Vrasja e Bardhok Pllanaj/ Zbardhet takimi i Ardi Veliut në policinë e Shkodrës, porositë që i dha atyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas dy orësh ka përfunduar takimi i Ardi Veliut në Policinë e Shkodrës. Bëhet me dije se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes ku mbeti i vrarë Bardhok Pllanaj.

Veliu ka kërkuar ekzaminimin e provave të sekuestruara zyrtarëve të policisë së Shkodrës dhe grupit hetimor.

Gjithashtu mësohet se Veliu i ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjitha strukturat për zbardhjen e vrasjes së Bardhok Pllanajt, ngjarje që tronditi qytetin e Shkodrës.

Kush është Bardhok Pllanaj? Bardhok Pllanaj, nuk është një emër i panjohur për policinë. Disa vite më parë 47-vjeçari i ekzekutuar këtë mbrëmje do trazonte politikën e vendit, pasi ndërsa ishte i shpallur në kërkim për trafik droge u fsheh në automjetin e ish-deputetit të Kuvendit në vitit 2014, atë të Mark Frrokut, duke i shpëtuar arrestimit.

Ai ishte shpallur person në kërkim pak kohë pas aksionit të njohur si “Operacioni i Vilunit” në atë kohë në zonën e Shkodrës. Pllanaj i ka shpëtuar arrestit të policisë mesnatën e datave 1 dhe 2 Tetor 2014, pasi rezultoi i fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku. Në atë periudhë, Pllanaj sshtë mbajtur në vëzhgim nga forcat operacionale kundër narkotrafikut.

Sipas raportit të dorëzuar nga agjentët e vëzhgimit në atë kohë, thuhet se Pllanaj gjatë gjithë ditës së Tetorit 2014 ka qenë nën vëzhgim, ku përshkuhen me detaje lëvizjet e tij, makinat që ka ndërruar si dhe lokalet që ka frekuentuar. Në mesnatë 47-vjeçari, ka hipur në makinën e ish deputetit.

Rreth orës 1 pas mesnate të datës 2 Tetor, makina e ish deputeti Frroku është nisur në drejtim të Laprakës, ku policia, nga frika e largimit të personit të shpallur në kërkim, organizoi një postbllok në Kamëz, pranë Bulavardit Blu. Në momentin që makina afrohet, policia e ndalon atë, por nuk mundet të hapë dyert që ishin të bllokuara nga brenda dhe më pas agjentët janë larguar duke lënën të lirë Pllanajn.

Lexo edhe :  Rënie e ndjeshme temperaturash/Reshje shiu dhe dëbore, si pritet të jetë moti gjatë ditës

Në tetor të vitit 2018 Bardhok Pllanaj u arrestua nga policia e cila në bashkëpunim me prokurorinë e Shkodrës e vunë në pranga për veprat penale pastrim parash, falsifikim të dokumenteve dhe ndërtim pa leje.

Policia e Shkodrës në atë kohë tha , Bardhok Pllanaj kishte filluar ndërtimin e një objekti 10-katësh pa u pajisur me dokumentet përkatëse. Objekti i ndërtimit kapte vlerën e 2 milionë Eurove dhe dyshohej se ishte financuar nga të ardhura të trafikut të drogës. Për këtë arsye, godina 10-katëshe u sekuestrua nga autoritetet.

Të fundit

“Shqipëria është shtëpia ime e dytë”/ Ambasadori italian përfundon misionin 5-vjeçar

Ambasadori italian Fabrizio Bucci ka përfunduar misionin e tij 5-vjeçar në Shqipëri. Në një intervistë që përkon me mbylljen e...

Balluku për marrëveshjen Shqipëri-Itali-Emiratet: Rrugë e gjatë dhe sfiduese

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes trepalëshe mes Shqipërisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Italisë...

Mot i keq, apo bukuri e zorshme?!

Nga Frrok Çupi Nga njëra bisedë në tjetrën e nga njëra medie në tjetrën, dëgjoj ‘Mot i keq…, mot i keq’. Këto ditë ishte vërtet dimër...

“Kurrkujt mos i raftë kjo punë”, vrasja e Ramazan Matajt, ngujohet familja Hasaj

Dy vëllezër janë arrestuar për vrasjen e Ramazan Matajt, ngjarje që ndodhi në Dragoç të Shkodrës në fillim të Janarit. Një ngjarje e rëndë...

Policia Bashkiake dhuron gjak/ Veliaj: Solidariteti dhe humanizmi na bëjnë më të fortë

Në Ditën Kombëtare të Dhurimit të Gjakut, Policia Bashkiake e Tiranës ka dhuruar gjak për ata që kanë më shumë nevojë. Kryetari i Bashkisë së...

Lajme të tjera

Web TV