Befason Basha: Kam pasur oferta private për të ‘vrarë’ Sali Berishën, por për mua ai është shkollë! Në PD nuk ‘vritet babai’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në librin e tij me titull “Misioni im’, ndalet edhe në raportin me Sali Berishën, i cili vijon të perceptohet ende si kryetari real i opozitës, së bashku me Ilir Metën. Basha shkruan se ka pasur oferta dhe ftesa private për të eliminuar politikisht paraardhësin e tij, Sali Berishën. Kreu i PD-së nuk jep detaje se nga kush i ka marrë këto ftesa, por thekson se nuk është as në traditën e PD-së dhe as në formimin e tij për të ‘vrarë babanë’. Basha thotë se Sali Berisha nuk është për të një barrë për ta vuajtur, por është një lehtësim, një këshillues dhe një shkollë për të. Basha shkruan se nuk është aspak e vërtetë se Sali Berisha e ka atë në patronazh, që e komandon, e kontrollon etj.

“…Së pari, lidershipi im në krye të Partisë Demokratike erdhi pas gati 25 vitesh drejtimi dhe dominimi nga lideri i saj historik Sali Berisha, i cili nga vetë kushtet historike kishte një peshë shumë të madhe në jetën politike dhe në gjirin e Partisë Demokratike. Krijimi i profilit tim mbas këtij lidershipi nuk ishte diçka e lehtë. Tentacionet apo keqkuptimet rreth kësaj gjëje janë të pafundme, dhe kur i dëgjoj më bëjnë të nënqesh.

Kam pasur ftesa private apo publike, miklime apo thirrje, marrëveshje apo “deklamime” për të “vrarë babain”. Është qesharake, sepse nuk është as në traditën e parti ve të djathta, as në botëkuptimin apo ne formimin tim, dhe as në traditën e fisnikërisë apo konservatorizmit që të vrasim babain”. Babai respektohet në shoqërinë tonë dhe kudo në shoqëritë e shëndosha: jeta ndjek ciklin e saj dhe gjërat shkojnë dhe ecin për para dhe përvoja veçse mund të vleje. Kjo ftese e përhershme për të ‘vrarë babanë’ më është dukur gjithmonë jo vetëm qesharake, por edhe e pakuptimtë, kur në vetvete përvoja dhe lidershipi i Sali Berishës si lider politik, mund të ishin për mua vetëm përparësi, për të marrë një mendim, për të rrahur ide, për të bërë një diskutim.

Lexo edhe :  Elon Musk shpallet njeriu më i pasur në botë

Ishte, në një mënyrë, një lloj shkolle të cilën ishte privilegj që ta kisha dhe jo barrë që ta vuaja. Sali Berisha respektohet, dëgjohet, është pjesë historisë së Partisë Demokratike dhe të djathtës shqiptare, si lideri historik i saj. Dhe si i tillë, mendimi se kam një përvojë të tillë ku mund të mbështetem, ka qenë lehtësim për mua dhe aspak një barrë. Mbi këtë është spekuluar vazhdimisht, duke u për pjekur të krijohet ideja e dualitetit, ideja e mbikëqyrjes, ideja e patronazhit.

Ndonëse këto janë të gjitha krejtësisht të pavërteta, mua më është dashur të lëviz në këtë terren. Liderët e mëparshëm të opozitës ose kanë qenë vetë themeluesit e partisë ose i kanë mbyllur derën paraardhësit. Pëshpëritej kudo në Tiranë se Fatos Nano nuk guxonte as të shkelte në Partinë Socialiste pasi u largua nga drejtimi i saj, sepse mund që portieri të mos ia hapte as derën. E pra, kjo nuk është Partia Demokratike, kjo nuk është e djathta. Ne jemi ndryshe. Partia Demokratike është e hapur për të gjithë, aq më shumë për njerëzit që kanë bërë histori brenda saj, si Sali Berisha…”./Shqiptarja

Të fundit

Gjobitet Netflix me shumën e “çmendur” , çfarë ka ndodhur?

Netflix është gjobitur me 4.75 milionë euro nga autoriteti holandez i mbrojtjes së të dhënave për shkelje të të...

Arrestohet boksieri i njohur, Florian Marku!

Boksieri shqiptar Florian Marku është vënë në pranga. Mesohet se ai u ndalua në Gjermani dhe u ekstradua për në Greqi, pasi ishte në kërkim...

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë/ Raportohet për të plagosur

Dy persona janë plagosur me armë zjarri kallashnikov në lagjen “24 Maji” mbrëmjen e kësaj të mërkure. Mësohet se 2 të plagosurit janë transportuar drejt...

Shqipëria dhe Greqia do të lidhen edhe me një hekurudhë

Veç tokës dhe ajrit, Shqipëria dhe Greqia do të lidhen edhe me një hekurudhë. Qytetarët e dy shteteve kufitare do mund të udhëtojnë së...

Ambasadori shqiptar në SHBA tregon ç’po ndodh me Parashqevinë

Ambasadori shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, ka reaguar mbi situatën e ndërlikuar të Parashqevi Simakut, duke shprehur shqetësimin e tij...

Lajme të tjera

Web TV