Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën Elbasan-Labinot.
Sipas informacioneve mësohet se në aksident janë përfshirë disa automjete.
Nga raportimet e para thuhet se të plagosurit fatmirësisht nuk kanë lëndime të mëdha. Janë bërë vetëm dëme të shumta materiale.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.