Ja se çfarë mund të ‘thonë’ këmbët tuaja për shëndetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këmbët tuaja mund t’ju tregojnë shumë për gjendjen tuaj shëndetësore. Gjetjet fillojnë nga mpirja, prania e qimeve tek gishtat e këmbëve apo kruajtja , shpesh këmbët tuaja japin sinjale që diçka në organizmin tuaj nuk shkon mirë, përpara se ta bëjë ndonjë pjesë tjetër e trupit tuaj.

  1. Mungesa e qimeve tek gishtat e këmbëve

Nëse mendoni se kjo është karakteristikë vetëm për këmbët e burrave, por edhe për femrat. Mungesa e qimeve në këtë zonë të trupit, kjo mund të lidhet me sëmundje arteriale periferike, sipas American College of Foot and Ankle Surgeons.

Më thjeshtë, kjo lidhet me qarkullimin e dobët të gjakut në arteriet e këmbës,i cili mund të sinjalizojë sëmundje arteriale të përhapur në të gjithë trupin.

  1. Thonj si lugë

Sëmundja e mushkërive është shkaku më i zakonshëm i këtij ndryshimi, por gjithashtu mund të shkaktohet nga mëlçia, sëmundjet e zemrës, çrregullimet e tretjes ose infeksione të caktuara.

  1. Këmbët e ftohta

Nëse gishtërinjtë tuaj janë gjithmonë të ftohtë, një nga arsyet mund të jetë qarkullimi i dobët e gjakut, nganjëherë i lidhur me presionin e lartë të gjakut, pirja e duhanit ose sëmundjet e zemrës. Gjithashtu, diabeti i pakuruar mund të ndikojë në temperaturën e këmbëve të tua.

Arsyet e tjera të mundshme përfshijnë aneminë ose hipotiroidizmin.

  1. Dhimbje të thembrave

Shkaku më i njohur i dhimbjes së thembrës është fasciiti planar, i cili është një inflamacion ku ky ligament i gjatë bashkohet me kockën e thembrës.

Dhimbja mund të jetë më e mprehtë pas zgjimit.

  1. Thonj të trashë dhe të verdhë

Mund të jeni prekur nga infeksioni kërpudhor. Njerëzit që kanë sëmundje autoimune, dhe marrin mjekim dihet se janë më të rrezikuar nga zhvillimi i infeksioneve kërpudhore,

  1. Nëse keni një plagë në këmbën tuaj që nuk shërohet, kjo lidhet me sëmundjen e diabetit. Rreth 15% e njerëzve me diabet zhvillojnë një plagë të hapur ose ulcerë, në fund të këmbës së tyre.

Të fundit

A është gripi i shpendëve pandemia e ardhshme?

Një lloj viral i gripit të shpendëve mbërriti në Shtetet e Bashkuara në fillim të vitit 2022 dhe ka...

5 arsye befasuese pse darkat në shtëpi të ndihmojnë me ankthin social

Kush tha që darkat në shtëpi janë të bezdisshme? Në fakt, ato mund të jenë arma sekrete kundër ankthit social. Imagjino këtë: një darkë...

Fermerët shqiptarë me mbështetjen më të ulët në rajon! Shkurtohen me 5% fondet

Që nga fillimi i vitit, kur hyri në fuqi buxheti 2024 fondet për bujqësinë janë shkurtuar sistematikisht. Në aktin e fundit normativ financimi total...

Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar koreano-verior

Agjencia e spiunazhit e Koresë së Jugut tha se ka konfirmuar që një ushtar i Koresë së Veriut, që ka luftuar në anën e...

Zbulohet një mashtrim i ri që synon kompanitë e “Facebook”

Ekspertët e Kaspersky kanë zbuluar një mashtrim të ri phishing që synon kompanitë që promovojnë faqet e tyre në rrjetin social Facebook. Mashtruesit dërgojnë emaile...

Lajme të tjera

Web TV