Policia italiane ka venë në pranga një 49-vjeçar shqiptar, pas një debati me vajzën e tij. Kjo e fundit ka telefonuar menjëherë policinë për ndihmë, pasi mendoi se babai do ta qëllonte me armë.
Ngjarja ka ndodhur në Arrezo të Italisë mbrëmjen e kaluar dhe debati ka lindur pasi babi i vajzës nuk miratoi lidhjen e saj me një bashkëmoshatar.
Shqetësimi i vajzës lindi nga fakti që babai i saj, pas grindjes, kishte shkuar pranë një depoje të vendosur në kopshtin prapa shtëpisë dhe kishte marrë një objekt që i ngjante një arme. Kur policia shkoi në vendin e ngjarjes gjeti disa pjesë të çmontuara të një arme e cila nuk ishte e regjistruar dhe pa numër serie.
Ndërkohë gjatë kontrolleve policia gjeti në shtëpinë e shqiptarit dhe 1.5 kg marijuanë e ndarë në dy pako, pas kësaj policia arrestoi 49-vjeçarin i cili u dërgua në burg.