Efektivja me kokainë në Itali, Policia Shqiptare: E hoqëm në 2017

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më herët mediat italiane raportuan arrestimin e dy shqiptarëve, ku një prej tyre ishte efektive e Policisë së Shtetit. Ata u kapën në flagrancë me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.

Mësohet se u ndaluan në komunën e Garbagnate, në afërsi të Milanos, ndërsa ishin duke transportuar drogën me një makinë tip ‘Renault Clio Sw’. Bëhet fjalë për një shtetas 29 vjeçar dhe një grua me inicialet  F.Z po 29 vjeç, e cila sipas mediave italiane ishte efektive e policisë shqiptare.

Menjëherë pas këtyre raportimeve, Policia e Shtetit ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Ku sqaron se 29-vjeçarja shqiptare e arrestuar në Itali nuk është më pjesë e Policisë së Shtetit që prej vitit 2017.

Më tej ajo sqaron se 29-vjeçarja ka qenë efektive në policinë e Vlorës në vitin 2017 dhe më tej është larguar pasi nuk fitoi të drejtën për tu pajisur me Certifikatën e Sigurisë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në lidhje me një shtetase të arrestuar me lëndë narkotike nga autoritet policore italiane e cila është prezantuar si punonjëse e Policisë shqiptare sqarojmë opinionin publik se:

Shtetasja e arrestuar F. Z., 29 vjeçe nuk është më pjesë e Policisë së Shtetit që prej vitit 2017.

Ajo ka qenë efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe në vitin 2017 është larguar nga Policia e Shtetit pasi nuk fitoi më të drejtën për tu pajisur me Çertifikatë Sigurie.

Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët e Karabinierisë në Milano, nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës në Bari për rastin në fjalë.

Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët me qëllim evidentimin dhe goditjen e elementëve kriminal që ushtrojnë veprimtari kriminale./Fjala.al

 

Të fundit

Sa kushton projekti i këmbësorëve në ish-Bllok?

Rreth 3 milionë euro do të jetë projekti që pritet të transformojë ish-Bllokun në zonë këmbësorësh. Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë,...

Dibër, muajt e parë të vitit me fluks të shtuar virozash në spitalin rajonal

Dy muajt e parë të këtij viti kanë sjellë një fluks të shtuar të të prekurve nga virozat stinore. Mjekja infeksioniste pranë Spitalit Rajonal Dibër,...

Studimi i ri: Evropa do të ketë miliona vdekje nga i nxehti

Një studim i ri zbulon se temperaturat ekstreme – kryesisht nxehtësia – parashikohet të vrasin deri në 2.3 milionë njerëz në Evropë deri në...

Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, nuk raportohet për të lënduar

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në periferi të qytetit të Korçës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve paraprake, ka dëme...

Primaret e PD, mbyllet procesi i votimit në 12 qarqet e vendit

Është mbyllur votimi për primaret e PD-së në 12 qarqet e vendit. Në Lushnjë ka pasur së paku 1440 votues, ndërsa procesi është shtyrë deri...

Lajme të tjera

Web TV