Bllokohet procesi i privatizimit të Vllaznisë, rikthehet pasiguria tek tifozët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Prokurimit Publik pezullon ankandin, kërkon dokumentacion shtesë nga Bashkia. Kështu, Komisioni i Prokurimit Publik ka pezulluar ankandin e privatizimit të Vllaznisë, duke kërkuar dokumentacion shtesë nga Bashkia e Shkodrës. Ky vendim vjen përkundër kërkesës së sportdashësve dhe opinionit publik në Shkodër, të cilët kanë kërkuar privatizimin sa më të shpejtë të klubit më të vjetër futbollistik në vend, me qëllim rikthimin e tij tek lavdia e dikurshme.
Duket se procesi i privatizimit të Vllaznisë, i cili pritej t’i jepte fund zvarritjes shumëvjeçare të klubit të futbollit nën drejtimin e pushtetit vendor, çka ka çuar edhe në zhgënjime të njëpasnjëshme në aspektin sportiv, nuk do të mbyllet aq shpejt sa pritet. Ndërkohë që gjithçka pati arritur në fazën e ankandit, duket se procesi do të bëjë hapa prapa, pasi është Komisioni i Prokurimit Publik i ka dhënë të drejtë kërkesës së kompanisë që përfaqëson ish-presidentin Valter Fushaj.

Duke kërkuar pezullimin e procedurës së ankandit dhe mos kryerjen e asnjë veprimi nga autoriteti kontraktor deri në shqyrtimin e ankesës dhe marrjen e vendimit përfundimtar. Në bazë të kësaj shkrese, Bashkia Shkodër i cili është dhe pala shitëse e këtij subjekti, duhet të dërgojë menjëherë pranë Komisionit të Prokurimit Publik informacion të hollësishëm mbi procedurën e ankandit dhe fazën në të cilën ndodhet kjo procedurë, dokumentet e ankandit të shoqëruara me procesverbalin e hartimit dhe argumentimit të kërkesave për kualifikim dhe specifikimeve teknike.
Po ashtu kërkohet të jepen argumentimet përkatëse mbi pretendimet e kandidatit blerës, kompanisë së ish-presidentit, si dhe informacion i hollësishëm vërtetuar me dokumentacion për dorëzimin e ankesës pranë autoritetit shitës dhe trajtimin e saj. I gjithë informacioni dhe dokumentacioni i kërkuar, duhet të paraqitet jo më vonë se 5 ditë nga data e marrjes së këtij vendimi dhe të jetë shoqëruar me një Proces-Verbal në të cilin të pasqyrohen emërtimet e dokumenteve me numrin e fletëve përkatëse.

Lexo edhe :  Inter merr goditje në kulmin e sezonit, lëndohet portieri Yann Sommer

Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë më tej ky proces, që shkon përkundër kërkesës së sportdashësve dhe opinionit publik në Shkodër, të cilët kanë kërkuar privatizimin sa më të shpejtë të klubit më të vjetër futbollistik në vend, me qëllim rikthimin e tij tek lavdia e dikurshme. Kjo kërkesë publike është bërë më e zëshme vitin e fundit, duke patur parasysh precedentin pozitiv të këtij sezoni, kur ndonëse në autoritetin e Bashkisë, administrimi i ndihmuar nga sponsorët ka dhënë rezultate në fushën e blertë, teksa Vllaznia ka kryesuar për mëse 23 javë dhe mbetet pretendente për titull, nga një skuadër që luftonte për mbijetesë sezonin e shkuar.

Të fundit

“Hap sytë”/Surprizë për Eglin nga motra e saj. Çfarë i tha ajo?

Një moment emocionues ndodhi gjatë spektaklit Prime të kësaj të shtune në “Big Brother VIP 4”, ku Egli u...

“Travel Radar”: Shqipëria, perla e fshehur evropiane!

“Futurimet direkte nga Londra në Tiranë kushtojnë deri në 15 paund. “Wizz Air” po e bën më të lehtë se kurrë zbulimin e kësaj...

Karamuço: Shkodra, Tirana dhe Lezha, epiqendrat e krimit zgjedhor

Profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço shprehet se lidhja e krimit me politikën për të ndikuar në vullnetin e votuesve është një fenomen i denoncuar...

Nga Milano në Londër, destinacionet ku udhëtojnë më shumë shqiptarët

Në Itali jetojnë të paktën 500 mijë shtetas shqiptarë, që janë një potencial i lartë për tregun ajror, së bashku me familjarët e tyre, bazuar në...

Luiza Gega tërhiqet nga garat: Vendimin e mora…

Sportisja e njohur Luiza Gega këtë të shtunë ka hapur dyert e shtëpisë dhe ka bërë një rrëfim të rrallë për moderatoren Çenkuela Hasa....

Lajme të tjera

Web TV