Përsëritet rundi i parë i votimit për president të Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në votimin e parë duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim.

Tre deputetët e LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj, nuk kanë marrë pjesë në votim në rundin e parë, duke bërë që të jenë vetëm 78 vota.

Kështu, është përsëritur rundi i parë i votimit për president.

E plotësuar, 20:40: Kuvendi i Kosovës ka nisur raundin e parë të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

 

 

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani-Sadriu, e cila në këtë garë, për kundërkandidat do të ketë Nasuf Bejtën.

Pas prezantimit zyrtar të dy kandidatëve, kuvendi autorizoi Komisionin për legjislacion dhe mandate që të verifikojë nëse kandidatët për president plotësojnë kushtet për garë. Komisioni, pas një mbledhjeje, tha se të dy kandidatët plotësojnë kushtet për kandidim.

Të pranishëm në sallë janë 82 deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të komuniteteve joserbe. Po ashtu e pranishme në seancë është edhe Albena Reshitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në nisje të seancës ishte i pranishëm edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe deputeti Bedri Hamza, por më pas ata lëshuan sallën, raporton Telegrafi.

Deputetët e tjerë të AAK-së, të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Listës Serbe, po i bojkotojnë punimet e kësaj seance.

E plotësuar: Nis seanca, Osmani e Bejta plotësojnë kushtet për president – hapet rruga për votim

Komisioni për Legjislacion ka konstatuar se kandidatët i plotësojnë kushtet e parapara për t’u zgjedhur president, andaj mund të procedohet me votim.

Komisioni për Legjislacion ka konstatuar se kandidatët i plotësojnë kushtet e parapara për t’u zgjedhur president, andaj mund të procedohet me votim.

E plotësuar: Me shumicë është autorizuar që të marrë punën Komisioni për Legjislacion për verifikimin e kushteve të kandidatëve të nominuar për president.

Kuvendi ka shkuar në pauzë prej 15 minutash.

E plotësuar: Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca e jashtëzakonshme, ku pritet të votohet për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Të pranishëm në sallë janë 84 deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të komuniteteve joserbe. Po ashtu e pranishme në seancë është edhe Albena Reshitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si dhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe deputeti Bedri Hamza.

E plotësuar, 19: 37: Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të mblidhen në sallën e seancave parlamentare për votimin e presidentit.

Po ashtu edhe deputetët e LDK-së, tash më kanë hyrë brenda.

Ndërkaq, PDK dhe AAK kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në votimin e Osmanit.

E plotësuar: Kanë kaluar një orë që kur është dashur të niste seanca për zgjedhjen e presidentit. Seanca ishte paraparë të nis në ora 18:00, por deri me tani ende deputetët nuk kanë hyrë në sallë.

Seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës

Së shpejti pritet të nis seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Vendimi për mbajtjen e seancës është marrë pas kërkesës së 41 deputetëve.

Për postin e presidentit kandidojnë: Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta. Që të dy në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë kandiduar me Listën e Osmanit, që garoi në kuadër të listës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Pa pjesëmarrje në votim të të gjithë deputetëve të LDK-së, Vetëvendosje do ta ketë të pamundur të zgjedhë presidentin e Kosovës.

LVV ka 58 ulëse në kuvend, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 15.

PDK ka 19 deputetë dhe

AAK ka tetë deputetë;

Nga komunitetet, Lista Serbe, në zgjedhje i ka fituar dhjetë ulëset e garantuara; dy ulëse i ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe nga një ulëse kanë fituar partitë boshnjake Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Unioni Socialdemokrat, sikurse edhe Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës.

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota për të deputetëve.

Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Pro votimit të Osmanit janë deklaruar komunitetet joserbe, ndërsa partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë shprehur kundër.

Lista Serbe nuk është deklaruar.

Të fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin

Ditët e fundit të këtij viti dhe fillimi i vitit 2025 do të vazhdojnë me mot të qëndrueshëm, temperatura...

“IdentiTek”: Nuk do të ketë aplikime për dokumente biometrike në 31 dhjetor

Shoqëria “IdentiTek” e prodhimit të dokumenteve të identitetit njofton se në datë 31 dhjetor, ditë e martë, nuk do të ketë aplikime për shtetasit. Ky...

Balluku në Unazën e Madhe të Tiranës: Hapet ditën e hënë për qarkullimin e automjeteve

Pasditen e së hënës Unaza e Madhe e Tiranës do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve. Aktualisht po punohet për detajet e fundit...

Gjermani, presidenti shpërndan parlamentin: Zgjedhje të reja në 23 shkurt

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier vendosi të shpërbëjë Bundestagun dhe të shpallë e parakohshme, të domosdoshme në këtë pikë për shkak se qeveria e...

Psikologjia e turpit: Pse e ndiejmë dhe si ta përballojmë?

Nëse jeni ndjerë ndonjëherë të turpëruar për diçka që keni bërë apo diçka që ju ka ndodhur, nuk jeni vetëm. Turpi është një emocion...

Lajme të tjera

Web TV