Paralajmërimi për ngjarje të tjera si ajo e Elbasanit, procedohet penalisht Xhelal Mziu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Oficerët e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër ka filluar procedimi penal dhe materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës”, në ngarkim të Xhelal Mziut kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike në qarkun Dibër.

Kjo pasi gjatë një takimi elektoral në territorin e bashkisë Dibër, Mziu , ka kërcënuar dhe ka bërë thirrrje për të nxitur dhunë duke bërë prezent ngritjen e grupeve të gatshme me pretendimin e mbrojtjes së votës.

Policia e Shtetit thekson edhe njëherë faktin se asnjë subjekt politik, organizatë apo individ nuk ka të drejtë të krijojë struktura paralele duke marrë atributet e Policisë së Shtetit dhe për këtë do të ushtrojë kontrolle të imtësishme në territor duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të këtyre strukturave të paligjshme që kryjnë veprime duke cënuar ligjin dhe të drejtat e liritë themelore të qytetarëve.

Të fundit

“Më ngritën në ajër 2-3 oficerë”/ Gjekmarkaj vazhdon dramën edhe pas daljes nga spitali

Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar përmes një deklarate publike pas daljes nga spitali, ku...

Mosbindja civile, policia arrestoi 7 qytetarë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Opozita vijoi të hënën me mosbindjen civile, duke bllokuar kryqëzimet kryesore në Tiranë, ndërsa nuk munguan as përplasjet mes protestuesve dhe policisë. Mësohet se policia...

Ish-kryebashkiaku demokrat i Shkodrës, Bardh Spahia paraqitet në SPAK

Ish kryebashkiaku i Shkodrës dhe funksionari i PD-së, Bardh Spahia është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme, raporton gazetarja Keti Banushi. Kujtojmë se Bardh...

“Shkodra Elektronike” flet për herë të parë pas fitores në Festivalin e 63 të këngës

“Shkodra Elektronike” fitoi edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës me këngën “Zjerm”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025. Të ftuar në...

Gjermani/ Pas ngjarjes në Magdeburg: Sulme ndaj migrantëve

Ende nuk dihet qartë motivi i sulmuesit në Magdeburg për sulmin vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve. Dihet vetëm që ai është shtetas saudit dhe ndodhet në...

Lajme të tjera

Web TV