Vizitat në muze dhe parqet arkeologjike tashmë do kushtojnë më shtrenjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Politika të reja çmimesh nga ana e Ministrisë së Kulturës. Nga viti i ardhshëm do kemi një rritje të çmimit të biletave për hyrjen në muze dhe në parqet arkeologjike.

Në një intervistë televizive, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, bëri të ditur se ka qenë kërkesë e institucioneve të varësisë, pasi çmimet ishin shumë të ulëta dhe nuk përballonin mirëmbajtjen e tyre.

Çmimet kanë qenë vërtet të ulta, flasim për bileta 100 lek për një hyrje, të cilat asnjëherë nuk kanë arritur të garantojnë totalisht mirëmbajtjen e siteve. Kështu që kemi ndërmarrë disa procedura, kemi hartuar disa varjante apo skenarë të mundshëm, për të arritur atë që themi së është nevoja imediate. Këto institucione, këto monumente duhet të vetëmirëmbahen dhe jo gjithmonë të agravojnë mbi buxhetin e shtetit

Ministrja Margariti foli edhe për kategoritë që përfitojnë çmime të reduktuar apo biletë falas për të hyrë në muze dhe në parqet arkeologjike.

Kemi shtuar kategorinë e fëmijëve të vegjël, e cila ishte deri në 8 vjeç por që e çuam deri në 12 vjeç. Kategorinë 12 deri 18 e kemi ulur çmimin deri në 70 pëqind, karta e studentit i është bashkuar kësaj nisme, dhe ajo është me reduktim 70 përqind. Kemi shtuar invalidët e luftës, ish të përndjekurit, veteranët, paraplegjikët dhe shoqëruesit e tyre

Për herë të parë do të aplikohet bilateria online. Maragariti tha se në fokus nuk është vetëm e ardhmja ekonomike, por politika për të afruar sa më shumë njerëzit me sitet e trashëgimisë kulturore.

Ne këtë vit kemi arritur mbi një milion vizitorë. Është hera e parë që sitet e trashëgimisë kulturore arrijnë një shifër të tillë

Lexo edhe :  '50% e miletit nuk paguante energjinë'/ Rama: Bëmë uljen e parë të çmimit që nga 1990

Ministrja e Kulturës, Margariti, tha gjithashtu se një instrument i rëndësishëm është edhe monitorimi, për të qenë transparent dhe për të marrë masa në raste shkeljesh./ Fjala/al

Të fundit

Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, nuk raportohet për të lënduar

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në periferi të qytetit të Korçës, ku dy makina janë përplasur me...

Primaret e PD, mbyllet procesi i votimit në 12 qarqet e vendit

Është mbyllur votimi për primaret e PD-së në 12 qarqet e vendit. Në Lushnjë ka pasur së paku 1440 votues, ndërsa procesi është shtyrë deri...

28-vjeçari australian u zhduk në Valbonë! Flet vëllai: Më njoftoi pronari i hotelit

Vëllai i një australiani 28-vjeçar , quajtur Cameron, që është zhdukur në Valbonë, teksa ishte duke eksploruar vendin, ka folur më tepër për ngjarjen. Sipas...

3 pikë të arta për Elbasanin, tjetër disfatë e Partizanit

Elbasani mundi 2-0 Partizanin, në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”. Të besuarit e Gvozdenovic festuan në minutën e 37-të, teksa Musta ekzekutoi saktë...

Testamenti i Anastasit: I fal ata që më penguan…

Testament i Kryepiskopit të Tiranës, Durrës dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit: “I bekuar qoftë emir yt o Zot. Me mirënjohje të thellë reflejktoj mbi vitet që...

Lajme të tjera

Web TV