rinjve të aplikojnë

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Ai thekson se programi ofron mundësi konkrete për të rinjtë e moshës 21–29...

Konkurroi në garë, rikonfimohet në detyrë shefi i komisariatit të Rinasit

Pas hapjes së garës në disa komisariate u bë edhe konkursi, mes tyre edhe për komisariatin e Policisë së Rinasit. Shefi aktual Përparim Dema konkurroi...

Lajme të tjera

Web TV