Megaoperacioni në Itali, Shqipëri dhe Gjermani, Policia e Shtetit: Pesë persona u arrestuan në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit, pjesëmarrëse në një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë të koduar “TIBUS”.

Operacioni i zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali, Shqipëri dhe Gjermani.
Në Shqipëri operacioni është zhvilluar nga FAST Albania, FNSH, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Interpol Tirana.

Gjatë operacionit “TIBUS”, në Vlorë, mëngjesin e sotëm janë kapur nga FAST Albania, FNSH dhe strukturat e DVP Vlorë, 5 shtetas, të cilët janë arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:

A. J., 25 vjeç, D. M., 23 vjeç, E. N., 27 vjeç, R. E., 31 vjeç dhe Z. A., 25 vjeç, banues në Vlorë, Shqipëri.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali ka lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë të organizatës kriminal, dyshohen se nga data 01.06.2018 deri më 21.01.2019, kanë marrë pjesë në role të ndryshme në një organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Evropës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romen dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin këtyre shtetasve drejt Italisë.

Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë seriozitet e besueshmëri tek partnerët për të luftuar së bashku krimin e organizuar dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Të fundit

Përgatitjet për mbërritjen e sondës “Starliner” në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor po përgatiten për mbërritjen e ardhshme sondës së parë hapësinore me njerëz...

Gruaja shokohet kur shkon në spital për analiza por i thonë se rezulton ‘e vdekur’

Susan Johnson tha se ishte shokuar kur stafi spitalit e informoi se rezultonte e vdekur prej katër muajsh. Johnson tha se ishte paralizuar nga tmerri...

Brazili në mëshirë të motit të keq/ 56 të vdekur dhe 67 të zhdukur nga përmbytjet

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 56 persona dhe kanë zhdukur 67 të tjerë të sipas të dhënave...

Çfarë do të ndodhë me “Big Love”? Big Brother dhe banorët marrin vendimin e menjëhershëm

Gjatë kësaj pasdite teksa banorët po bëheshin gati për “Primen” e së shtunës, në shtëpinë e Big Brother ka hyrë një zarf i bardhë. Në...

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, ja ku mund të merren përgjigjet

Sapo janë publikuar përgjigjet e programit të Lotarisë amerikane. Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, mund të kontrollojnë rezultatet nëse janë shpallur...

Lajme të tjera

Web TV