Gruaja nga Kosova dëshmon kundër serbit: Të pashë kur ma more vëllanë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Valbona Berisha është duke dëshmuar në një gjyq të rrallë që po zhvillohet në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Ajo është vendosur kundër një personi, për të cilin thotë se e ka parë duke ia rrëmbyer vëllanë gjatë luftës në Kosovë. Bëhet fjalë për shtetasin serb Zoran M. Gjokiq! I akuzuari dyshohet për krime lufte në Pejë, gjatë luftës. Ai u arrestua nga Policia e Kosovës në shkurt të vitit 2019, në një nga pikat kufitare. Avokati Kujtim Kërveshi thotë se i akuzuari ka qenë pjesë e një grupi ushtarakësh serbë.

“Ky dyshohet se ka marrë pjesë në vrasje, në dëbim, plaçkitje pasi ka pasur një aktivitet në krejt këto veprime dhe dyshohet se është drejtpërdrejtë vrasës i dy qytetarëve të pambrojtur shqiptarë në atë kohë, konkretisht të ndjerit Skënder Zeqiraj dhe të ndjerit Bashkim Berisha’- ka thënë Kërveshi.

Mes lotësh ajo ka identifikuar serbin si personin i cili ia nxori vëllanë me dhunë nga shtëpia, për ta dërguar në shtëpinë e komshinjve. “Kanë hyrë në shtëpinë time, ai e ka kapur vëllanë për dore dhe e ka e futur në shtëpinë e komshinjve ku kam dëgjuar më pas disa krisma. Emrin e tij e kam dëgjuar pas tri orëve kur kam shkuar në shtëpinë e myslimanët aty kanë thënë se ka qenë Zorani. Më pas, kur jemi kthyer pas luftës, unë kam dhënë dëshminë time. Kam shkuar në Pejë, më ka ftuar policia, për ta identifikuar personin i cili e ka marrë vëllanë tim dhe ata persona që kanë qenë me të. M’i kanë treguar fotot. Mua, ajo fotografi para syve më ka ndenjur 20 vjet”, ka thënë dëshmitarja Valbona Berisha.

Rreth njw muaj mw parw ka dëshmuar edhe dëshmitari Shaban Koliqi, i cili kishte parë vrasjen e 4 shqiptarë ditën e 29 marsit. Gjatë dëshmisë së tij, edhe Kaliqani ka identifikuar të akuzuarin si personi i cili kishte qëlluar Bashkim Berishën dhe Skënder Zeqirin.

“Ma ka hi shuplakë dhe më tha cila është ushtria më e fortë dhe më e madhe. A është ushtria jonë më e forta? I thashë po. Më ka goditur me kondak në kokë dhe jam rrëzuar. Ma kanë futur kallashin në gojë dhe më ka thënë “paret nëse do me pshtu”. Pasi ia kam dhënë 100 kam dalë te bashkëshortja me ia marrë edhe të tjerat dhe ia kam marrë gjithë arin që ka pasur. Derisa Skënder Zeqiri ka dalë me i marrë paret, ata e kanë goditur me një plumb Hilmi Zeqirin. Më pas e kanë qëlluar edhe njëherë dhe ai ka vdekur. Më pas, mua e Skënder Zeqirin na kanë dërguar në një oborr ku kishin qenë duke e mbajtur edhe Bashkim Berishën. Skënderin dhe Bashkimin i ka vrarë Zorani, të cilit më vonë ia kam mësuar emrin”, ka thënë Shaban Koliqi, dëshmitar.

Lexo edhe :  Lapaj i ftoi për koalicion, Shehaj-Qori refuzuan. Sot do kishin 7 mandate

Zoran M. Gjokiq, i cili u arrestua në shkurt të këtij viti në pikën kufitare Jarinjë, akuzohet për krime lufte. Gjokiq akuzohet se në periudhën mars-prill 1999, në lagjen “Kristal” të Pejës, duke bashkëvepruar me një grup personash të nacionalitetit serb, të veshur me uniforma policore, paramilitare e ushtarake ka shkaktuar vuajtje të mëdha, aplikim të masave të frikësimit ndaj popullatës së pambrojtur civile, vrasje, plaçkitje e një qyteti apo vendi, urdhërim për zhvendosjen e popullatës civile ose ndaj individëve të veçantë civilë që nuk kanë të drejtë të marrin pjesë drejtpërdrejtë në konflikt.

Ndërkohë, avokati Lubomir Pantoviq që mbron të akuzuarin, thotë se klienti i tij është i pafajshëm. “Ne jemi praktikisht në fillimet e gjykimit, por unë jam i bindur se ai nuk është fajtor, dhe nuk ka prova të mjaftueshme rreth fajësisë”, ka thënë Pantoviq. Gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë, sipas gazetës Express, humbën jetën rreth 13 mijë e 500 persona. Shumica prej tyre ishin shqiptarë.

Mbi 1600 konsiderohen ende si të pagjetur. Që nga mbarimi i luftës në vitin 1999, hetimet dhe gjykimet për krime lufte janë bërë nga UNMIK, Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë, si dhe EULEX’. Por, nga viti 2015, kjo përgjegjësi i takon Kosovës. Për krimet e luftës në Kosovë janë dënuar deri më tani vetëm 67 persona. n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

‘S’mund të presim që një LaCivita të na zgjidhë hallet’, Beleri kundër Berishës

“Ne si minoritarë dhe ortodoksë kemi Shën Kozmanë, tek i cili besojmë shumë. Ne themi se edhe Shën Kozmai...

Franca si vatër revoltash, Kriza e Majit 1968 dhe shpërthimi studentor

Nga Leonard Veizi Ata janë popull revoltash dhe epërsia e tyre për ndryshim në terren ka sjellë reagime të forta në kontinentin e vjetët. Por...

Spahiu: Humbja e thellë e PD në diasporë, rrëzon çdo akuzë për manipulime në Shqipëri!

Juristi Kreshnik Spahiu rrëzoi pretendimet e PD-së për manipulim apo vjedhje votash, duke u shprehur se është e vetmja parti që konteston. Ai argumentoi se...

Sot Samiti europian në Tiranë, 1500 policë në terren! Ja akset rrugore që do të bllokohen

Njoftimi i policisë: 1500 punonjës policie nga të gjitha strukturat që përfshijnë Antiterrorin, policinë rrugore, të krimeve dhe rendit, por edhe të policisë bashkiake të...

Nga Erasmus+ tek tregu i përbashkët, përfitimet reale që Shqipëria pret nga Samiti i BE

Samiti i nivelit të lartë i Bashkimit Europian që po mbahet të premten në Tiranë pritet të sjellë disa zhvillime konkrete. Ndryshe nga samitet simbolike...

Lajme të tjera

Web TV