Ngjashmëri e frikshme/ Sozia e Ibrahimoviç nga Kosova mezi pret takimin me futbollistin suedez në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zlatan Ibrahimovic u kthye në kombëtaren e Suedisë dhe të dielën atë mund ta shohim në fushë në ndeshjen që kjo kombëtare do ta zhvillojë me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në Istog ekziston një person që ka ngjashmëri të madhe fizike me sulmuesin veteran dhe të rinjtë mezi presin të bëjnë fotografi me të.

Doni Jahaj ka ngjashmëri të madhe me yllin suedez prandaj edhe në vendin e tij e quajnë ‘Ibra’.

Ai thotë se prej se kur e ka kuptuar që 39-vjeçari mund të vijë në Kosovë, është përpjekur në shumë mënyra që të ketë një takim me yllin e Milanit pasi edhe është tifoz i tij.

“Është e vërtetë se kur kam dëgjuar se Suedia do të vijë në Kosovë, kam menduar se çka mund të bëj për t’u takuar me Ibrahimovicin. Kam intervenuar në shumë vende dhe të shohim a mund të bëjmë diçka. Është problem pak për shkak të pandemisë”, thotë për RTV Dukagjinin djali nga Istogu.

Jahaj tregon se i ri apo i vjetër, kushdo që e takon në rrugë i thotë se ka shumë ngjashmëri me Zlatanin. Doni thotë se nëse do ta takonte Ibrahimovicin do ta bënte ëndrrën realitet.

Kosova të dielën në “Fadil Vokrri do të përballet me Suedinë, ndërsa në fushë pritet të jetë edhe sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic.

Të fundit

Kaos në qiellin italian: Bllokohen fluturimet në veri të Italisë pas një defekti në radar

Një defekt teknik në sistemin e transmetimit të të dhënave në qendrën e radarëve të Milanos (Peschiera Borromeo) ka...

1949 – Forcat amerikane tërhiqen nga Korea

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945, Gadishulli Korean – i cili për gati 35 vjet ishte nën pushtimin kolonial japonez...

Çfarë fsheh Atlantiku? Zbulohen mbi 1000 fuçi me mbetje bërthamore

Për dekada të tëra mbetje bërthamore janë hedhur në Atlantik. Tani është gjetur fuçia e parë nga qindra mijëra që mendohen të jenë në...

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep njoftimin zyrtar mbi gjendjen aktuale në vend

Vatra e vetme aktive ndodhet në fshatin Markatomaj, njësi administrative Zejmen, bashkia Lezhë, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të përzier. Agjencia...

Të huajt kërkojnë pjesën e tyre të pasurive të krimit në Shqipëri!

Konfiskimi i pasurive të krijuara nga krimi jo vetëm që është një formë për t’i ulur atij fuqinë, por edhe për të kompensuar shtetin...

Lajme të tjera

Web TV