Balla me banorët e Elbasanit: Meta bën rojën, ka kohë që nuk është President i Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla gjatë një takimi me banorët e Rajonit 5 në Elbasan ka komentuar veprimet e dhunshme të Presidentit Ilir Meta. Gjatë takimit qytetarët shprehën indinjatën e tyre për degradimin e Presidentit të Republikës, i cili sulmoi Policinë Bashkiake brenda godinës së një partie politike.

Duke cituar Kushtetutën, Balla tha se Presidentit nuk i lejohet të jetë anëtar i një partie politike apo të bëjë deklarata të një krahu politik.

Ai shton më tej gjatë fjalës së tij se Meta e ka shkelur këtë ligj që ditën e dytë pasi u zgjodh President, kur mori pjesë në fushatë elektorale.

Në fund të bashkëbisedimit me banorët Balla tha se Meta në vend që të përfaqësoje vlerat e integrimit europian në Shqipëri, është kthyer në një roje.

“Ilir Meta ka kohë që nuk është më President i Shqipërisë. Kushtetuta thotë që Presidenti i Republikës përfaqëson unitetin e popullit. Duke u shprehur kështu ligjvënësi ka parashikuar që në momentin që zgjidhesh president të ndalohet të jesh anëtar i një partitë politike, të marrësh pjesë në aktivitete politike dhe të bësh deklarata të natyrave të një krahu apo një krahu tjetër politik. Ilir Meta nuk e bëri që ditën e dytë pasi u zgjodh President. U zgjodh më 27 prill dhe mori pjesë në mënyrë të hapur në fushatën elektorale. Rasti që përmend është një rast shumë i qartë i një Presidenti që pasi humbi dashurinë, pasi humbi qetësinë, tani ka humbur edhe mendjen. Ky President sot ndërsa duhet të bëjë gardianin e ligjshmërisë, së Kushtetutës, të promovojë vlerat e konsensusit politik, vlerat e integrimit europian në Shqipëri, sot është kthyer në një roje”, deklaroi Balla.

Të fundit

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës!

Një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, në Vaun e Dejës. "Rreth orës 21:00,...

Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare

ARBEN JAUPAJ - Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare. Diversiteti kulturor është një nga temat më të debatuara të shoqërisë në...

Befasi në Korçë! Zbulohet një specie unike, një protestues!

LUFTI DERVISHI - Në Korçë është zbuluar një qenie e rrallë: një protestues. Jo me pankarta. Jo me peticione. Por me një… gur në...

Netanjahu: Do e pushtojmë plotësisht Gazën

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi të hënën se është marrë një vendim për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet...

“Berisha jo pensionist politik”, kompania lobuese e PD ndryshon tekstin

Kompania lobuese e pajtuar nga Partia Demokratike në SHBA, Continental Strategy, ka përcjellë një amendament të dokumentit të fundit duke korrigjuar frazën referuar Sali...

Lajme të tjera

Web TV