Ironizon Rama, zbulon postet ministrore të opozitës: Ja ministria që i është premtuar Dukës, rikthehen Mediu, Dule e Idrizi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Rama në takimin me kandidatët e PS-së për deputetë në Elbasan nuk i ka kursyer sulmet ndaj opozitës. Duke theksuar se opozita nuk ka asnjë alternativë konkrete pasi do të rikthejë në krye të qeverisë njerëz që janë provuar dhe që sipas tij kanë dështuar, ato po synojnë të kthejnë vendin prapa dhe që vetëm kanë kërcënuar për destabilizim.

“Dhëndri i tyre (Basha) është po ai që kandidoi për bashkinë e Tiranës deklaronte se kur të zgjidhej do të ulte çmimin e bukës dhe nuk kanë reflektuar asgjë se po përsërisin të njëjtat gjëra. Nuk i kanë dhënë vetes kohës as të studiojnë e mësojmë e fusin ndonjë gjë të re në kokë, sepse kanë qenë rrugës gjithë kohës, duke shkatërruar dhe djegur mandatet gjatë gjithë kohës, duke gjuajtur me molotov nga të katër anët, duke kërcënuar me destabilizm dhe hedhur në erë kutitë e qendrat e votimit.

Të gjithë këta të koalicionit janë pengmarrësit të çdo mundësi për të zhvilluar një qeverisje normale, sepse do të kërkojnë copën dhe karrigen në qeveri. Agron Duka ka firmosur për të qenë ministër i Bujqësisë përsëri. Kthehet Agron Duka pas 20 vjetësh në kryer të një sektori që tani ka filluar të dalë nga kriza shumëvjeçare… Duhet ta çojmë më tutje dhe mbrapa te veza pulën apo pula vezën te Pulari e Agron Dukës. Famtir Mediu kërkon të kthehet në qeveri, me atë votën e tij, o karrigen ose s’ka. Dash Shehi. Shpëtim Idrizin me Vangjel Dulen të dy bashkë duan të kthehen në qeveri. Edhe Nard Ndoka që në fund të fundit bën takime dhe na bën të qeshim pafund. Dhe në fund qeveria e Monikës dhe Ilir Metës”, deklaroi Rama.

Sipas tij, Basha i premton demokratëve për një qeveri të PD-së, por në fund atë do ta ndajë me aleatët

Lexo edhe :  26-vjeçari shqiptar, qytetar nder i New York/ Xhemal Lanica rrëfen rrugëtimin në SHBA

“Sot janë grumbulluar të gjithë bashkë, me një koalicioni parazgjedhor me një kontratë kapje prej fyti njëri-tjetrin, medemek hyjnë të veçantë në zgjedhje.Një kontratë që pjesa e fshehtë thotë se çfarë do të marrë Monika Kryemadhi bashkë me çetën e harbuar. Në një kohë që PD i thotë të votoni për PD, për çfarë? Për të marrë Monika Kryemadhi, për të marrë më pas dhe rreshtuar Gon Dukën, Dash Shehin, Famtir Meidun. Çfarë do t’i tregojnë shqiptarëve në një kohë që i kanë provuar”, theksoi Rama.

Të fundit

Biden me kancer, Trump i pamëshirshëm: Nuk më vjen keq për të

Ish-presidenti Donald Trump deklaroi të premten se nuk duhet të ndihen “shumë keq” për presidentin Joe Biden, i cili...

Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Vazhdimi i 24 i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë mbahet sot nga ora 10:30. Kuvendi i Kosovës po dështon të zgjedhë kryetarin e ri pasi...

Ditë me diell dhe temperatura deri në 30 gradë, parashikimi i motit për sot

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash kryesisht të mesme...

Lumir Abdixhiku: Kosovës i duhet një “SPAK”, si ai i Shqipërisë!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se vendi ka nevojë për një “SPAK”. Thirrja e tij...

Elia Zaharia flet për divorcin: Jam shumë me fat për mbështetjen që pata nga familja

Aktorja e njohur Elia Zaharia foli sot për jetën e saj të re, karrierën dhe angazhimet e saj, pas divorcit me Princ Lekën. E...

Lajme të tjera

Web TV