Tritan Kalo jep detaje për situatën në spitale/ 3 këshilla për të mposhtur Covid dhe mesazhi për vaksinat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i njohur Tritan Kalo e ka nisur ditën me një mesazh pozitiv për qyetetarët, ndërsa ka dhënë informacion edhe për situatën në spitale.

Kalo shkruan se fatmirësisht ka rënë numri i të shtruarve në spitale, si dhe numri i vdekjeve, por nuk mund të thërrasim ende “Fitore”.

Maskë, higjienë personale e kolektive, distancim fizik, si dhe vaksinimi kur është e mundur. Këto janë këshillat që ka mjeku për qytetarët.

Kohë kovidiane…. 11.04.2021…. Dita e punës fillon herët në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT/Covid-1….Turni i parë është aty duke u përkujdesur me dashuri e profesionalizëm, për të së prekurit nga forma të rënda të infeksionit Sars-Cov2/Covid-19….Mosha e të shtruarve varion nga 31-72 vjeç, me ose pa sëmundje bashkëshoqëruese….Numri i të shtruarve vërtet ka rënë kohët e fundit, fatmirësisht edhe humbjet e jetëve të të prekurve nga kjo “flamë mbarëbotërore”, por kemi ende udhë për të bërë deri sa njëzëri të thërrasim FITORE!!!…. Në ndërkohë miq, të afërm, kolegë e bashkëkombas mos e nënvlerësoni efektshmërinë e trinomit të masave: MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim fizik kur dhe ku është e mundëshme), si dhe mundësinë e të Vaksinuarit me rastin më të parë që ju ofrohet….T’i mundësojmë vetes një jetë me sa më pak rrezikshmëri nga virusi jetëlëndues e jetëmarës i Sars-Cov2/Covid-19….Përkushtimi, Puna, Profesionalizmi dhe Përkujdesja e jonë ndaj jush KURRË nuk do të mungojë…Together forever!!!, shkruan Tritan Kalo.

Të fundit

Berisha sfidon Ramën, kërkon debat publik

Ish- kryeministri Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Rama më një debat publik. Ai i ka kërkuar që mos...

Rama: SPAK-u, fryt i vizionit tonë politik, jo i të huajve

Në një deklaratë të gjatë, Kryeministri ka përshkruar angazhimin e Partisë Socialiste në Reformën në Drejtësi, përballjen me akuzat politike dhe sfidat personale si...

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë

Java që presim përpara pritet të jetë një javë “tipike” dimri me reshje shiu dhe dëbore por në mesin e saj dhe më pas...

Në punë mund të hasni disa pengesa…çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, dita do të jetë dinamike. Është e rëndësishme të ruani qetësinë dhe të shmangni reagimet...

Lajme të tjera

Web TV