“Nuk ia fal vetes”/ Fatma Methasani rrëfehet për depresionin pas lindjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lindja e një fëmije konsiderohet si ngjarja më e lumtur në jetën e një nëne, por për disa lindja mund të nxjerrë në sipërfaqe ndjenja të fshehura të ankthit dhe mërzitjes. Kur këto ndjenja zgjasin shumë në kohë dhe ndërhyjnë në jetën dhe marrëdhëniet e përditshme, njihen ndryshe edhe si Depresioni Postpartum.

Rreth kësaj periudhe ka folur për herë të parë edhe moderatorja e njohur Fatma Methasani, teksa ishte e ftuar në “E ardhmja është vajzë”. E gjendur përballë mikeshës së saj më të mirë, Suada Daci, Fatma rrëfeu në rubrikën “Në mundsh” se periudhën e paslindjes e ka përjetuar shumë keq.

Kjo pasi, moderatorja tregoi se është marrë me detaje të vogla siç ishin ndryshimi i menjëhershëm i jetës dhe shtimi në peshë, që tani i vlerëson si detaje komplet të parëndësishme.

“Shumë pak e dinë që unë e kam kaluar shumë keq periudhën e paslindjes. Kam qenë e rrethuar me njerëz që e donin shumë Noahn dhe mua, por po më ndryshonte jeta në një mënyrë të çuditshme. Ky ndryshimi drastik i jetës më bëri ta kaloja shumë keq. Ato kilogramët e tepërt, goca më besoni që mund t’i humbni shumë shpejt, janë shumë të parëndësishme. Por, unë në atë periudhë e kam kaluar më keq seç duhet dhe nuk ia fal vetes akoma që nuk e kam shijuar si duhet periudhën e paslindjes sepse mendoja gjëra të parëndësishme.”

Në fund, Fatma e mbylli me një mesazh shumë kuptimplotë për të gjitha nënat e reja: “Gjej hapësirën t’ju them mamave që mund të jenë pa gjumë, që jeta e re po ju duket e çuditshme, më vonë do ta kuptoni se kjo është gjëja më e bukur që po bëni në këtë botë”.

Të fundit

21 shkurti, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare e shpallur nga UNESCO dhe festohet më 21 shkurt të çdo viti. Qëllimi i...

Divorci Meta-Kryemadhi, zhvillohet sot seanca gjyqësore për ndarjen e tyre

Sot pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për divorcin mes presidentit të PL, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi. Seanca do të mbahet në Gjykata e...

Përfshihet nga flakët marketi në zonën e Plepave në Durrës

Një biznes në zonën e Plepave në Durrës është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Bëhet fjalë për...

16 vite më e re se ai, Sabri Fejzullahu tregon si e përballoi Nera famën e tij

Në të gjitha intervistat e tij, Sabri Fejzullahu nuk anashkalon kurrë përmendjen e mbështetjes që ka pasur nga familja gjatë karrierës së tij shumëvjeçare....

Rolet ekzistenciale: viktimë, persekutor dhe shpëtimtar

Në marrëdhëniet njerëzore të drejtuara nga manipulimi, shfaqen tre role ekzistenciale: viktimë, persekutues dhe shpëtimtar. Këto role janë maska që disa njerëz i veshin...

Lajme të tjera

Web TV