“Borxh të ri për të larë të vjetrin”, qeveria kërkon 600 milionë euro  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Financave ka publikuar detajet e emetimit të Eurobondit. Qeveria shqiptare pritet të kërkojë deri në 600 milionë euro borxh në tregje.  Sipas Ministrisë së Financave afati i maturimit të borxhit që pritet të merret në maj është 7-10 vite. Në vitin 2018, Shqipëria mori borxh 500 milionë euro me interes 3.5 %. Kjo është hera e katërt që Shqipëria emeton Eurobond.

Pak javë më parë Ministria e Financave ka hapur tenderin për përzgjedhjen e konsulentit  për procesin e emetimit të Eurobondit të ri. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është duke e filluar nga  data e nënshkrimit të kontratës deri më 31.12.2020. Parashikohet që kohëzgjatja normale e procesit të jetë 8-12 javë, por kjo nuk përjashton mundësinë që autoritetit t’i duhet konsulenca edhe përtej këtij afati, në varësi të kushteve të tregut. Rrjedhimisht shërbimi i konsulentit duhet të kërkohet për aq kohë sa zgjat procesi i emetimit.

Eurobondi i fundit u emetua në tetor të vitit 2018, përmes të cilit qeveria mori 500 milionë euro borxh me një normë interesi prej 3.5 për qind. Ministria e Financave shpreson që borxhi i radhës të merret me një kosto edhe më të leverdishme, për shkak edhe të konjukturave më të favorshme të tregut. Shuma prej 600 milionë eurosh që qeveria kërkon të marrë në tregjet ndërkombëtare, nuk është i gjithë borxh i ri. Një pjesë e saj do të përdoret për të zëvendësuar borxhet e marra gjatë viteve të kaluara, të cilat tashmë duhet maturohen dhe duhet të paguhen mbrapsht. Për vitin e ardhshëm, qeveria ka parashikuar që të marrë rreth 39 miliardë lekë ose 320 milionë euro borxh të ri, që e çon deficitin fiskal të programuar në 2.2 për qind të prodhimit kombëtar. Fillimisht ishte parashikuar që deficiti i këtij viti të ishte 29 miliardë lekë, por pas tërmetit të datës 26 nëntor, qeveria vendosi të rrisë huamarrjen për të financuar programin e rindërtimit.

Lexo edhe :  Tenderët publikë, si do të zhvillohen pas 3 Qershorit?

Republika e Shqipërisë emetoi Eurobond-in e saj të parë në tregjet ndërkombëtare financiare në 4 Nëntor 2010, pas një përgatitjeje disa mujore. Eurobond-i është një obligacion, pra një titull financiar me afat maturimi më shumë se një vit i emetuar dhe tregtuar në tregjet ndërkombëtare financiare, pra jashtë kufijve të vendit që e emeton atë.

Ky instrument financiar është i ngjashëm përsa i përket strukturës, me obligacionet që qeveria shqiptare nxjerr në tregun vendas përmes ankandeve të letrave me vlerë, por dallimi kryesor qëndron sepse: (i) tregtohet ekskluzivisht në tregjet ndërkombëtare financiare, dhe jo në tregun vendas (ii) është emetuar në euro dhe jo në lekë.

Të fundit

Eventi madhështor sportiv “Tiranathlon”, ja si devijon qarkullimi i mjeteve këtë të dielë

Pas tre eventeve të mëparshme shumë të suksesshme, ‘Tiranathlon’ është rikthyer për të katërtin vit radhazi. Ky event i...

Moti i keq, rrëzohet fasada e pallatit në Tiranë, qytetarët shpëtojnë për mrekulli

Fasada e një pallati në Tiranë është dëmtuar si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin pasditen e sotme. Mësohet se disa pllaka janë...

Çfarë ndodhi? Paditet ish-presidenti i njohur, dyshohet se…

Prokurorët në Kolumbi ngritën sot formalisht akuzat ndaj ish-presidentit te djathtë Alvaro Uribe për rryshfet ndaj dëshmitarëve dhe mashtrim financiar, në gjyqin e parë...

Plas debati i ashpër mes Robertit dhe Albanos: Do t’a zbulosh sa burrë jam?

Robert Aliaj, pas hyrjes së tij në fermë ka krijuar debate me fermerët, një prej të cilëve është edhe Albano Bogdo. “Përplasjet” e tyre kanë...

Votoi rezolutën e Srebrenicës, Vuçiç reagon ashpër: Maqedonia e Veriut më goditi fort

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se e kishte të vështirë të duronte faktin që Maqedonia votoi për rezolutën e Kombeve të Bashkuara për shpalljen...

Lajme të tjera

Web TV