“Do iki të ha bukë”, ja vendet që konsumojnë më shumë produkte mielli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kohët e vështira dhe kriza për ushqime i ka detyruar shqiptarët që ta kthejnë në zakon ngrënien e bukës për çdo vakt. Edhe pas viteve 90-të kur u rrit mirëqenia, shqiptarët nuk e harruan traditën e të ngrënit bukë dhe produkte mielli.

Madje shqiptarët në të shumtën e rasteve nuk përmendin vaktin e ushqimit, por shpesh dëgjojmë “po iki të ka bukë, a do hamë bukë, kur hëngre bukë etj.”

Edhe pse buka dhe produktet e miellit zënë një vend të rëndësishëm tek ne, po të krahasohemi më shtetet e tjera jemi shumë larg në konsumimin e bukës.

Fjala.al bëri një renditje se kush janë 10 vendet ku konsumohet më shumë bukë për frymë në një vit dhe Shqipëria nuk është farë në këtë top 10-tëshe.

1- Turqia. Konsumi mesatar për frymë: 104.3 kg. Sërish varfëria historike e shumicës, detyron turqit të mbushin barkun kryesisht me bukë.

2- Bullgaria. Konsumi mesatar për frymë: 95.3 kg. Në vendin më të varfër të BE-së, buka është kryesore në tryezën e bullgarëve.

3- Ukraina. Konsumi mesatar për frymë: 88.9 kg. Është ndër vendet kryesore të prodhimit të grurit në botë.

4- Greqia. Konsumi mesatar për frymë: 68.1 kg. Pavarësisht kuzhinës mesdhetare, grekët janë goxha të fiksuar pas brumërave.

5- Holanda. Konsumi mesatar për frymë: 62.1 kg. Shquhet për prodhimin e grurit cilësor, dhe bukëve të ëmbla.

6- Franca. Konsumi mesatar për frymë: 57.1 kg. Buka tipike quhet “baguette”. Makron e ka propozuar si trashëgimi botërore të mbrojtur nga UNESCO.

7- Gjermania. Konsumi mesatar për frymë: 55.8 kg. Ky vend është i famshëm për llojet e ndryshme të bukëve, mbi 300 të tilla.

Lexo edhe :  “Kuvendi do të vazhdojë mbështetjen!”- Spiropali: Të forcohet mbikëqyrja parlamentare...

8- Belgjika. Konsumi mesatar për frymë: 55.3 kg. Gatimi kombëtar i belgëve është “waffles”, një lloj keku i ëmbël.

9- Rusia. Konsumi mesatar për frymë: 54.9 kg. Klima e ftohtë që ka vendi, imponon një dietë plot brumëra.

10- Italia. Konsumi mesatar për frymë: 51.7 kg. Kjo shifër është e kuptueshme, pasi picat janë specialiteti i tyre. Fjala.al

 

Të fundit

Trump kërcënon me tarifa 25% për iPhone-t që nuk prodhohen në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po rekomandon një tarifë prej 50% për të gjitha mallrat nga...

Bombarduesit amerikanë B-52H zbarkojnë në bazën ajrore të Morón

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur bombarduesit strategjikë B-52H Stratofortress në bazën ajrore të Morón, në Sevilje, në kuadër të misionit Bomber Task...

Tentoi të vriste kushëririn në bashkëpunim me vëllanë, në pranga 32-vjeçari

jë 32- vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit pasi dyshohet se së bashku me vëllain e tij një vit më parë në lagjen...

Shumë afër Shqipërisë! Konfirmohen dy rastet e para të lisë së majmunëve

Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar këtë të premte dy rastet e para të lisë së majmunëve në vend. Të...

75 milionë euro! Talenti i madh i Bundesligës po transferohet në Angli

Xavi Simons kushton shumë, kështu që lajmet që e lidhin me Bayern (që prej vitit 2023) tashmë janë thuajse të anuluara. Klubi bavarez do...

Lajme të tjera

Web TV