Zgjedhjet 2021/ Në “lupën” e ambasadës së SHBA, e reja dhe e vjetra në listat e kryetarëve  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur kanë mbetur 44 ditë nga zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare, tre subjektet kryesore politike PS, PD dhe LSI kanë publikuar emrat e kandidatëve për deputetë. Cili është dallimi mes listave përkatëse? Roli i ambasadores amerikane Yuri Kim që akuzon se tre kandidatë të subjekteve politike kanë probleme me ligjin. Në forumin e gazetës “Fjala”, analistët Lorenc Vangjeli, Frrok Çupi dhe Alfred Lela komentojnë listat e forcave kryesore politike dhe pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit.

Nga Fernada Cenko

 

Liderët e tre subjekteve kryesore partiake në vend duket se e kanë “jetë a vdekje politike” zgjedhjet e 25 prillit. Korespondon me tre dekada pluralizëm dhe anarshie në vend dhe këto zgjedhje me gjasë shihen si ndarja mes së shkuarës dhe së ardhmes. Po luftohet votë më votë dhe formë më formë, duke bërë kompromise jo plotësisht për hir të një shteti të fortë, por të një pushteti, qoftë edhe të brishtë. Tashmë letrat janë hedhur dhe tre subjektet kryesore në vend PS, PD dhe LSI i kanë publikuar emrat me të cilët garojnë. Pavarësisht se çfarë përbën secili prej kandidatëve, i vjetër në politikë apo krejt rishtar, beteja është e kryetarëve. Në këtë fushatë, më shumë se “dashuria” për një subjekt, është aktivizuar “urrejtja” për palën kundërshtare. Rama, Basha dhe Kryemadhi i kanë mprehur shpatat e sulmit me shpresën se në orën 19.00 të datës 25 Prill verdikti qytetar do të jetë në favor të tyre. Deri atëherë do ketë fushatë intensive, disi agresive të gërshetuar me programe, premtime apo afishim se cili i ka kandidatët më të mirë se pala tjetër. Në forumin e gazetës “Fjala”, analistët Lorenc Vangjeli, Frrok Çupi dhe Alfred Lela komentojnë listat e kandidatëve për deputetë të forcave kryesore politike dhe pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit. A do të kenë “vlerë vote” emrat e përvetshëm në listat përkatëse apo “të preferuarit e kryetarëve” nuk do të sjellin ndonjë risi? Gjithashtu si rrallë më parë Ambasada Amerikane në Tiranë është angazhuar thelbësisht, duke kërkuar që kandidatët për deputetë të jenë persona me integritet dhe pa probleme me ligjin. Një këmbëngulje e ambasadires Kim e cila dy ditë më parë lëshoi një deklaratë të fortë duke u shprehur se në lista janë tre kandidatë të shpallur “non grata” të cilët mund të largohen nga listat.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV