PD me të njëjtin ekip që ka humbur pesë herë zgjedhjet, PS me energji të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Ditën e hënë, tre partitë e mëdha në vend dërguan në KQZ listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. Si i lexoni emrat e përfshirë për herë të parë dhe renditjen në fund të listës fituese emrat emblematik të PS?

Në emrat e rinj në lista ka dy shfaqje dhe dy fenomene: E para që Partia Demokratike ka thuajse të njëjtin ekip që kishte në vitin 1997, ku pësoi humbjen më të thellë në historinë e saj; ndërsa Partia Socialiste ka ndryshuar mbi 35 për qind të emrave të parlamentarëve. Kjo dëshmon se kemi përballë një politikë me njërën anë të lodhur dhe anën tjetër në makinë. Kryetari i PS dhe kryeministër, Edi Rama, u kërkoi kandidatëve për 25 prillin: ‘Vraponi, vraponi!’ për të realizuar punët e shtetit, për të ndaluar rrezikun dhe për të fituar mbi 78 mandate. Domethënë në maxhorancë ka energji, ka entuziazëm, ka qëllim. Kam frikë se Partia Demokratike e ka mbyllur ciklin e saj; nuk ka më energji politike. Mandati i tretë i qeverisë Rama do të thotë një rishikim dhe ringjallje e natyrshme e fushës politike; ndoshta rishikim që krijon energji të reja, ndoshta një mandat të katërt- që përsëri dëshmon për vitalitet. Emrat e deputetëve ‘senior’ të Partisë Socialiste që janë vendosur në ‘kufirin e rrezikut’ të listave është fenomeni që ndodh për herë të parë në politikën tonë. Ky akt politik nxit edhe një herë tjetër energji dhe angazhim të personaliteteve ‘të vjetër’ të PS për një rezultat të thellë në zgjedhje

 

Partia Demokratike nuk përfshiu në listë e 2021, vetëm 11 nga deputetët që dolën nga zgjedhjet 25 qershor të 2017. Megjithatë përveç 2-3 emrave që vijnë nga pjesa akedemike, të tjerët duket se plotësojnë atë që konsiderohet “listë normale”. Si e komentoni?

 

Le të merremi vesh fillimisht cila quhet ‘listë normale’? Listë normale nuk është lista që nuk lëviz, as elitat që nuk bëjnë asgjë nuk quhen normale; as politika ‘korrekte’ që bën vetëm demagogji- nuk quhet normale. Në këto kohë ndodhemi pikërisht para këtyre fenomeneve globale. PD vjen me të njëjtin ekip që ka humbur pesë herë që nga viti 2013. Si mund të besohet, qoftë edhe nga militantët, se këtu ka shpresë? Ndërsa për ‘akademikët’ nuk kuptoj për cilët flisni? Ndoshta flisni për një gazetar në Lezhë dhe një shkrimtare në Elbasan… Por këta nuk janë akademikë, njëri është një gazetar mediokër dhe tjetra një shkrimtare pa vepër të njohur. Sidoqoftë, akademikët nuk e bëjnë politikën, thjesht ‘zbukurojnë’ fushën e festës. Akademikët e njohur Romeo Gurakuqi dhe Valentina Duka janë hequr nga lista e zgjedhjeve të 25 prillit.

Lexo edhe :  Festat e Marsit, nga mësuesit dhe gratë te ballokumet dhe ashuret

Zgjedhjet e 25 prillit do jenë edhe përballje emrash në listë respektive apo përzgjedhje subjektesh?

 

Sigurisht që personalitetet e zgjedhur kanë vlerë. Vlera është që të mos jenë të bezdisshëm apo të mbrapshtë saqë njerëzit të thonë ‘ou, unë nuk votoj për atë debil’. Në këtë pikë e kanë vlerën më të madhe, që të mos jenë të pa vlerë. Por sistemi ku zhvillohen zgjedhjet njeh ekipin, njeh liderin. Mbi të gjitha, sidomos kësaj here qytetarët duke shkuar drejt votimit, do të pyesin: ‘Kush ishte ku?”. Sepse këto kohë kaluam dy ngjarje të rënda: Tërmeti dhe Pandemia. Atëherë qytetarët do të pyesin: ‘Ku ishe ti kur kisha tërmetin? Ku ishe kur isha në pandemi?’. Konkretisht do të pyesin: ‘Zoti Luli, ku ishe ti në këto halle të mija?”. Varet cili është parë në fushë me njerëzit. Kjo është e tëra.

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim në një takim në Elbasan tha se do të ketë ndryshime në listën e dorëzuar nga forcat politike në KQZ, ku saktësoi se janë tre individë të shpallur “non grata” nga SHBA. Si e lexoni qëndrimin e saj dhe cilën forcë politike mund të prekë dekriminalizimi?

Po, zonja Kim tha edhe se mungon kuadri ligjor rreth këtij fenomeni. Vetëm shpallja ‘non grata’ në një shtet, qoftë edhe në SHBA, nuk e ndalon dikë që të kandidojë e të votohet- nëse votohet. Kam frikë se e kemi kthyer në modë fjalorthin ‘kriminelë në parlament’. Kam frikë se teksa thërrasim ‘kriminelët në parlament’, kriminelët e mëdhenj shëtisin ‘me kalë’- siç ka qenë një batutë e një filmi të realizmit.

Të fundit

Protestë për Tik Tok, ditën e Gërdecit/ Kara: Berisha kërkon të vijë me dhunë në pushtet

Avokati Romeo Kara e cilëson të dënueshme thirrjen e Sali Berishës për të rinjtë gjimnazistë, që të dalin në...

Nga gjyshi dixhital tek TikTok star, Berisha sfidon Ramën, kush e fiton luftën e like-ve

Tek TikTok Sali Berisha mendon se ka gjetur një tjetër kalë beteje për fushatën e 11 majit, dhuruar falas nga Edi Rama. Pasi Rama...

FOTO/ Ju kujtohet Gabriela e ‘Përputhen’? Bëhet nënë për herë të parë

Ish-konkurrentja e Përputhen, Gabriela Arapi, është bërë nënë për herë të parë. Ajo e ka ndarë lajmin me ndjekësit dje, duke postuar edhe foton e...

Ja çfarë shkruan faqja e njohur zvicerane ”Blick”: Shqipëria në kulm turistik

Barometri Botëror i Turizmit tregon se vendet klasike të pushimeve verore si Spanja, Greqia dhe Turqia tërheqin turistë më së shumti, por kur bëhet...

Sektorët më problematikë që vënë në rrezik punëtorët

Në vitin 2024 u regjistruan 177 aksidente të punë të raportuara nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Të paktën 33 persona kanë humbur...

Lajme të tjera

Web TV