Frymëzuese/ Përkujdesej për të birin e sëmurë, 23-vjeçarja diplomohet nga spitali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Valeria Carannante, 23-vjeçarja italiane është prova e fuqisë së dashurisë së nënës dhe vullnetit madhështor.

Historia e saj është frymëzuese! Valeria nëna e re e një djali vetëm 1 vjeç e gjysmë, prezantoi diplomën e saj të universitetit nga spitali, duke marrë pikë maksimale, teksa po kujdesej për vogëlushin e saj i cili vuan nga hipertensioni arterial.

Valeria arriti të diplomohej shkëlqyeshëm për “Shkenca Edukimi”.

Ajo ka pasur “krah” edhe ekipin mjekësor të cilët i ka falënderuar përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, për përkujdesen maksimal të treguar ndaj të birit.

“Falënderoj të gjithë ekipin e departamentit të nefrologjisë Santobono, për të gjithë kujdesin që po i japin të voglit tim. I falenderoj që më kanë treguar për gjendjen e tij shëndetësore si dhe për mbështetjen që i kanë dhënë në ditët më të vështira. Falënderoj profesor Pecoraro, një mjek, dhe një njeri të jashtëzakonshëm, për atë që bëri për djalin tim.”, shkruan ajo në postim.

Lidhur me këtë histori, ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Bacoli, Josi Della Ragione i cili u shpreh se e ka lexuar me shumë emocion historinë e Valerias.

Sipas tij kjo është prova e pasionit, dashurisë, këmbënguljes dhe meriton duartrokitje.

Gjendja shëndetësore e vogëlushit është tashme e qëndrueshme.

Të fundit

Lezha si fushë ping-pongu, përmbysen sërish shifrat e PS dhe PD

Vijon procesi i numërimit të votave në Qarkun e Lezhës ndërsa pak minuta më parë Partia Demokratike ka kaluar...

PD denoncon arrestimet në Pogradec: Policia e njëanshme, incidenti u provokua….

Partia Demokratike ka reaguar për incidentin e një dite më parë në qendrën e votimit në Pogradec, ku policia vuri në pranga simpatizantin e...

“Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para të tjerëve”

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka theksuar edhe një herë se e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian. Duke folur për mediat...

Vllaznia-Egnatia, policia shoqëron një tifoz, kishte çantën me fishekzjarre

Policia e kryeqytetit ka bërë të ditur se ka shoqëruar në komisariat një tifoz të Vllaznisë para takimit final me Egnatian, pasi gjatë kontrolleve...

Numërohen 272 kuti në Shkodër, PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

Në Shkodër janë numëruar 272 nga 405 kuti votimi, nga ku rezulton se Partia Demokratike ka një avantazh prej 3317 votash ndaj PS-së. Deri më...

Lajme të tjera

Web TV