“Si guxon të vish këtu dhe…”/ U nisën për mirë por ministrat e Greqisë dhe Turqisë përplasen në konferencë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Greqisë u përplasën hapur të enjten në një konferencë të përbashkët shtypi në Ankara, e cila filloi me shpresat për përmirësimin e marrëdhënieve por degjeneroi në akuza të ashpra nga të dyja palët.

Në përpjekje për të zbutur tensionet rreth mosmarrëveshjeve territoriale në Mesdheun lindor, Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias u takua me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe Ministrin e Jashtëm, Mevlut Cavusoglu, vizita e parë kjo mes dy palëve që nga viti i kaluar, kur flotat e dy vendeve ishin në prag të përplasjeve.

Por atmosfera, që nisi e përzemërt në një paraqitje mediatike pas takimeve, u acarua shpejt, kur ministri Dendias tha se shkeljet e sovranitetit grek do të përballeshin me sanksione dhe ministri Çavusoglu i quajti komentet e tij “të papranueshme”.

“Ju vini këtu dhe përpiqeni të akuzoni Turqinë, për t’i dhënë një mesazh vendit tuaj. Unë nuk mund ta pranoj këtë,” tha Çavusoglu në përgjigje të komenteve.

Dy vendet janë aleatë në NATO por kanë mosmarrëveshje për shumë çështje, të tilla si pretendimet për shtrirjen e shelfeve të tyre kontinentale në Mesdhe, hapësirën ajrore, burimet e energjisë, Qipron e ndarë etnikisht dhe statusin e disa ishujve në Egje.

Tensionet u ndezën verën e kaluar kur Turqia dërgoi një anije eksplorimesh në ujërat e diskutueshme të Mesdheut, por janë zbutur pak pasi Ankaraja tërhoqi anijen dhe dy vendet rinisën bisedimet mbi mosmarrëveshjet mes tyre pas një ndërprerje pesë-vjeçare.

Pasi shprehu fillimisht mbështetjen e Greqisë ndaj aspiratave turke për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ofroi një axhendë të re për të ringjallur marrëdhëniet, Dendias akuzoi Turqinë për dërgimin e përsëritur të avionëve mbi territorin grek.

Lexo edhe :  Në det të hapur!/ Foshnja vjen në jetë në një gomone emigrantësh

“Pozicioni i Greqisë është i qartë. Turqia ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe ligjin detar në Egje dhe në Mesdheun lindor,” tha ai.

Cavusoglu e hodhi poshtë akuzën, duke thënë se Turqia nuk ka shkelur sovranitetin grek në punimet e saj të shpim-kërkimit. Ai e Athinën se po i kthen mbrapsht migrantët në Egje.

“Kur hyjmë në akuza të ndërsjella, ne kemi shumë për t’i thënë njëri-tjetrit. Nëse doni të vazhdoni me këto argumente dhe tensione, jeni i lirë ta bëni, por do ta bëjmë edhe ne,” shtoi ai.

Megjithatë, të dyja palët thanë se dëshirojnë të vazhdojnë të përpiqen për të zgjidhur mosmarrëveshjet me dialog./VOA

Të fundit

Rëndohet situata në Qafën e Ulzës, në mjetet e bllokuara ka edhe të sëmurë

Është rënduar më tej situata në aksin nacional Burrel – Milot në vendin e quajtur Qafa e Ulzës. Qindra mjete...

Mbi 50 të plagosur nga përplasja e tramvajeve në Francë

Dy tramvaje janë përplasur në Strasburg në Francën lindore duke shkaktuar dhjetëra të plagosur, por asnjë kritik, thanë autoritetet. Aksidenti ka ndodhur gjatë mbrëmjes...

Çfarë dihet deri më tani për zjarret në Kaliforni?

Kalifornia po vazhdon të përballet me zjarret që kanë nisur tash e disa ditë ndërsa po shkakton viktima dhe dëme materiale. Autoritetet e qarkut të...

Tentativë për vjedhje në një pallat në ndërtim, ndërhyn policia dhe FNSH në Vlorë

Një telefonatë alarmuese ka vënë në lëvizje policinë e Vlorës dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë (FNSH). Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”,...

Proda: “Lufta kundër së keqes nuk mund të bëhet vetëm”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mori pjesë në takimin “Një kafe me miqtë” që u zhvillua në sallën...

Lajme të tjera

Web TV