“Mos ta shpërdorojmë votën”/ Veliaj: Zgjidhni atë që nuk na la vetëm në kohë tërmeti dhe pandemie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I shoqëruar nga kandidati për deputet i PS-së Xhemal Qefalia, drejtuesi i fushatës së Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj, ishte sot në Zall-Herr.

Veliaj i bëri thirrje banorëve që të t’i besojnë edhe një mandat të tretë Edi Ramës sepse ai është njeriu që dëshmoi me vepra se iu gjendet qytetarëve jo vetëm në ditë të mira, por edhe në ditët më të vëshira.

“Njerëzit e jashtëzakonshëm i zbulojmë në çaste të vështira, ata janë miqtë më të mirë të jetës, që i kemi më pranë zemrës. E deshi historia që të na përballte me disa sfida, që nuk i kishte në dorë qeveria, për të kuptuar se kush janë njerëzit e mirë, ata që i zgjidhin problemet. Ishte ky moment kur ne zbuluam se Edi Rama mund të ndërtonte shtëpitë, se Edi Rama mund të sillte vaksinën, se Edi Rama mund të ndërtonte infrastrukturën dhe se Edi Rama mund të na bashkonte të gjithëve, përtej bindjeve tona, për të ecur përpara,” tha Veliaj.

Së bashku me kandidatin e PS, Xhemal Qefalia, Veliaj kërkoi nga qytetarët të mos votojnë më për ata që i zë stresi dhe braktisin punët. Nga ana e tij, Qefalia shprehu bindjen se Partia Socialiste në Zall-Herr do të thyejë rekord në këto zgjedhje.

“Këtë energji duhet ta përkthejmë në një votë të fuqishme. Mos të ndahemi! Mos të copëzohemi! Mos ta shpërdorojmë votën! Jam i bindur se Zall-Herri do thyejë rekord, ashtu siç ka thyer rekord për të ndërtuar të gjitha shtëpitë e reja të dëmtuara nga tërmeti”, tha ai.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV