“Pse po i falen 84 milionë euro koncesionarit të Rinasit?”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Klodian Tomorri

Pazari që po fal 84 mln euro tek koncesionari i Rinasit

Në verën e vitit 2018, ministrat respektivë të Infrastrukturës dhe Financave, Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj lëshuan një urdhër të përbashkët për auditimin ekonomik të koncesionit të Rinasit. Menjëherë pas urdhërit, qeveria shqiptare dhe kompania koncesionare TIA, ranë dakord që eksperti i pavarur i auditimit do të ishte gjigandi ndërkombëtar BDO.

Pas 6 muaj auditimi intensiv, në janar të vitit të kaluar, BDO e paraqiti raportin në qeveri. Gjetjet ishin tronditëse. Kompania koncesionare kishte fituar 84 milionë euro më shumë nga skenari i miratuar në kontratën koncesionare, ndërsa aksionerët e saj kishin shpërndarë 66 milionë euro më shumë dividentë nga ky skenar.

Në nenin 19.4 kontrata koncesionare e Rinasit i lejon secilës palë që në rast disbalance ekonomike nga skenari bazë të kërkojnë kompesim të plotë. Pra gjetjet e auditimit i jepnin automatikisht të drejtë qeverisë shqiptare të kërkonte 84 milionë euro nga koncesionari i Rinasit. Këto para mund të merreshin në tre forma; direkt në buxhetin e shtetit, duke ulur tarifat për qytetarët ose duke detyruar kompaninë të bëntë investimet. E shkruar e zezë mbi të bardhë në kontratën koncesionare.

Në kohën kur BDO dorëzoi raportin, Edi Rama ndryshoi qeverinë. Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj u larguan për t’ja lënë vendin Belinda Ballukut dhe Anila Denajt. Megjithatë BDO e paraqiti raportin në një mbledhje të posaçme në Ministrinë e Infrastrukturës, ku ishin të pranishëm drejtuesit e kompanisë koncesionare, ministri në ikje Gjiknuri, ai i Financave, Arben Ahmetaj si dhe dy zëvendësuesit e tyre, Belinda Balluku dhe Anila Denaj.Pavarësisht tranzicionit të ministrave, qeveria u duk e vendosur të kërkonte mbrpasht paratë që u përkisnin qytetarëve shqiptarë.

Në prill të vitit të kaluar, pas skandalit me vjedhjen e 10 milionë eurove në Rinas, Belinda Balluku kërcënoi publikisht kompaninë koncesionare për prishjen e marrëveshjes së koncesionit duke e akuzuar për cënim të sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Po në prill, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim, ku autorizoi Ministrinë e Infrastrukturës dhe Avokaturën e Shtetit të pajtonin një konsulent ligjor, i cili do të këshillonte qeverinë se si të rekuperonte 84 milionë euro nga koncesionari.

Lexo edhe :  Këmbimi valutor 11 gusht/ Dollari dhe euro lëvizin lehtë, si qëndrojnë monedhat e tjera

Sipas kontratës koncesionare fillimisht duhet të nisnin negociatat me kompaninë dhe në rast mosdakortësie, qeveria duhet të shkonte në arbitrazh, ku e kishte fitoren e sigurtë. Por nga ky moment ka pllakosur heshtja. Pavarësisht interesimit të gazëtarëve për këtë çështje Ministria e Infrastrukturës nuk jep më asnjë shpjegim, madje duke mos ju kthyer përgjigje as kërkesave zyrtare siç e detyron ligji për informimin publik.

Çfarë ndryshoi në marrëdhënien e qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Infrastrukturës me koncesionarin? Zyrtarisht nuk ka asnjë përgjigje. Por pak kohë më parë, kompania, që ka me koncesion aeroportin ndryshoi administratorin, një person i konfliktuar disa herë publikisht me ministren e Infrastrukturës. Njëkohësisht, në verën e vitit të kaluar, nisi fluturimet edhe kompania flamur Air Albania.

A ishin këto dy faktorët që vendosën paqen mes qeverisë dhe koncesionarit të aeroportit? Kjo nuk dihet me siguri. Për më këto kanë qenë marrëveshje okulte dhe jo transparente me publikun.

Ajo që dihet me siguri është se koncesionari i aeroportit duhet tu kthejë qytetarëve shqiptarë 84 milionë euro dhe që qeveria është e detyruar me ligj t’i marrë këto para nga koncesionari. Por dikush në qeveri është duke shkelur ligjin dhe duke falur 84 milionë euro, ndoshta me pazare okulte. Dhe ky është një nga skandalet më të mëdha financiare, që ka përfshirë ndonjëherë këtë vend.

Të fundit

Shifra e çmendur/ Ja sa i kushtoi Cristianos unaza që i propozoi Georginës

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë shpallur martesën më 11 gusht, pas tetë vitesh lidhjeje, dhe unaza gjigante e...

Çarls Bukovski, zëri i papërpunuar i rrugëve amerikane

16 gusht 1920 – Lindja e shkrimtarit Nga Leonard Veizi Në fytyrën e tij, rrudhat nuk ishin vetëm shenja moshe, por harta e netëve të gjata...

Melania letër Putinit/ Zonja e parë ngre shqetësimin për fëmijët e rrëmbyer gjatë luftës

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, i ka dërguar një letër personale presidentit rus, Vladimir Putin, duke ngritur shqetësimin për fatin e fëmijëve...

Ndezi zjarr në tokën e tij, situata del jashtë kontrollit, arrestohet 65-vjeçari në Berat

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të Policisë, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies në...

Progres, por jo marrëveshje: Çfarë ndodhi në takimin mes Trump dhe Putin?

Me avionë luftarakë, një qilim të kuq dhe një slogan shpresëdhënës – “Në kërkim të Paqes” – të ngjitur në mur, Presidenti Donald Trump...

Lajme të tjera

Web TV