Personi i parë në Francë që infektohet me koronavirus pa shkuar në Kinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mjek francez është bërë personi i parë që preket nga koronavirusi Wahan pa shkuar në Kinë.

Ai është personi i gjatë që është diagnostikuar me infeksionin që shkakton pneumoninë në Francë.

Pothuajse 10.000 njerëz janë infektuar nga koronavirusi në të gjithë botën dhe 213 njerëz kanë humbur jetën në Kinë.

Rasti i mjekut e bënë Francën vendin e dytë Evropian dhe të katërtin globalisht, që ka pacientë të infektuar me koronavirusin pa shkuar në Kinë.

Organizata Botërore e Shëndetit mbrëmë shpalli shpërthimin e një emergjence globale shëndetësore.

Numri i të vdekurve në Hubei, provinca kineze në qendër të epidemisë, është rritur në 204 të vdekur dhe 9.692 të infektuar.

Rreth 100 raste janë raportuar të infektuar në 18 vende të tjera, pa vdekje jashtë Kinës.

Edhe pse WHO tha se rastet ishin përhapur në vetëm 18 vende, Italia njoftoi rastet e saj të para të konfirmuara, në dy turistë kinez.

Kryeministri italian Giuseppe Conte tha se qeveria kishte vendosur të mbyllte të gjithë linjat ajrore midis Italisë dhe Kinës, një masë më drastike sesa kanë marrë shumica e vendeve./Fjala.al

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV