Braçe rrënqeth me fjalët për Finon: Jam në gjunjë dhe po më mbysin lotët, do luaj futboll dhe për ty

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fjalë rrëqethëse në një ditë të trishtë për socialistët. Zv/kryeministri Erion Braçe ka zgjedhur fjalët më të ndjera, për të nderuar Bashkim Finon pas ndarjes së tij nga jeta. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braçe thotë se i është gjithmonë mirënjohës Bashkimit duke kujtuar kohën kur ai u zgjodh kryetar bashkie në Gjirokastër, ndërsa Braçe ishte një socialist i ri. Më pas rrugëtimi i tyre vazhdoi gjithmonë bashkë nga Berati në Lushnje e deri në tribunat e stadiumit duke bërë tifo për të kuqtë.

“Shpirti yt ndritte shume lart! Nje Shqiperi e tere te eshte mirenjohese per sherbimin tend ne diten me te zeze te saj! Vllai im! Ne te dy e nisem ketu, ne Gjirokastren tende, nje dite maji te vitit 1995; ti si kryetari me i mire i asaj bashkie ndonjehere dhe une si nje socialist i ri, ne takimin e socialisteve te rinj atje.

Prej asokohe nuk u ndame me; Bashke u rritem, bashke jetuam, bashke luftuam cdo beteje, bashke fituam! Ishe rreze drite ne erresiren e Marsit 1997, ishe shpresa e re ne vendin e mbaruar po ate Mars; Ti u bere urtesuesi, pajtuesi i gjithkujt, PIKA THEMELORE E RINGRITJES SE KETIJ VENDI! E mbaj me vete optimizmin tend ate nate, fjalen tende te pare per mua e une per gazeten: SHPRESE E RE! Ti ja dole! Vendi u ringrit edhe prej teje, fale teje, miresise, dashurise, optimizmit, pasionit, forces se ZEMRES TENDE TE MADHE!

Te jam mirenjohes BASHKIM, pa fund! E mban mend qe ti me prezantove ne POLICANIN e zhuritur ne Qershorin e 1997?! A e mban mend sa gezim solle me vete atje dhe gjithe rruges per atje ne nje stafete njerezore qe skish fund?! A i mban mend brohoritjet e njerezve te zakonshem si ti?!Aty u shenjua qe te vijonim bashke betejat; Ti ne Kucove e une ne Berat. Ti ne Lushnje e une ne Divjake. Nuk e di, por fati e ka sjelle qe une te eci ne gjurmet e tua; ku ishe ti, punove ti, luftove ti, fitove ti, vijova une! Eshte nje jete e tere keshtu, 24 vite!

Tani jam ne gjunje, me lotet qe mbysin fjalet; po do ringrihem edhe per ty! Kemi beteje per te bere ende, ne Lushnje e Divjake; Do cojme deri ne fund punet qe nise ti, do mbajme cdo premtim tendin per njerezit atje, tani edhe si AMANETI I BASHKIMIT. Aaaa po, do vijoj te luaj futboll Bashkim, edhe per ty! Ne te dy as aty nuk u ndame, nje pasion i madh qe na beri bashke edhe si te kuq, ne fusha e tribuna; Qemal Stafen kurre nuk e mbushi kaq asnje tjeter vec teje e Kombetares se Shqiperise! Kryeministri qe zbriti ne fushe ne vitin e zi, dha gezim edhe nga nje fushe futbolli! Te qofte i lehte dheu ne gjoks vellai im! Rruga me ty ishte me e bukura rruge qe kam bere ndonjehere!”, shkruan Braçe.

Lexo edhe :  Rama ndan pamjet: Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnje po rilind me klasa të reja

Të fundit

Kur ekrani prekte yjet, një kujtesë për kinemanë që jetoi në makinë

Përgatiti: Leonard Veizi Ishte një mbrëmje e ngrohtë pranvere, kur ndodhi një ngjarje që do të ndryshonte mënyrën se si...

Myslimanët shqiptarë falin Kurban Bajramin te ‘Dëshmorët e Kombit’, luten për Gazën

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Falja e Kurban Bajramit këtë vit nuk u bë në Sheshin Skënderbej, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”....

Ndeshja me Serbinë, De Biasi tregon formulën e fitores: Duhet të mendojmë vetëm…

Ish trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi komentoi për emisionin Top Story në Top Channel ndeshjen e së shtunës Shqipëri-Serbi. Çfarë mbani mend nga ndeshja...

Kurban Bajrami në Mekë: Një pelegrinazh mes sakrificës dhe mrekullisë

Kujtimet e një shqiptari për Haxhin e vitit 1998 Nga Leonard Veizi Teksa avioni ulej në pistën e pafundme të Xhidas, pelegrinët shqiptarë ndienë se ëndrra...

Avokati: Veshjet shiten deri 50 herë më shtrenjtë se çmimi i prodhimit!

Avokati Ili Gërdupi tha më studion e Quo Vadis në Vizion Plus se çmimet e veshjeve shiten deri në 50 herë më shumë se...

Lajme të tjera

Web TV