Balla nga Belshi: Mos bini pre e provokimeve, PD dhe Meta janë të gatshëm të vrasin për pushtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Belshit, ku mbylli dhe fushatën zgjedhore.

Në fjalën e tij Balla përmendi edhe ngjarjen e rëndë që tronditi Elbasanin ditën e djeshme, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Balla u shpreh se kjo është një ngjarje që është skenuar nga Partia Demokratike dhe Ilir Meta, të cilët, sipas Ballës janë të gatshëm që për pushtet edhe të vrasin.

“Kam një pyetje për të gjithë demokratët: Kush është kryetari i PD, Lulzim Basha apo Ilir Meta? Lulzim Basha apo Sali Berisha? Unë do të thoja që Luli njëher nuk është, kjo është e sigurt. Se është Saliu, apo është Ilir Meta, kjo është një çështje tjetër.

Në Elbasan ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë, që ka ka për skenar, për autor, për iniciues, PD dhe Ilir Metën, të cilët për pushtet janë të gatshëm edhe të vrasin. Prandaj çdo qytetar i Belshit, i Elbasanit dhe i gjithë Shqipërisë duhet të kuptojë që ne kemi nevojë për një proces demokratik zgjedhor të qetë. Ne nuk duhet të biem pre e provokimeve. Thirrja ime për të gjithë socialistët, për të gjithë qytetarët e ndershëm te këtij vendi: Mos bini pre e provokimeve të ulëta, PD në gjithë këto 30 vite është identifikuar me dhunën, ka vrarë për të mbajtur pushtetin. Pjesë e këtij skenari dhune është bërë pjesë edhe i ashtuquajturi President i Republikës, i cili nuk resht në asnjë moment për të prodhuar, për të apeluar për skenare dhune.”, tha Balla.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste, përfshirë këtu edhe demokratët, pasi vota për PS, sipas tij, i bën nder edhe Partisë Demokratike.

Lexo edhe :  Hiqet tumori në kokë përmes vetullës, realizohet ndërhyrja e vështirë në QSUNT

“Prandaj thirrja ime për të gjithë votuesit është: Ju lutem, mos u provokoni, shkoni në 25 prill herët në mëngjes votoni për PS, votoni për Edi Ramën. Këtu në Belsh ne nuk mund t’i lëmë përgjysëm këto projekte të mëdha. Ne nuk mund të pranojmë dhunën si alternativë, ne duam punësim, ne duam ekonomi të fortë, ne duam shërbim shëndetësor të mirë, ne duam të çojmë në fund procesin e legalizimeve dhe unë dua t’i them çdo banori të Belshit që unë si Taulant bashkë me PS, angazhohem që çdo familje në Belsh brenda vitit tonë të parë të mandatit të ri të përfundojmë të gjithë procesin e legalizimeve në gjithë Dumrenë. Sepse e vërteta është që ajo që kemi bërë ne me legalizimet, është një histori suksesi, jo vetëm në Elbasan, por në gjithë Shqipërinë. Ne bëmë plot 230 mijë legalizime në 7 vite e gjysmë. Ne do të vazhdojmë të investojmë për procesin e urbanizimit të qytetit të Belshit. Teksa mbyllim këtë fushatë zgjedhore e bëhemi gati që më 25 prill të presim verdiktin e sovranit popull, meraku im i vetëm është ju lutem. Ky proces votimi kërkon shumë kujdes. Mos ju ndani 12-tës sepse Belshit i duhet ky mandat. Edhe demokratët i ftoj të distancohen nga lidershipi i tyre se u bën mirë dhe tyre, të votojnë 12-tën se u bën mirë për partinë e tyre.”, theksoi Balla.

Të fundit

Rama komentuesit: Partia që të ka mbushur mendjen se jam drogaxhi, më ka th*er hundën

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot “SY m’SY”, ku ashtu si në episodet e mëparshme u është përgjigjur komentuesve...

Korçë, dëbora arrin në 15 cm në disa zona, ja cilat akse janë prekur më shumë nga borra

Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë qarkun e Korçës që nga mëngjesi i kësaj të diele, duke sjellë trashësi deri në 15 centimetra...

Qeveria hap rreth 1200 pozicione të lira në administratën shtetërore! Ja kritert

Sipas vendimit më të fundit të qeverisë, për vitin 2025 janë hapur 1186 pozicione të lira për të gjithë ata që plotësojnë kriteret për...

Sulm i rëndë në spital, infermierja goditet me thikë në urgjencë

Një grua ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur me thikë nga një person në departamentin e aksidenteve dhe urgjencës ku po punonte...

Mungesa pa arsye në Kuvend, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! (Emrat)

Kuvendi i Shqipërisë ka kursyer vetëm gjatë muajit dhjetor 8 600 euro, duke përfituar nga mungesat pa arsye të deputetëve në aktivitetet parlamentare. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV