Rrëmbimi dhe zhdukja e Dodë (Jan) Prengës, burg për killerat e Shijakut!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata ka lënë në burg 5 të arrestuarit për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e Dodë (Jan) Prengës. Deri më tani në pranga kanë rënë Leonard Hajri 36 vjeç, (i dënuar më parë) babai i tij Bajram Hajri 64 vjeç, kushëriri i tyre, Elton Hajri 32 vjeç, një tjetër anëtar i familjes, Festim Bexhdili dhe shoku i tyre Olsi Turja 36 vjeç, të gjithë banues në Shijak. Këta persona akuzohen për një sërë aktesh ndërkohë që është zbuluar edhe puna që ka kryer secili në lidhje me këtë ngjarje makabre.

5 akuzat për të cilat do të hetohen
“Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”,
“Fshehja ose asgjësimi i kufomës”,
“Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”,
“Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe
“Armëmbajtja pa leje”.
Këta persona së bashku me Altin Hajrin, pronari i kompleksit ‘Golden’ në Shijak ku vdiq Jan Prenga mendohet se kanë ekzekutuar vetëm urdhrin nga “kokat” e bandës që kishin porositur rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz më 17 janar të këtij viti. Rrëmbimi i Prengës ka ardhur për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar.

Rolet
Leonard Hajri, i ati, Bajram Hajri, kushëriri i tyre, Elton Hajri, dhe Olsi Turja, akuzohen për pengmarrjen të drejpërdrejtë.  Ndërsa Festim Bexhdili akuzohet që është personi që ka humbur trupin e Prengës.
Policia dhe prokuroria pretendojnë se këta persona kanë dalë në pamjet filmike që janë sekuestruar në garazhin e resortit ‘Golden’ por, të dhënat tregojnë se ata kanë mohuar pjesëmarrjen në ngjarje por kaun dhënë disa detaje përjashtuese nga krimi po jo nga dijenia. Burime konfidenciale bëjnë me dije se personat që janë mbajtur në –pranga kanë dalë edhe në pamjet e një kamere në rrugën London në Kamëz, pamje që kanë fiksuar dhunimin dhe rrëmbimin e Prengës në mes të ditës dhe në mes të dhjetëra kalimtarëve.

Të fundit

Inter humbet 15 milionë euro dhe “fajin” e ka Kristjan Asllani

Kristjan Asllani nuk është në planet e Christian Chivu për sezonin e ri. Shqiptari nuk e ka bindur trajnerin...

“Më kishin paralajmëruar për Endrit Shabanin, por i besova dhe…”

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar sërish zhvillimet e fundit brenda koalicionit me të cilin ai mori pjesë në zgjedhjet e...

“Partitë e reja janë plani i Ramës sipas modelit serb: opozitë me 7-8 parti”

Belind Këlliç sulmoi partitë e reja që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit, pasi i quajti pjesë të planit të Ramës për të...

“KQZ levë e qeverisë, noter për epshet elektorale të Ramës”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, akuzoi publikisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se është thjesht noteri i Kryeministrit Edi Rama, pasi certifikoi...

“Yuri Kim ia kaloi edhe Ramës! Na quanit anti-amerikanë, por tani e shihni…”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se Departamenti Amerikan i Shtetit u ka kërkuar ambasadave të saj në botë të mos...

Lajme të tjera

Web TV