Zbulohet “shtëpia e barit” në Lushnje/ Arrestohen tre “pronarët”, një tjetër në kërkim (Emrat+Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Lushnjes për shkak se akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ndërkohë një i tretë është shpallur në kërkim.

Të arrestuari janë Fiqiri Dedej, Kreshnik Ibraliu, Klevis Likja. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur katin e parë dhe katin e tretë të banesës së 53-vjeçarit Fiqiri Dedej, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën 170 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në këtë banesë është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, si: pajisje elektrike, llamba elektrike termale, bidonë me lëndë ushqyese për bimët narkotike, kapikorta (pajisje me të cilat ishte bërë lidhja e paligjshme e energjisë elektrike).

Gjatë operacionit, në banesën e shtetasit Fiqiri Dedej. është gjetur dhe sekuestruar dhe një armë gjahu pa leje.

Njoftimi i policisë:

Policia zbulon brenda një banese, një ambient të përshtatur si laborator, që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.

Sekuestrohen fidanë kanabisi, pajisje të ndryshme elektrike dhe një armë gjahu.

Bien në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra më parë në rrugë policore, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit antikanabis të koduar “Laboratori”.

Lexo edhe :  Çahet argjinatura e kanalit të Porto-Romanos, banorët akuzojnë firmën, kërkojnë ndërhyrje

Gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Fiqiri Dedej., 53 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë.
Kreshnik Ibraliu, 30 vjeç, banues në Lushnjë.
Klevis Likja., 38 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi K. K., 31 vjeç, banues në Fiershegan, Lushnjë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur katin e parë dhe katin e tretë të banesës së 53-vjeçarit F. D., me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën 170 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në këtë banesë është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, si: pajisje elektrike, llamba elektrike termale, bidonë me lëndë ushqyese për bimët narkotike, kapikorta (pajisje me të cilat ishte bërë lidhja e paligjshme e energjisë elektrike).

Gjatë operacionit, në banesën e shtetasit F. D. është gjetur dhe sekuestruar dhe një armë gjahu pa leje.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Të fundit

Ngjela: Sllavët bërtasin nga frika e shqiptarisë

Avokati Spartak Ngjela, thotë se koha ndryshoi në favor të shqiptarisë, por koha duhet tani të ndihmohet nga shqiptaria.  ”Sllavët...

Ky vend shkurton orët e punës, pa ndryshuar pagën!

Ministrat spanjollë kanë rënë dakord të martën që të shkurtojnë javën e punës në 37.5 orë, pa ndryshim në pagë, pavarësisht kundërshtimit nga shoqatat...

Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale po çmend botën

Bota e robotikës po përparon me shpejtësi dhe robotët humanoidë po bën dalëngadalë pjesë e të përditshmes tonë. Në Konferencën e fundit për Mësimin e...

10 vite nga krijimi i AKZM/ Rama: Institucion që na bën krenarë për punën që bën

Plot 10 vite nga krijimi për herë të parë i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Një institucion i cili na bën krenarë për punën...

Shtrenjtohet bileta e autobusit, zgjatet dhe koha e pritjes në stacion

Këshilli bashkiak i Korçës ka vendosur që nga muaji shkurt bileta e autobusit do të shtrenjtohet, madje edhe koha e pritjes për qytetarët në stacione do...

Lajme të tjera

Web TV