Zvicra “qan” Nedim Bajramin: Shqipëria na “vodhi” një xhevahir

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka qenë përgjatë gjithë kohës për ekipet zinxhir të përfaqësueseve të Zvicrës, por thirrja e të parëve ishte më e fortë dhe Nedim Bajrami zgjodhi të dëgjojë zemrën dhe të veshë fanellën kuqezi. Në fakt, kanë qenë mediat helvete që kanë vënë kujën dhe është revista më e madhe, “Blick”, ajo që në një artikull të saj shkruan se “pak para Kampionatit Evropian”, Bajrami i jep duart përfaqësueses zvicerane.

Në një shkrim me titull “Shqipëria po na vjedh “xhevahirin” tonë të Nën-21-vjeçarëve”, revista në fjalë raporton se futbollisti i Empolit nuk do ta mbajë më emblemën e përfaqësueses zvicerane mbi gjoks.

“Nëse nuk mungonte për shkak të dëmtimit apo pezullimit, mesfushori i Empolit ishte aktivizivuar në çdo ndeshje të përfaqësueses së Nën-21-vjeçarëve të Zvicrës në fushatën e suksesshme të Eliminatoreve të Evropianit të kësaj grupmposhe, – vijon “Blick” në shkrimin e saj. – Trajneri Mauro Lustrineli u përpoq t’ia ndërronte mendjen, por nuk kishte asnjë shans. Përpara se kalonte në Itali, Bajrami ka luajtur gjatë gjithë kohës për Gras’hopersin. Të dielën, trajneri Mauro Lustrineli bëri të ditur përbërjen e skuadrës së tij për Kampionatin Evropian të Nën-21-vjeçarëve, por emri i Nedim Bajramit nuk ishte aty.

Me pak fjalë, 22-vjeçari i ka dhënë duart Zvicrës dhe mesfushori, që vlerësohet në tregun e shitblerjes së futbollistëve me 5 milionë Euro, dëshiron të luajë që tani e tutje për Shqipërinë. “Në fushatën eliminatore, Bajrami ishte një pjesë e rëndësishme e përfaqësueses helvete të Nën-21-vjeçarëve, ku u aktivizua në çdo ndeshje, për sa kohë nuk ishte i dëmtuar apo i pezulluar, – thekson revista helvete. – Në fitoren minimale, 1-0, në Azerbajxhan, ai shënoi golin e fitores. Lojtari teknik, i cili konsiderohej si e ardhmja e përfaqësueses së të rriturve të Zvicrës, ka organizuar lojën e Empolit që nga vera e shkuar.”

Lexo edhe :  Erë” ndryshimi te Anglia, Tuchel nis punën, do debutojë ndaj Shqipërisë

“Falë 3 gola të tij dhe 10 pasimeve për gol, skuadra e tij është në krye të Serisë B, – raporton më tej media në fjalë. – Natyrisht, si Drejtori i Ekipeve përfaqësuese, Pjerluixhi Tami, ashtu edhe Lustrineli, u përpoqën t’ia ndërronin mendjen Bajramit. – Por lojtari i dalë nga Gras’hopersi, i cili ka për këshilltar vëllanë e Xherdan Shaqirit, Erdinin, nuk dëshironte as të dëgjonte për këtë dhe u ka dhënë tashmë lamtumirën shokëve të tij tek përfaqësuesja e Nën-21-vjeçarëve të Zvicrës.

Pra, mesfushori, që ka edhe pasaportë të Maqedonisë së Veriut, nuk do të veshë më fanellën e Zvicrës, por atë të Shqipërisë.” “Blick” raporton më tej se vendimi i lojtarit është pritur me zhgënjim të madh nga pala zvicerane, pasi Bajrami ka kaluar nëpër të gjithë zinxhirin e ekipeve përfaqësuese helvete. I kontaktuar nga revista në fjalë, Lustrineli konfirmoi largimin e dhimbshëm kaq pak para Evropianit. “U përpoqëm ta bindnim Nedimin të vazhdonte të luante për Zvicrën, por ai na tha se zemra e tij rrihte më fort për Shqipërinë, – ka zbuluar trajneri për revistën helvete.

– Për ne njësimi me përfaqësuesen është një nga vlerat themelore për një lojtar të Zvicrës. Prandaj nuk kishim asnjë zgjedhje tjetër, por ta linim të ikte.”
Revista zvicerane thekson madje se Bajrami mund ta kishte përdorur si vitrinë Kampionatin Evropian të Nën-21-vjeçarëve, që nis më 24 mars 2021, dhe më pas mund të kalonte tek përfaqësuesja e të rriturve të Shqipërisë.

Të fundit

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Lajme të tjera

Web TV