Detaje të reja nga arrestimi i babait të Arbër Çekajt/ Ja çfarë u tha ai policëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja dalin në dritë nga operacioni që çoi në sekuestrimin e 49 kilogramëve kokainë, që ishte fshehur mes bananeve në portin e Durrësit, në pronësi të Selim Çekajt, i cili u arrestua nga ana e Policisë.

Burime bëjnë me dije se 72-vjeçari Selim Çekaj është shprehur se ai ka porositur vetëm banane, dhe i takon Policisë që të zbulojë se kush e ka vendosur kokainën në kontenierët me fruta.

“Gjejeni ju se kush e ka futur drogën, unë jam tregtar frutash”, mësohet se është shprehur në Polici Selim Çekaj.

Operacioni i Policisë është koduar me emrin “Mersin” duke iu refeuar portit në Turqi nga ku është nisur kontenieri me banane.

Mësohet se kokaina ishte e ndarë në 31 pako, e cila ishte vendosur në muret e jashtme të kontenierit me banane. Burimet bëjnë me dije se kontenieri i bananeve ka dalë me pullë të kuqe gjatë kontrollit në port, ndërsa Selim Çekaj ka kërkuar që ai të hapej.

Operacioni në vendin tonë është kryer nga drejtoria e Policisë së Shtetit në mbështetje dhe nga drejtoria e doganave.

Mësohet se Selim Çekaj është mbajtur për rreth një muaj në vëzhgim nga ana e Policisë, ndërkohë që historia përsëritet, pasi njësoj si djali i tij Arbëri, ai pretendon se ka përgjegjësi vetëm për ngarkesën me banane, dhe jo se çfarë është vendosur në kontenier.

Vetë Arbër Çekaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe ka apeluar vendimin e dhënë nga GJKKO me 14 vite burg, por duket se arrestimi i të atit të tij, po për kokainë, nuk i shërben aspak justifikimit të tij se është i pafajshëm.

Procesi ndaj Arbër Çekajt ka marrë një vëmendje mjaft të madhe në vendin tonë, ku seancat në ngarkim të tij janë ndjekur dhe nga përfaqësues të ambasadës amerikane në vendin tonë, ndërsa Donald Lu e konsideroi biznesmenin e bananeve një ”peshk të madh”.

Lexo edhe :  Kush është shqiptari me rreth 50 dënime që u lejua të qëndrojë në Britani (EMRI)

Policia njofton se gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në disa kontenierë në portin e Durrësit, u bë e mundur që në njërin prej tyre, i cili ishte i ngarkuar me banane dhe ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Maminas, me administrator Çekaj, të gjendej dhe sekuestrohej në cilësinë e provës materiale rreth 49 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Të fundit

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do...

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje të dhunshme brenda vetë kampit...

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete për rritjen e prodhimit vendas...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Lajme të tjera

Web TV