Yuri Kim “nis fushatën”, vë para përgjegjësisë liderët politikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim një ditë pas çeljes së fushatës elektorale ka lënë porosi për krerët politikë, votuesit dhe mediat. Sipas Kim, SHBA do të marrë masat e duhura në përgjigje të atyre që nxisin dhunën apo shkelin ligjin

Nga Fernada Cenko

Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë një mesazh të fortë ndaj kryetarëve të partive politike, në veçanti për qeverinë, një ditë pas hapjes së fushatës elektorale. Në një reagim në tëitter ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim tha se do të marra masa kundër çdo kujt që do të nxisë ose tolerojë dhunën në zgjedhjet e 25 prillit. Shtetet e Bashkuara i kanë bërë të qarta pritshmëritë që kanë nga këto zgjedhje dhe për çdo parregullësi që do të ketë në ditën e votimit, por jo vetëm që vijnë nga partitë politike, dhe sipas tyre përgjegjësinë e plotë do ta kenë drejtuesit. “Si mikja dhe aleatja juaj, Shtetet e Bashkuara i kanë bërë të qarta pritshmëritë dhe shpresat tona.

Ne përsërisim se do t’i mbajmë udhëheqësit përgjegjës. Në këtë drejtim, është tërësisht e kuptueshme se ata që aktualisht janë në poste drejtuese kanë përgjegjësinë e parë dhe më të rëndë për të vepruar në interesat e vendit”, tha ambasadorja duke shtuar se “do të marrim masat e duhura në përgjigje të atyre që pranojnë ose nxisin dhunën, pranojnë ose nxisin shkeljen e ligjeve zgjedhore dhe standardeve ndërkombëtare, apo ndryshe përpiqen të  minojnë integritetin dhe besimin në procesin zgjedhor dhe rezultatet e tij”. Në vijim, SHBA shprehen se janë krah partive politike, duke i mbështetur e ndërsa për çdo palë të përfshirë në këtë proces që nga kandidati, partia, votuesi, media dhe shoqëria civile ka një mesazh. “Sezoni i fushatës zgjedhore në Shqipëri nisi zyrtarisht dje për të ecur drejt zgjedhjeve kombëtare në 25 prill. Shtetet e Bashkuara mirëpresin fillimin zyrtar të fushatës dhe, së bashku me autoritetet vendore ndërkombëtarët, do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të mbështetur zgjedhjet deri në përfundimin e tyre me sukses.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë partive, udhëheqësve dhe votuesve që të përfshihen plotësisht dhe me përgjegjësi në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të tyre. Nxisim partitë të paraqesin ide dhe kandidatë që pasqyrojnë respekt për votuesit”, tha diplomatja amerikane. Ajo ka kërkuar që kandidatët dhe udhëheqësit të zabtojnë ligjin elektoral. “Presim nga udhëheqësit që të shfaqin udhëheqësi, përfshirë edhe duke u siguruar që partitë dhe kandidatët e tyre sillen në përputhje me ligjet elektorale dhe standardet ndërkombëtare, duke refuzuar qartë dhunën dhe duke treguar se ata me të vërtetë do të ishin të denjë për të udhëhequr dhe përfaqësuar Shqipërinë”, tha Kim. Sa i takon votuesve, Kim ka sugjeruar që të votojnë ata kandidatë që që ofrojnë të ardhme për Shqipërinë. “Nxisim votuesit t’i mbajnë partitë dhe kandidatët përgjegjës, të marrin në shqyrtim zgjedhjet që kanë dhe të votojnë për ato parti dhe kandidatë të cilët ofrojnë të ardhmen më të mirë për Shqipërinë – një e ardhme në partneritet me Shtetet e Bashkuara, që e shtyn Shqipërinë drejt anëtarësimit të plotë në familjen evropiane si një demokraci e fortë dhe e begatë”, tha ajo. Ndërsa gazetarëve ju sugjeron që të bëjnë pyetje të vështira kandidatëve dhe të mos hezitojnë të marrin përgjigje të vërteta.

Lexo edhe :  Dy herë më shumë se mesatarja në rajon/28% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

“Edhe media duhet të luajë rolin e saj me përgjegjësi dhe etikë, duke bërë pyetje të vështira në emër të publikut dhe duke kërkuar përgjigje të vërteta nga kandidatët. Presim gjithashtu që shoqëria civile të luajë rolin e saj të rëndësishëm gjatë gjithë procesit zgjedhor. Përgjatë gjithë kohës, ne shpresojmë që të gjitha partitë, udhëheqësit dhe votuesit të sillen me dinjitet dhe, më e rëndësishmja, me respekt për këtë ushtrim më themelor dhe të rëndësishëm të demokracisë. Populli i Shqipërisë nuk meriton asgjë më pak”, përfundon mesazhi. Dy ditë më parë, ishte Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca dhe ambasadorët e tjerë të BE, në një thirrje të përbashkët lidhur me zgjedhjet kërkuan që fushatat duhet të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe pa gjuhën e urrejtjes. Duke iu referuar marrëveshjes së 5 qershorit të Këshillit Politik, e cila u karakterizua me një dialog politik konstruktiv dhe gjithë përfshirës, BE kujtoi që të ndiqet e njëjta frymë dhe të frymëzojë një fushatë elektorale që bazohet në respekt të ndërsjellë, dialog dhe përmbajtje. Këto mesazhe vijnë në një kohë kur ka nisur zyrtarisht fushata elektorale.

28 kandidatë shkojnë në Prokurori të Përgjithshme për verfikim

Do ti nënshtrohen verfikimit të thelluar në Prokurorinë e Përgjitshme 28 kandidatë për deputetë. Komisioni Qendror Zgjedhor ka çuar emrat nga listat e thuajse të gjitha partive. 5 janë nga koalicioni ABEOK, 2 nga Bindja Demokratike, 2 Lëvizja për Ndryshim, 1 partia Lëvizja e Re, 6 LSI, 2 Nisma Thurje, 4 PD, 3 Partia Social Demokrate, 3 nga PS. Lajmin e ka dhënë në një konferencë për mediat Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi. Deklaratat e ambasadores Kim për kandidatin e PSD për deputet Tom Doshi Celibashi tha se janë të shëndetshme. Në lidhje me këtë, kreu i KQZ Ilirian Celibashi tha se KQZ merr indicie nga formulari i vetdeklarimit. “Verifikimi kërkohet kur KQZ merr indicje nga formulari i deklarimit, ose nga të dhëna të tjera. Rasti i Doshit është i tillë, ku nëpërmjet të dhënave publike ka informacione që e nxisin KQZ të kërkojë informacione të tjera. Edhe në formularin e tij të dekriminalizimit ka të dhëna që shërbejnë si indicie për KQZ për ta filluar procesin”, tha ai. Gjithashtu u shpreh për votën e emigrantëve se në këto zgjedhje është e pamundur. Për këtë ai i bëri të gjithë përgjegjës, duke filluar nga KQZ dhe qëndrimet e palëve politike. Sipas tij është e çuditshme pasi publikisht opozita dhe qeveria kanë thënë dhe janë deklaruar se i kemi për të gjitha përpjekjet. Sipas tij ky proces nuk është shumë i thjeshtë, kërkon angazhime të mëdha dhe çfarë është më e rëndësishmja është se duhet të ketë një konsensusi të plotë. Sa i përket fletës së votimit Celibashi theksoi se duhet të presim vendimin e Kolegjit Zgjedhor mbi ankimin e PS ndaj vendimit të KAS.

Lista e plotë e kandidatëve të dërguar për verifikim

Koalicioni ABEOK

Altin Gjeloshaj

Elsa Voka

Daniel Prroj

ErvisBeu

Ido Pashaj

Bindja Demokratike

ArsenBelaj

BahriShabani

Lëvizja për Ndryshim

Dashamir Tahiri

Ardian Gjoka

Lëvizja e re

IlmiKuka

Lëvizja Sociaslite për Integrim

Arber Arifaj

Ashim Tafilaku

Elton Ismaili

Ferdinant Aligjoni

Ilir Hysi

Artur Baku

Nisma “Thurje”

Boris Shakaj

Napolon Laska

Partia Demokratike

Agron Kapllanaj

Gentian Muca

Rezeart Tusha

Zef Hila

Partia Socialdemokrate

Kleo Murataj

Tom Doshi

Serdar Hoxha

Partia Socialiste

Artan Bitri

Halim Dauti

Leonard Beqiri

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV