Zgjedhjet 2021/ Numërohen 86% të votave në Tiranë, Partia Socialiste fiton edhe tek Njësia 7

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që prej mbylljes së procesit të votimit, Fjala.al raporton minutë pas minuti situatën aktuale të procesit të numërimit të votave në 12 qarqet e vendit.

Ora 17:28/ Partia Socialiste fiton edhe tek Njësia 7, Etilda Gjonaj: Kemi marrë më shumë vota se në 2017

Fitore spektakolare e Partisë Socialiste në Njësinë 7 në Tiranë. Kandidatja dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj komunikoi arritjen e një rekordi historik votash për PS në këtë njësi zgjedhore ku kutia e fundit e votave për partitë përfundoi në orën 15:00.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh se “Sapo u numërua vota e fundit për numrin 12 në zonën zgjedhore 37 dhe kemi regjistruar rezultatin më të lartë historik për Partinë Socialiste në këtë zonë. Pas një fushate të gjatë dhe plot entuziazëm dhe pas një maratone numërimi, jam e lumtur dhe tejet krenare të shënojmë 15,918 vota për Partinë Socialiste dhe kryetarin Edi Rama tek Njësia 7. Më shumë se në 2013! Më shumë se në 2017! Faleminderit nga zemra të gjithë banorëve të Shtatës për besimin e palëkundur tek Partia Socialiste dhe tek fushata jonë kokë më kokë me zgjedhësit.

Një falenderim i veçantë për ekipin e fushatës për sakrificat dhe pasionin. Të gjithë bashkë ia dolëm të kapim një rekord të ri elektoral tek Shtata dhe një sukses elektoral pa precedent.”

Ora 16:40/ Numërohen 86% të votave në Tiranë, ja si është rezultati

Në Qarkun e Tiranës janë numëruar 86 % e votave ku PS ka fituar thellë në kryeqytet duke marr 48.6 % të vota ose 18 mandate.

PD ka marrë 39.1 %  ose 15 mandate. LSI merr 2 mandate ose 6 % të votave dhe e Tom Doshit merr një mandat me 2.9 %.

Ora 15:08/ KQZ shpall rezultatet zyrtare, Celibashi: Sa mandate morën PS, PD dhe LSI

Pjesëmarrja në zgjedhje pas përfundimit të numërimit të votave në 4922 qendra votimi është 45.72%, ndërkohë që vijon numërimi në qarkun e Tiranës dhe Durrësit.

PSD 2.24% të votave, 3 mandate

LSI 6.85% të votave, 4 mandate

Nisma Thurje 0.64 % të votave, 0 mandate

PD-AN 39.40% të votave, 59 mandate

PS 48.67% të votave, 74 mandate

Ora 15:00/ Pret pemën dhe dëmton rrjetin elektrik, ndërpritet energjia në ZAZ-në 29 në Tiranë

Në ZAZ-në numër 29 në Tiranë pati një ndërprerje të energjisë elektrike, pasi një banor dëmtoi rrjetin e tensionit në zonë.

Si pasojë e ndërhyrjes në linjën e tensionit të mesëm nga një banor i cili ka prerë pemën pranë linjës, në orën 13:07 u stakua linja 6kV Mëzez e cila la pa energji ZAZ nr 29 në palestrën e shkollës së mesme “Sadik Stavaleci”.

OSSH njofton se vendosi në punë linjën e dytë rezervë dhe brenda 5 minutave objekti mori energji elektrike ne orën 13:12.

Ora 13:42/ 42 orë nga mbyllja e votimit, 8 qarqe mbyllin numërimin e votave, 4 në proces. Ja si ngjyroset harta e Shqipërisë

Ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët sipas partive në KZAZ nr. 92 në Konispol.

Sipas rezultateve Partia Socialiste ka marrë 1748 vota, ndërkohë më shumë vota për këtë parti ka marrë kandidatja për deputete Anila Denaj, dhe siç shihet Edi Rama ka marrë më pak se Denaj por edhe më pak se Niko Kuri.

Kandidatët

Anila Denaj       626

Niko Kuri           471

Edi Rama           267

Teuta  Ramaj       99

Pranvera Resulaj   89

Damian Gjiknuri     77

Laura Ferati           37

Anduel Tahiraj       21

Ilir Metaj               21

Leonard Beqiri       19

Vullnet Sinaj          16

Ervis  Moçka          5

Ndërkohë Partia demokratike në Konispol ka marrë 1,121 vota, ku numrin më të madh të votave e ka marrë kandidatja për deputete Ina Zhupa.

Kandidatët

Ina Zhupa               452

Jolio Dine                450

Bujar Leskaj             89

Gezim Denaj            39

Nadrie Meçorapaj      20

Nada Daullja             16

Julian Zoto               12

Alta Haluçi                12

Arbri Agalliu              11

Fation Veizaj             10

Vangjel Anagnosti      5

Atird Hoxha               5

Ora 13:25/ Numërohen 94% e kutive, si ndahen mandatet deri tani

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 13:01, janë për t’u numëruar edhe 314 kuti.

Pra, aktualisht janë numëruar 93.9% e kutive, ku PS kryeson ndjeshëm me 58.67%, e përkthyer në mandate, 74 të tilla.

PD ka 39.40% ose 59 mandate

LSI ka marrë 6.86%, 4 mandate

PSD ka 2.24%, ose 3 mandate

Në total ishin 5199 kuti votimi për t’u numëruar.

Ora 12:46/ PS merr 5 mandate, përfundon numërimi në qarkun e Beratit, LSI sërish “me duart në xhep”

Ka përfunduar numërimi dhe në qarkun e Beratit.

Në këtë qark është shpallur fituese PS, e cila ka arritur të “rrëmbeje” 5 mandate, ndërsa PD si forcë e dytë ka rritur të marrë dy mandate.

LSI edhe në këtë qark ka dalë “bosh” pasi nuk ka arritur të marrë as edhe një mandat.

Rezultati

PS- 42355

PS- 23038

LSI- 8394

Ora 12:26/ Zgjedhjet 2021/ PS merr edhe Kavajën, shpërthejnë brohorimat. Etjen Xhafaj: E sotmja mbaron me fitoren tonë!

 

PS ka arritur të marrë shumicën e votave edhe në Kavajë. Menjëherë pasi u mbyll numërimi në KZAZ 42, socialistët shpërthyen në festë.

Etjen Xhafaj, kandidat i PS tha për Top Channel se : është një fitore e shumëpritur dhe e mirëseardhur. Po rikonfirmohet vullneti i shqiptarëve për të vazhduar me Edi Ramën dhe PS. E sotmja mbaron me fitoren e PS por ne jemi bashkëpunues , do punojmë dhe për ata që nuk na votuan .

Ora 12:15/  Numërohen 4846 nga 5199 kuti, PS i merr mandatin LSI-së në Durrës 

LSI humbet mandatin në Durrës, i cili i shkon PS. Teksa janë numëruar 4846 nga 5199 kuti, PS merr 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3.

Gjithsesi ky është rezultati i momentit dhe nga numërimi i çdo kutije në këtë qark mund të ndryshojë.

Ora 11:51/ Thyhet pas dy dekadash Vora, bastioni historik i PD voton Partinë Socialiste

Partia Socialiste thyen për herë të parë pas 20 vitesh një prej bastioneve më të forta të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Bashkinë e Vorës. Drejtuesi politik i PS Erion Veliaj ka deklaruar se në këtë bashki, Partia Socialiste ka fituar bindshëm me plot 54% të votave. Bastioni historik i PD, e cila megjithatë e kishte lënë në mëshirë të fatit të gjithë zonën mes Tiranës e Durrësit në dy dekada, është kthyer majtas falë fushatës intensive të drejtuar nga Veliaj edhe në këtë bashki, si drejtues i të gjithë qarkut më të madh të vendit.

Ora 10:00/ Durrësi kthehet në garë të nxehtë mes PS-së dhe LSI-së, kush pritet të triumfojë 

Akoma nuk ka përfunduar numërimi i plotë i votave në disa qarqe të vendit për zgjedhjet parlamentare  të 2021.Durrësi së fundmi është kthyer në vëmendje për shkak të garës që ekziston tashmë mes PS dhe LSI-së për një mandat në këtë qytet.

Të dhënat e fundit bëjnë me dije se nga numërimi i deri tanishëm i fletëve të votimit në Durrës, Partia Socialiste ka 7 mandate, 6 mandate PD dhe LSI ka arritur që të sigurojë një mandat deri më tani.

Ora 09:38/ Mbyllet numërimi në qarkun e Elbasanit/ PS fiton me diferencë të konsiderueshme votash 

Qarku i Elbasanit i ka dhënë fitoren Partisë Socialiste me një shumicë të konsiderueshme votash ndaj PD.

PS ka mundur të sigurojë plot 86 388 vota, ose 55.28%, të përkthyera në mandate 8 deputetë.

Ndërsa PD ka marrë 57 810 vota, ose 36.99%, të përkthyera në mandate jashtë deputetë.

Ndërsa LSI nuk ka mundur të marrë asnjë edhe një mandat në këtë qark, ndonëse këtu kandidonte edhe vetë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Kështu PS ka siguruar të çojë deri tani në parlament deputetët Evish Kushi, Klevis Xhoxhi, Bsiaj Ajazi, Desantila Tahiraj, Sajmir Hasalla, Florenc Spaho, Luan Duzha dhe Taulant Balla.

 

Ora 09:35/ PS kryeson me afro 130 mijë vota në gjithë Shqipërinë, dhe 74 mandate të sigurta 

Procesi i numërimit të votave ka vijuar me ritme të larta dhe po shkon drejt fundit, pothuajse në të gjitha qarqet e vendit. Teksa kanë mbetur dhe 494 kuti për tu numëruar, sipas të dhënave të KQZ-së deri në orën 09:01, janë numëruar 4705 kuti nga 5199 në total.

Partia Socialiste vazhdon të kryesojë listën si parti e parë me 681.527 vota ose 48.63%, të përkthyera në 73 mandate (+1 i pakonfirmuar ende në Elbasan).

Nga këto të dhëna, Partia Demokratike ka arritur të marrë 552.146 vota ose 39.38%, të përkthyera në 59 mandate, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim 96.903 vota 6.91% me 5 mandate.

Surprizë e këtyre zgjedhjeve ishte padyshim PSD-ja e Tom Doshit dhe LSI-ja. E para për numrin e lartë të votave dhe mandatet e deputetëve, kurse e dyta për rezultatin më të dobët të saj.

Partia e Tom Doshit, sipas përditësimit të fundit të KQZ ka arritur që të marrë 31.233 vota ose 2.24%, konvertuar në 3 mandate deputetësh, deri më tani.

 

Ora 09:25/ PS fiton bindshëm në qarkun e Fierit, si ndahen mandatet

PS ka arritur të marrë 9 mandate në Fier, duke siguruar fitoren. Pas PS, vjen PD me 6 mandate dhe LSI 1.

PS

91,030 52.82% 9

PD-AN
64,065 37.18% 6

LSI
12,197 7.08% 1

PLDSH
1,364 0.79%

Ora 08:03/ Pezullohet numërimi në Durrës/ Në kuti u gjet…

Pezullohet numërimi i votave në KZAZ 23 në Durrës me kërkesë të pjesëtarëve të grupeve të numërimit të votave. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se në procesverbalin e mbajtur pas mbylljet së votimit më 25 prill kanë rezultuar 314 vota, ndërkohë që gjatë numërimit në kuti kanë qenë 315 vota.

Për këtë arsye është njoftuar dhe KZAZ dhe janë kryer veprimet përkatëse, duke hapur dhe kutinë e materialeve zgjedhore për të verifikuar ndonjë shënim të mundshëm, por nuk ka pasur. Grupet e punës kanë bërë ankimim tek kryetari i KQZ-së. Këto janë dokumentet e siguruara nga gazetarja Haxhiaj për “BalkanWeb”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

07:32/ Ulet ritmi gjatë natës, numërohen 89% e votave! PS kryeson me 72 mandate

Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, ashtu siç është deklaruar nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, do të dalë brenda 48 orëve. Kjo sepse procesi i numërimit ka vijuar me ritme të larta, ku deri më tani janë numëruar mbi 89% e votave dhe Partia Socialiste e ka të sigurt fitoren. Kjo i sjell mandatin e tretë qeverisës, duke u bërë kështu partia e parë në historinë e vendit arrin që të qeverisë për tre mandate radhazi.

Duke folur me gjuhën e shifrave, PS ka arritur që të marrë 72 mandate, duke mundësuar krijimin e qeverisë e vetme, pa pasur nevojën e krijimit të koalicioneve paszgjedhore.

PD ka njohur një rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ku aktualisht ka marrë 59 ulëse në Kuvendin e ri krahasuar me 46 që ka pasur në 2017. Në këto zgjedhje, LSI përtej çdo pritshmërie të përfaqësuesve të kësaj force politike (por jo sipas sondazheve), ka arritur që të marr vetëm 6 mandate nga 19 që ka pasur në zgjedhjet e kaluara. PD ka ruajtur bastionet e saj në veri me Kukësin, Lezhën, Shkodrën, dhe Dibrën edhe pse te kjo e fundit diferenca ka qenë shumë e ngushtë. Nga ana tjetër, PS ka arritur që në një pjesë të qarqeve ka arritur që të marrë objektivin maksimal, siç është në Gjirokastër.

Supriza e këtyre zgjedhjeve ishte PSD e Tom Doshit që mori deri tani 3 mandate, 2 në Shkodër dhe 1 në Tiranë, e megjithatë po aq suprizë ishte vendimi i tij për t’u tërhequr nga marrja e mandatit me një dorëheqje të parevokueshme, teksa tha se do bëjë koalicion me PS.

07:12/ Shifra të frikshme/ Mijëra vota të pavlefshme deri më tani

Një numër i madh votash kanë rezultuar të pavlefshme deri në këto momente të numërimit të votave të qytetarëve shqiptarë të thirrur për të votuar më 25 prill për parlamentin dhe qeverinë e re.

Deri tani janë 1 milion e 354 mijë e 674 vota të vlefshme, teksa janë shpallur të pavlefshme nga numëruesit 72 mijë e 452 vota.

Një shifër relativisht e lartë duke parë numrin e votave të vlefshme dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në këto momente.

Lexo edhe :  Motrat e agresorit shkojnë në Sheshin “Skënderbej”, shtyjnë operatorët dhe gazetarët: Ku është vëllai!

Ndërkohë që ende nuk dihet zyrtarisht se sa është pjesëmarrja në zgjedhje, të thirrur për të votuar ishin 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote.

 

Ora 00:07/ Sherri në qendrën e numërimit në Tiranë, reagon policia dhe tregon si ndodhi përplasja

Policia e Tiranës ka reaguar pas sherrit me sende të forta në shkollën “1 Maji” brenda ambienteve të qendrës së numërimit të votave.

Policia sqaron se ka patur konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave, i cili ka degjeneruar në dhunë. Procesi për momentin është ndërprerë në këtë qendër, ndërsa janë shoqëruar 8 persona.

Njoftimi:

Rreth orës 22:45, tek shkolla “1 Maji”, në VNV nr.30, me kërkesë të KZAZ-së, sherbimet e Policisë, me Vendim nr. 262, të KZAZ-së, kanë ndërhyrë në ambientet e brendshme të KZAZ-së ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave, pasi kishte një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë shoqërimin e 8 personave për veprime të mëtejshme hetimore.

Aktualisht ka ndaluar procesi i numërimit të votave dhe shërbimet e policisë vijojnë të kryejnë detyrën për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.

Ora 23:46/ Numërohen mbi 258 mijë vota në Tiranë, ja kush kryeson

Në Tiranë vijon procesi i numërimit të votave dhe deri më tani Partia Socialiste kryeson rezultatin.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në 23:11 minuta, PS ka marrë 126331 ose 48.87 %.

Partia Demokratike ka rikuperuar votat. Aktualisht PD ka 100608 vota ose 38.92 %.

Ndërkohë Lëvizja Socialiste për Integrim ka 15236 vota përkthyer në 5.89 %

Aktualisht në qarkun e Tiranës janë numëruar 258505 vota. PS kryeson me 18 mandate, PD me 15 mandate, LSI me 2 mandate dhe PSD me 1 mandat.

Ora 23:06/ Tom Doshi dobëson PD-në, siguron mandatin e dytë në Shkodër

Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka arritur të marrë mandatin e dytë në Shkodër, bastioni i partisë së vogël të Tom Doshit.

Sipas numërimeve të deri mëtanishme, Doshi ka siguruar mjaftueshëm vota për t’i rrëmbyer një mandat PD-së, e cila zbret në 5 mandate.

Akutalisht, kur janë numëruar 329 qendra votimi nga 411 gjithsej, PD kryeson me 5 mandate, PS me 3 dhe PSD 2, si dhe LSI 1.

Kjo e ka çuar PS në 73, PD në 59, LSI 5 dhe PSD 3 (së bashku edhe me mandatin në Tiranë).

Ora 22:56/ Derdhet gjak tek KZAZ 30, plas sherri tek shkolla “1 maji”, ndërhyn policia

Me tensione është zhvilluar procesi i numërimit të votave edhe në Tiranë.

Në KZAZ 30 te shkolla “1 Maji” kanë bërë sherr dhe janë konfliktuar fizikisht anëtarët e komisionit me njëri-tjetrin me punonjës të policisë.

3 të shoqeruar nga policia lidhur me ngjarjen.

Ora 22:50/ KQZ: Gjobë për 18 KZAZ që kanë numëruar më pak se 50% të kutive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një deklaratë për media së fundmi, ku bëjnë me dije se janë sanksionuar anëtarët që kanë ndërprerë procesin e numërimit të votave gjat ditës së sotme.

Ky vendim është për 18 KZAZ, të cilat është numëruar më pak se 50% të QV që kanë pasur në administrim.

Rezulton se në total janë 126 persona, kryesisht nga Tirana, por edhe nga rrethe të tjera të Shqipërisë.

“Lidhur me procesin e ecurisë së votave në 92 vendet e numërimit të votave, deri tani ka përfunduar numërimi për subjektet por edhe për kandidatët për 39 KZAZ, në 35 KZAZ kanë arritur të numërojnë vetëm mbi 50% të QV që kanë në administrim, ndërsa 18 KZAZ kanë numëruar më pak se 50%.

Duke patur parasysh ecurinë e ditës së sotme, më lejoni të ju informoj se KQZ ka vendosur sanksionin administrativ prej 3 mijë lekësh për të gjithë anëtarët e komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor, të cilët deri në këto momente kanë numëruar më pak se 50% të QV, pra për 18 KZAZ.

Sanksioni është vendosur për mos respektim të nenit 122, pika 1 e Kodit Zgjedhor, i cili përcakton se tabela përmbledhëse e rezultatit të zgjedhjeve për zonën e administrimit zgjedhor nxirret nga KZAZ jo më vonë se ora 22:00″, shprehet përfaqësuesja e KQZ, në deklaratën për media.

Ora 22:47/ Përfundon procesi i numërimit në Patos dhe Peqin, ja cila parti doli forcë e parë

Edhe Bashkitë e Patosit dhe Peqinit kanë mbyllur përfundimisht procesin e numërimit të votave të zgjedhjeve të 25 prillit.

Të dyja këto bashki i ka fituar Partia Socialiste, e ndjekur nga Partia Demokratike. Kështu në Bashkinë e Patosit rezultati i kutive të votimit është PS me 7707 vota, PD me 5112 vota dhe LSI me 1005 vota.

Ndërsa, në Bashkinë e Peqinit rezultatet ndahen, si vijon: PS ka 6702 vota, PD ka 5397 vota dhe LSI 311 vota, ndërsa janë shpallur të pavlefshme 701 vota.

Ora 20:20/ Numërohen mbi 1 milion vota, sa morën PS, PD, LSI e PSD dhe si ndahen mandatet

Procesi i numërimit po vijon në të gjithë Shqipërinë dhe sipas të dhënave më të fundit të përditësuara nga KQZ, dëri rreth orës 20:00 rezulton të jenë numëruar mbi 1 milion vota.

Deri më tani janë numëruar 3405 kuti. PS ka 483078 vota ose 48.8%, PD ka 388584 vota ose 39.3%, LSI 67786 vota ose 6.9%, PSD 21749 vota ose 2.2%. Diferenca mes dy poleve është 2.5%. Me mandate, sipas projeksioneve PS ka deri tani 73 mandate, PD 60, LSI 5 dhe PSD 2.

Shifra

1051884 vota të numëruara

53945 vota të pafleshme

3435 qendra votimi të numëruara/ 5199 QV në total

Ora 19:41/ Numërohen 81% e votave në Elbasan, PS pranë rezultatit historik

Kur janë numëruar 414 Qendra Votimi nga 511, gjithsej në Qarkun Elbasan, ose 81% e qendrave, PS vijon të  jetë bindshëm forcë e parë me një diferencë të madhe në krahasim me partitë e tjera duke marrë 55.3% të votave.

PD ka marrë 36.8% të votave, ndërsa LSI del me rezultat shumë të dobët, duke marrë vetëm 4.8% të votave.

Projeksioni i mandateve deri tani është 9 me 5 për PS, një rezultat historik

Ora 19:20/ Qarku Tiranë, numërohen 43.2 % e votave! PS thellon hendekun e PD

Në qarkun e Tiranës deri tani janë numëruar 39.5 % të votave, ku PS vijon të jetë forcë kryesuese me 48.4 % ose e thënë në vota 94793, e ndërsa PD-AN ka marrë 76890 vota ose 39.2 %.

LSI ka marrë në qarkun e Tiranës 5.9 % ose 11614 vota. Edhe partia e Tom Doshit, PSD ka arritur që të marrë 3.1 % ose 6044 vota.

Ora 18:40/ Numërohen 76.2% e votave në Dibër, PS dhe PD ‘kokë më kokë’

Partia Socialiste vijon të kryesojë në qarkun e Dibrës, ku deri më tani janë numëruar 173 nga 227 qendra votimi.

Sipas të dhënave të KQZ rezulton se PS ka marrë deri më tani 45.7%, e ndjekur nga PD me 44.2%.

LSI ka marrë deri më tani 6.6 % të votave, ndërsa nga ana tjetër kandidati i pavarur Elton Debreshi ka marrë 1%.

Ora 17:22/ Përfundon numërimi në Përrenjas dhe Belsh, ja rezultati përfundimtar

Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në dy bashki të tjera në vend.

Bëhet fjalë për Bashkinë e Përrenjasit dhe atë të Belshit, ku në të dyja këto bashki forcë e parë ka dalë Partia Socialiste.

Kështu, rezultati në 53 KZAZ-të e Përrenjasit është: PS ka siguruar 5315 vota, PD ka marrë 2968 vota dhe LSI 1234.

Sa i përket rezultatit në 45 KZAZ-të e Belshit, PS ka marrë 5552 vota, PD ka siguruar 3946 dhe LSI me 145 vota.

PS 5552
PD 3946
LSI 145

Ora 17:03/ Përfundon numërimi, PS del forcë e parë në Cërrik

Partia Socialiste ka kryesuar në një tjetër bashki të vendit. Bëhet fjalë për bashkinë e Cërrikut, në të cilën ka përfunduar procesi i numërimit në KZAK 46.

Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se PS kryeson me 8629 vota, pasuar nga PD me 4322 vota e LSI me 1224.

Në krahasim me vitin 2017, PS-ja ka marrë rreth 3200 vota më shumë.

Ora 16:44/ Mbyllet numërimi i votave në 14 bashki, ja cilat janë rezultatet

Bashkia e radhës e fituar nga socialistët është ajo e Dropullit në qarkun e Gjirokastrës.

Të dhënat përfundimtare me mbylljen e procesit të numërimit për subjektet politike, kanë shpallur fituese Partinë Socialiste me 1531 vota, të ndjekur nga LSI me 599 vota dhe më pas renditet Partia Demokratike me 592 vota.

Ndërkohë deri më tani Partia Socialiste është ajo që kryeson fitore në 10 bashki, ndërsa PD-AN deri më tani janë shpallur fituese në katër bashki në veri të vendit.

Rezultati në bashkitë që është mbyllur votimi:

Këlcyra: PS- 1750 vota, PD-AN-1070 vota dhe LS-509 vota
Memaliaj: PS-3271 vota, PD-AN-1404 vota dhe LSI 100 vota
Përmet: PS- 3648 vota, PD-AN-2024 vota dhe LSI 582vota.
Himare: PS-3447 vota, PD-AN- 1854 vota dhe LSI-341vota.
Pustec: PS-867 vota, PD-AN-473 vota dhe LSI-168 vota.
Poliçan: PS-3871 vota. PD-AN- 1045 vota dhe LSI 864 vota.
Kolonja: PS- 3666 vota, PD-AN- 2299 vota, LSI 763 vota dhe PSD 68 vota.
PS- 1154 vota, PD-AN- 901 dhe LSI 201 vota.
Has: PD-AN- 4576 vota, PS- 2735 vota
Tropojë: PD-AN- 6443 vota, PS- 3094 vota.
Skrapar: PS: 3 547 vota, LSI-2 174 vota, dhe PD- 776 vota.
Klos: PD-AN- 3738 vota, PS- 3702 vota dhe LSI-171 vota.
Mirditë: PD –AN- 5915 vota, PS-4864 vota dhe LSI- 1143 vota.
Dropull: PS- 1531 vota, PD-AN- 592 vota dhe LSI 599 vota.

Ora 16:25/ Numërohen mbi 53.1% e votave, ngushtohet diferenca mes PS dhe PD, socialistët ruajnë avantazhin

Kur janë numëruar mbi 53.1% e votave, në këtë qark kryesojnë socialistët me 47.1 % të votave, e ndërsa PD me 42.1 %. Pritshmëritë e LSI në këtë qark kanë qenë të mëdha, por deri më tani ajo ka marrë 7.5 % të votave.

Nga qarku i Korçës, Bashkia e Pusteci ishte e para e cila mbylli procesin e numërimit.

Ora 15:49/ Mbyllet numërimi: Rezultat zhgënjyes në Skrapar, çfarë ndodhi në vendlindjen e Presidentit

Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhje e 25 prillit edhe në në Skrapar.

Rezultati flet për një zhgënjim në vendlindjen e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ku LSI ka marrë më pak vota se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.

KZAZ 68 (23 QV).

PS- 6630, PD- 3574, LSI- 2174. Kanë votuar 7057 zgjedhës. Vota të vlefshme 6630. Vota të pavlefshme 472.

Ora 15:15/ Veliaj: PS ka fituar edhe në Dajt me 52%

Drejtuesi politik i PS për Tiranën, Erion Veliaj tha se PS ka fituar edhe Dajtin ku ka marrë 52% të votave.

“Dajti është rritur jashtë mase. Vetëm nga kulinaria dhe turizmi është bërë një sfond i bukur. Kemi fituar në Dajt me 52%. Faleminderit strukturës së rinisë. Pavarësisht si keni votuar në Dajt do t’ju shërbejmë me respekt dhe përkushtim.”, tha Veliaj.

Ora 15:00/ LSI humb një mandat, i shtohet PD, mandatet PS dhe PSD

Votat e partive deri tani dhe mandatet

Partia Socialiste                   321937     77 mandate

Partia Socialdemokrate        13351        2 mandate

PD “Aleanca për Ndryshim”  254488       5 mandate

LSI                                     46601         5 mandate

Partia Nisma Thurje     NTH  3966 pa mandat

Partia Lëvizja Për Ndryshim LN    3090 pa mandat

Ora 14:24/ Mbyllet numërimi në Cërrik, kryeson PS me 8629 vota

Numërimi i kutive të votimit në Cërrik, KZAZ 46 ka përfunduar.

Kryeson Partia Socialiste me 8629 vota, pasuar nga Partia Demokratike me 4322 vota e Lëvizja Socialiste për Integrim me 1224.

Në krahasim me vitin 2017 Partia Socialiste ka marrë rreth 3200 vota më shumë.

Ora 13:47/ Qarku Tiranë, numërohen 24.9 % e votave! PS thellon hendekun e PD

Në qarkun e Tiranës deri tani janë numëruar 24.9 % të votave, ku PS vijon të jetë forcë kryesuese me 50.02 % ose e thënë në vota 55091, e ndërsa PD-AN ka marrë 41511  vota ose 37.69 %. LSI ka marrë në qarkun e Tiranës 6.02 % ose 6630 vota. Edhe  partia e Tom Doshit, PSD ka arritur që të marrë 2.89 % ose 3182 vota.

Ora 13:08/ PS vijon të kryesojë, të dhënat e fundit nga KQZ: Si radhiten partitë

Ndërsa vijon numërimi i votave thuajse në të gjithë vendit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e deritanishme për të gjitha forcat politike.

Kështu, rezulton se deri në orën 13:01, në të gjithë vendin janë numëruar 2131 kuti votimi nga 5199 që janë në total.

Nga numërimi i këtyre kutive, rezulton se Partia Socialiste vijon të kryesojë në rang vendi, e pasuar nga Partia Demokratike, LSI e PSD.

Lexo edhe :  Zgjedhjet/ Voton ministrja Kushi: Më i rëndësishëm është procesi, të vendoset ajo që ka vullnet qytetari

PS- 49.41%

PD-AN- 38.80%

LSI- 7.11%

 

Ora 13:07/ Mbyllet numërimi edhe në Pukë, fiton bindshëm PS

Në zgjedhjet e 25 Prillit, Puka ka votuar Partinë Socialiste. Në këtë qytet ka përfunduar numërimi i 20 kutive të votimit dhe PS ka fituar me 2820 vota, PD me 2216, ndërsa LSI 279 vota.

Ajo që bie në sy është fakti se 5914 fletë votimi kanë rezultuar të pavlefshme, një numër ky goxha i lartë.

Ora 15:54/ Mbyllet numërimi, PS fiton bindshëm në Kolonjë

Në Kolonjë është mbyllur procesi i votimit dhe Partia Socialiste ka mundur të marrë një fitore të thellë ndaj PD dhe LSI.

Mësohet se në Kolonjë PS ka marrë 3666 vota, PD 2299 vota dhe LSI 768 vota. Ndërkohë votimi është mbyllur edhe në Has, Këlcyrë, Himarë, Konispol, Pustec dhe Tropojë.

Ora 12:39/ Rezultatet në rang vendi/ PS kryeson në 9 qarqe 

Diferencë e ngushtë mes dy poleve

Ora 12:00 Nga rezultatet e numërimit të 1916 kutive, PS kryeson me 49.4%, ndërkohë PD 38.9%, LSI 7.1% dhe PSD 1.9%. Nga ana tjetër diferenca mes PS nga njëra anë dhe PD-LSI nga ana tjetër është 3.6%.

Ora 11:00/ Mbyllet procesi i numërimit në bashkinë e Poliçanit, ja kush fiton

Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në bashkinë e Poliçanit dhe rezultatet përfundimtare nxjerrin fituese partinë socialiste, më pas në vend të dytë është Partia Demokratike dhe në vend të tretë partia Lëvizja Socialiste për Integrim, me votat përkatëse si më poshtë:

Partia Socialiste – 3871 vota
Partia Demokratike – 1045 vota
Lëvizja Socialiste për Integrim – 864 vota

Ora 10:40/ Qarku Tiranë, numërohen 14.8 % e votave/ Kryeson PS, e ndjekur nga…

Në qarkun e Tiranës deri tani janë numëruar 14.8 % të votave, ku PS vijon të jetë forcë kryesuese e ndjekur nga koalicioni PD-AN.

PS  ka marrë 51.51 % ose e thënë në vota 32467, e ndërsa PD-AN ka marrë 22764  vota ose 36.12 %.

Kandidati i pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 447 vota. LSI ka marrë në qarkun e Tiranës 6.11 % ose 3850 vota. Edhe  partia e Tom Doshit, PSD ka arritur që të marrë 2.83 % ose 1783 vota. Ndërkohë në Bërzhitë PS ka thelluar fitoren, duke marrë 65% të votave.

Ora 09:34/ Janë numëruar 2821 kuti nga 5199 e kutive të votimit në gjithë vendin.

Ora 09:10- Numërohen më shumë se gjysmat e kutive të votimit. Nga 5199 në total janë numëruar 2821 kuti. PS prin me 50.5%, PD dhe LSI 46.5%. PSD ka 2%.

Vijon procesi i numërimit të votave shumicën e qendrave te numërimit në Shqipëri, ndërsa po dalin edhe rezultatet e para. Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi.

Ora 09:22/ Qarku Fier dhe Kukës, publikohen rezultatet paraprake

Në Fier, PS ruan bastionin e saj. Deri më tani kur janë numëruar, 32% të votave, PS ka marrë 52.59 %. PD ka një rritje të lehtë me 38.20 % të votave, e ndërsa LSI ka marrë 6.51 %. Partitë e tjera nuk kanë arritur as në 1% të votave.

Sa i përket qarkut të Kukësit, PD ka marrë 2-fishin e votave dhe kjo nuk është aspak surprizë. Ajo ka arritur që të marrë 62.68 % të votave krahasuar me 35.61 % të PS. Sa i përket LSI, nuk ka marrë dot as 1 % të votave.

Ora 09:04/ Numërohen mbi 19% e votave në Vlorë, PD rritet, LSI…

Në qarkun e Vlorës janë numëruar deri më tani 19% e votave, ku vijon të kryesojë PS, ndërsa shihet një rritje e PD-së.

Sipas të dhënave të KQZ rezulton se deri më tani PS ka marrë 57.45% të votave, ndërsa PD ka marrë 32.63%. LSI ka marrë deri më tani vetëm 6.43% të votave, ndërsa ndër partitë e tjera ajo që ka marrë më shumë është Bindja Demokratike që ka marrë 1.20% të votave.

09:01/ Vijon numërimi në Elbasan/ Kryeson PS me 55.5%

 

Ka përfunduar numërimi i votave për 178 kuti nga 511 gjithsej në Qarkun e Elbasanit.

Deri më tani, kryesuese në këtë qark është Partia Socialiste e cila ka siguruar 55.5% të votave, e përkthyer në 29.723 vota. E dyta renditet Partia Demokratike me 37.5% e përkthyer në 20.105 vota, ndërsa e treta renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 4.9% e konvertuar në 2.640 vota.

Aktualisht, projeksionet tregojnë se Partia Socialiste në këtë qark siguron 8 mandate, ndërsa Partia Socialiste 6. Sakaq, Fatmir Popja gazetari raporton për “BalkanWeb” se procesi i numërimit po vijon normalisht në të gjithë qarkun, por në KZAZ të caktuara, po bëhet ndërrimi i numëruesve për shkak të lodhjes nga orët e gjata të punë.

 

Ora 08:56/ Numërohen 69 nga 481 kuti në qarkun e Durrësit/ Ja si ndahet rezultati deri tani

Numërohen 69 kuti nga 481 në total në qarkun e Durrësit. Gazetarja Klodjana Haxhiaj që ka ndjekur gjatë gjithë kohës procesin e numërimit, raportoi për “BalkanWeb” se deri tani Partia Socialiste ka marrë 11002 vota, PD 7730 vota dhe LSI 1347. Procesi i numërimit vijon normalisht.

Ora 08:42/ Zgjedhjet, përfundon numërimi i votave në Bashkinë e Himarës, ja rezultati

Përfundon numërimi në Bashkinë e Himarës. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se ka qenë një proces i qetë, ndryshe nga vitet e tjera që ka pasur situata dhe problematika të ndryshme.

PS- 3447 vota, 58%
PD- 1854 vota, 31%
LSI- 341 vota, 5.80%
Vota të pavlefshme 124

 

Ora 08:21/ Votimi elektronik/ Mbyllet numërimi në njësinë nr.10, udhëheq PS me 6007 vota

Në njësinë nr.10 ku u implementua votimi elektronik ka dalë fitues Partia Socialiste me 6007 vota, e dyta renditet PD-AN me 4550 vota, si dhe LSI me 628 vota.

Vijon…

08:15/ Partia Socialiste lë mbrapa demokratët, thellon avantazhin në rang vendi

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e fundit për çdo parti në rang të vendit.

Nga përditësimi I orës 08:01 të mëngjesit të 26 prillit, shihet se PS vazhdon të thellojë ndjeshëm avantazhin me PD dhe partitë e tjera.

REZULTATET E FUNDIT, ORA 08:01– 26 PRILL

Partia Socialiste: 182284

Partia Demokratike: 140339

Lëvizja Socialiste për Integrim: 25984

 

08:11/Përfundon numërimi në bashkinë e Pustecit, PS apo PD, kush kryeson?

Procesi i numërimit në Pustec ka përfunduar dhe Partia Socialiste është në avantazh.

Nga votat e numëruara, 868 janë për Partinë Socialiste, 473 vota për Partinë Demokratike. Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim numëron 168 vota dhe Partia Social Demokrate 13 vota.

Procesi i numërimit për subjektet zgjedhore ka përfunduar qetësisht. Për shkak të vendimit se personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia do të karantinohen dhe shumë banorë jetojnë atje, pjesëmarrja ishte më e ulët se herët e tjera. Ndryshe nga herët e tjera, ku pjesëmarrja ishte mbi 2600 votues, këtë vit votuan 1606 votues, nga 4365 në listë“, tregon komisionerja e qendrës së votimit.

73 vota janë vlerësuar të pavlefshme.

Në bashkinë e Pustecit, procesi i numërimit të votave ka ecur me ritme të shpejta. Më herët, Top Channel raportoi se KZAZ-të e kësaj bashkie përfunduan të parat grumbullimin e kutive në qendrën e votimit dhe komisionerët nisën numërimin.

Kështu, Pusteci bëhet i pari që sjell rezultatet në zgjedhjet parlamentare 2021.

 

 

07:46/ Numërohen mbi 42% e votave në qarkun e Gjirokastrës, kryeson bindshëm PS merr dyfishin e votave krahasuar me PD 

Vijon të ecë me ritme të shpejta numërimi i votave në qarkun e Gjirokastrës, ku deri më tani rezulton se janë numëruar mbi 42% e votave. Kryeson bindshëm PS që ka arritur të marrë 55.23% të votave, gati dyfishi i votave që ka marrë PD 28.40%. LSI duket larg dy forcave kryesore, ku ka arritur të marrë deri më tani 13.53% të votave.

Ora 07:24/ Mbi 1 mijë vota të pavlefshme, PS udhëheq edhe Dibrën 

Deri më tani në Dibër janë numëruar 50 qendra votimi, nga 227 në total. Konkretisht janë numëruar 15409 vota.

Ajo që vlen të theksohet është se nga këto vota 1017 janë të pavlefshme. Deri më tani garën në Dibër po e udhëheq Partia Socialiste, me 46.93% të votave ose 6753 vota në total. Ndërkohë që jo shumë pas vjen Partia Demokratike me 42.17% të votave ose 6068 vota. LSI ka marrë 7.28% të votave.

Ora 07:12/ Rezultatet e fundit, PS kalon mbi 130.000 vota në rang vendi 

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve publikon rezultatet e fundit për çdo parti në rang vendi. Nga përditësimi i fundit, i orës 06.21 të mëngjesit të këtij 26 prilli, shihet se PS ka thelluar ndjeshëm avantazhin me PD dhe partitë e tjera.

Nga rezultatet në të gjitha qarqet e vendit, shihet një rritje e dukshme dhe një avantazh i Partisë Socialiste, ndërsa Partia Demokratike është përpara vetëm në qarqet që kanë qenë historikisht bastione të së djathtës.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë pasi çdo statistikë e KQZ-së dhe e mediave të ndryshme që zhvillojnë sondazhe dhe parashikimet e tyre, është në rënie. Në qarkun e Shkodrës LSI ka shënuar një rezultat pozitiv të lehtë.

REZULTATET E FUNDIT, ORA 06.21 – 26 PRILL

Partia Socialiste – 136861 vota

Partia Demokratike – 104323 vota

Lëvizja Socialiste për Integrim – 19289 vota

02:04/ Numërohen kutitë e para në Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Pukë dhe Përmet

Procesi i numërimit të votave ka nisur vetëm pak orë pas mbylljes së votimeve në të gjithë vendin.

Ishte Bashkia e Pustecit në qarkun e Korçës që nisi e para hapjen e kutive të votimit për t’u ndjekur më pas nga Bashki të tjera. Kutitë e para janë hapur edhe në qarqe të tjera si në Gjirokastër, Vlorë, Dibër, Kukës, Përmet e Pukë.

Korça

Fshati i Pustecit në qarkun e Korcës ishte i pari që nisi hapjen e kutive të votimit dhe përfundoi në numërimin e votave. Top Channel mëson se në fshatin Pustec, PS ka marrë 245 vota, PD – 109 vota dhe LSI – 61 vota.

Edhe në  fshatin Goricë e Madhe ka përfunduar numërimi dhe PS ka marrë 159 vota, PD – 68 vota dhe LSI – 9 vota. Ndërsa në fshatin Goricë e Vogël, PS ka marrë 88 vota, PD 43 vota dhe LSI 8 vota.

Në fshatin Kallamas, PS merr 118 vota, PD merr 114 vota dhe LSI 17 vota. Në fshatin Diellas, PS merr 94 vota, PD 47 vota dhe LSI 22 vota. Në fshatin Gollomboc PD merr 40 vota, PS merr 34 vota dhe LSI merr 7 vota.

Në Bashkinë Pustec, PS merr 868 vota, PD 473 vota dhe LSI 168 vota.

Ka dalë edhe rezultati i pesë kutive të para të hapura në Devoll. Partia Demokratike kryeson me 887 vota, ndërsa Partia Socialiste numëron 622 vota dhe Partia Socialiste për Integrim 127 vota. Parti të tjera kanë grumbulluar 14 vota.

Gjirokastër

Në votat e numëruara në fshatin Qesarat Memaliaj rezulton se PS merr 148 vota, PD merr 78 vota dhe LSI merr 36 vota. Ndërsa në Buz Memaliaj, 100 vota merr PS, 49 vota merr PD dhe 9 vota merr LSI.

Vlorë

Kutia e parë është numëruar edhe në fshatin Karbunar të Vlorës, ku PS merr 120 vota, PD merr 67 vota dhe LSI merr 53 vota.

Në fshatin Çiflik, të Konispolit është numëruar kutia 4707 e KZAZ-së 92. PS numëron 138 vota,PD-ja 79 vota dhe LSI 8 vota.

Dibër

Në KZAZ 17 në Dibër, në Bashkinë Klos ka përfunduar numërimi në një qendër votimi, ku rezulton se PD ka marrë 167 vota, PS 100 vota dhe PSD 3 vota.

Kukës

Në Bashkinë e Hasit ka përfunduar numërimi në tre qendra të votimit.

Qendra e votimit nr. 530 vota te vlefshme janë 230 nga këto PD-ja ka marrë 159 vota dhe PS 69.

Qendra e votimit 525 ka në total 217 vota të vlefshme, prej tyre PD-ja ka siguruar 141 vota ndërsa PS-ja 74. Qendra e votimit 528, ka 346 vota, PD 233 dhe PS 113.

Në total në këto 3 qendra PD ka marrë 533 vota dhe PS ka marrë 256 vota.

Përmet

Procesi i numërimit të votave po vazhdon edhe në bashkinë e Përmetit.

Qendra e votimit 41-34 Çarçovë
Partia Socialiste: 87 vota
Partia Demokratike: 47 vota
Lëvizja Socialiste për Integrim: 12

Qendra e votimit numër 41-34 Strëmbec
Partia Socialiste: 64 vota
Partia Demokratike: 31 vota
Lëvizja Socialiste për Integrim: 10 vota

Qendra e votimit 41-38 Draçovë
Partia Socialiste: 85 vota
Partia Demokratike: 67 vota
Lëvizja Socialiste për Integrim: 11 vota

Pukë

Ka dalë rezultati i dy kutive të para të hapura në Pukë.

Partia Socialiste kryeson me 217 vota, ndërsa Partia Demokratike ka 79 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 3 vota.

PSD e Tom Doshit ka marrë 35 vota në këto kuti të numëruara.

Ora 00:41/ Hapet kutia e parë edhe në Qarkun Elbasan, nga Belshi dalin rezultatet e para

Edhe në Elbasan kanë dalë rezultatet e kutisë së parë nga numërimi i votave. Kutia e parë i përket një qendre votimi në Bashkinë Belsh.

Nga rezultatet paraprake janë 80 për Partinë Socialiste, 67 për PD-AN dhe 1 për LSI.

Ora 00:16/Tirana nuk humb kohë, nis procesi i numërimit në Paskuqan

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Tiranë. Së fundmi raportohet se ka nisur numërimi në KZAZ numër 28 në Paskuqan.

Ora 00:10/ Në Qarkun Vlorë nis numërimi, dalin rezultatet e para

Edhe në Qarkun e Vlorës ka nisur procesi i numërimit. Bashkitë e para në të cilat janë hapur kutitë janë ato të Selenicës dhe Konispolit.

Ka përfunduar numërimi i votave në kutinë e parë në Konispol, të qendrës së votimit 4707 në Çiflik. Në zgjedhjet e 2017 PS kishte marrë 142 vota, ndërsa në votimet e sotme ka marrë 138 , ndërsa PD në zgjedhjet e 2017 kishte marrë 60 vota, kurse sot 79 vota. LSI ka pësuar një rënie nga 32 vota në 2017, sot ka marrë vetëm 8 vota.

Lexo edhe :  Berisha ia hedh fajin partive të vogla/ Na morën të paktën 8 deputetë!

Ora 23:59/ Del rezultati i tre kutive të para në Memaliaj, PS kryeson me 395 vota, ndjekin PD-LSI me 273

Ka dalë rezultati i tre kutive të para të hapura në Memaliaj. PS ka grumbulluar 395 vota, PD 192 kurse LSI 81.

Saktësisht janë numëruar kutitë e qendrave Qesarat, ku PS ka 148, PD 78 kurse LSI 36, si dhe dy kuti në Buz, ku PS ka marrë nga 147 dhe 100, PD 78 dhe 49 dhe LSI 9 dhe 36.

PS në këto tre kuti në Memaliaj kryeson edhe ndaj PD-LSI së bashku që kanë 273 vota.

 

Ora 23:41/ Dalin rezultatet e para, ja bashkitë ku ka nisur procesi i numërimit të votave

Procesi i numërimit të votave pas mbylljes së votimeve në të gjithë vendin, fillimisht ka nisur me Bashkinë e Pustecit.

Edhe në Qarkun Fier janë hapur kutitë e para, duke nisur kështu procesin e numërimit. Bëhet fjalë për 3 kuti në Bashkinë Roskovec.

Edhe në Qarkun Kukës ka filluar procesi i numërimit të votave. 3 kuti në Has janë hapur dhe procesi vijon normalisht. Procesi i numërimit të votave ka filluar edhe në Bashkinë e Policanit në qarkun e Beratit. Të gjitha kutitë e votimit të 23 qendrave të votimit janë dërguar në KZAZ 67.

Rezultatet para

Nga Bashkia e Pustecit kanë mbërritur edhe të dhënat e para.

Në qendrën e parë, përkatësisht në Kallamas, rezultati është: PS me 118 vota, PD me 114 dhe LSI me 13 vota; në qendrën e dytë PS ka siguruar 159 vota, kundrejt PD me 68 vota dhe LSI me 9 vota, ndërsa në qendrën e tretë rezultati është: PS me 245 vota, PD me 109 vota dhe LSI me 61.

Gjithashtu është numëruar kutia e parë edhe në Goricë të Vogël ku rezultatet janë: LSI 8 vota, PS 88 vota dhe PD 43 vota.

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nga të dhënat e përpunuara rezulton se kanë marrë pjesë në votime në rang vendi 48.2% e qytetarëve.

Ora 23:26/ Celibashi nxjerr më në fund përqindjen e pjesëmarrjes në procesin e votimit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se pjesëmarrja në këto votime është 48.2%.

“Ka filluar procesi i numërimit në Pustec dhe ndërkohë është në përfundim procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore në vendet e numërimit të votave, KQZ po e ndjek këtë proces, procesi i transportit nga KQZ në KZQZ është në përputhje me procedurat, sa i përket pjesëmarrjes sipas të dhënave të sonduara 48.2%. Natyrshëm që rezultatin zyrtar do e kemi pasi të marrim informacionin nga të gjithë Qendrat e Votimit. Pajisja të funksiononte ofline, nuk kishte mundësi për të transmetuar direkt rezultatin e pjesëmarrjes, kështu kanë rënë dakord partitë. KQZ i ka dhënë të gjitha informacionet në kohë reale, dhe nuk ka munguar transparenca nga ana jonë”, tha Celibashi.

Ai ka bërë me dije se procesi i numërimit do të vijojë gjatë natës.

“Procesi i numërimit do të vijojë edhe gjatë natës, nuk ka asnjë arsye që të ndërpritet se janë të gjitha masat dhe pengesa, vetëm nëse do jenë arsye subjektive”, shtoi ai.

 

Ora 23:09/ Hapen kutitë e para edhe në Qarkun  Kukës, në proces 3 kuti në Has

Edhe në Qarkun Kukës ka filluar procesi i numërimit të votave. 3 kuti në Has janë hapur dhe procesi vijon normalisht.

Ndërkohë që në Kukës dhe në Tropojë ende nuk ka filluar numërimi i votave.

 

Ora 22:20/ Nis numërimi në Memaliaj, hapen kutitë e para në qarkun Gjirokastër

Edhe në Bashkinë e Memaliajt në Tepelenë në qarkun Gjirokastër ka nisur procesin e numërtimit. Komisionerët e numërimit kanë hapur 3 kutitë e para të votimit dhe kanë nisur procesin e numërimit.

Ora 22:16/ Del rezultati i qendrës së parë në Pustec, PS ia merr PD me 4 vota

Raportohet se në qendrën e parë, përkatësisht në Kallamas, rezultati është: PS me 118 vota, PD me 114 dhe LSI me 17 vota.

Mësohet se në Pustec janë 7 qendra votimi, që po numërohen nga tre grupe. Në këtë bashki kanë votuar gjithsej 1606 qytetarë nga 4366 gjithsej.

 

Ora 21:30/ Veliaj: Të gjitha sondazhet na nxjerrin fitues me 71-73 mandate

Drejtuesi politik i Tiranës, Erion Veliaj tha nga selia rozë se të gjitha Exit-Pollet e nxjerrin PS-në forcë fituese dhe se merr 71-73 mandate.

‘Lajmi i parë i mirë është se të gjitha sondazhet Exit-Pollët na kanë nxjerrë fitues në Republike me 71-73 mandate. Lajmi i dytë më i mirë është se projeksionet tona si në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë janë më shumë se 72 mandate. Si projeksionet e Exit-Polleve do të duhet të presin procesin e numërimit,’- tha Veliaj.

Ora 21:20/ Vijojnë dërgimet e kutive të votimit në KZAZ, ja sa kanë mbërritur deri në orën 21:00 në disa qarqe të vendit

SHKODËR

Në KZAZ nr. 1 në Malësinë e Madhe janë dorëzuar 63 qv, nga 72 qendra votimi që janë në total. Kanë ngelur pa mbërritur 9 qendra votimi nga zona e Vërmishit.

KZAZ nr 2 që ka njesite administrative dhe zonat malore kane mberritur 22 kuti nga 109 që janë në total. Ne kete KZAZ është edhe zona e Dukagjinit që pritet të mbërrijë rreth ores 23:00.

Në KZAZ nr 6 në Vaun e Dejës- nga 53 qendra votimi janë dorëzuar 20 kuti. Kanë ngelur pa mbërritur zonat malore ne Shllak dhe Temal , Vig-Mnele

VLORA

Pjesëmarrja në votime në rang qarku 33.2%

Nga 55 kuti që duhet të vijnë në KZAZ 86 dhe KZAZ 84 deri tani 15 kanë kuti mbërritur që i përkasin Bashkisë së Vlorës.

KZAZ 83 që mbledh votat e njesive adninistrative (fshatrat) kanë mberritur te gjitha kutitë në total 66 qendra votimi.

DIBRA

KZAZ numër 18, Bulqiza nga  49 QV deri tani kanë mbërritur kutitë e 28 Qendra votimi.

KZAZ numër 19 që i përket qytetit të Bulqizës nga 101 Qendra deri tani janë dorezuar kutitë e 46 Qendra Votimi.

Në KZAZ 17 të bashkisë së Klosit nga 27 QV jane dorezuar 20 QV.

KORCA

KZAZ 74 në qytetin e Korccës deri në orën 21:00 kanë mbërritur 27 kuti nga nga 103 qendra votimi që janë në total.

Ne KZAZ nr 73 kanë mbërritur 28 Q.V nga 56 që janë në total.

Në Devoll dhe Pustec kanë mberritur të gjitha në KZAZ të gjitha kutitë.

Në Maliq kanë mbërritur 23 Q.V nga 76 totali.

Në Pogradec nga 106 Q.V kanë mbërritur 90.

Ora 21:09/ Basha nuk përmbahet nga entuziazmi, shpall fitoren e opozitës

Nën thirrjet “Edi Rama ka mbaru”, kryetari i PD, Lulzim Basha ka shpallur fitoren e opozitës në zgjedhje.

“Faleminderit qytetarëve shqiptarë që zgjodhen ndryshim. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar dhe Aleancën për Ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Kam besim se numëruesit do ta përmbyllin këtë proces. Në fund të këtij procesi, Shqipëria fiton.”, tha Basha.

Ora 20:28/ Rama flet pas përfundimit të votimeve: Mos shihni Exit Poll-et, prisni rezultatin real

Kryeministri Edi Rama ka bërë daljen e parë publike që kur votoi sot paradite. Në një konferencë për shtyp ai nuk pajtohet me exit-poll-et para numërimit të votave por thotë të pritet rezultati real.

“Për herë të parë në Shqipëri zhvillohen exit-polle dhe dua t’i falenderoj të gjithë ata që u angazhuan për këtë eksperiencë në Shqipëri dhe dua njëkohësisht t’u them të gjithëve në radhë të parë socialistëve se votat janë në kuti, populli ka folur, tani duhet të dëgjojmë popullin dhe detyra e çdo numëruesi dhe vëzhguesi është që me përgjegjësinë më të lartë qytetare e ligjore të kontribuojë në numërimin korrekt të votave në kuti.

Hamendjet, sondazhet, exitpoll-et pavarësisht faktit që ne na japin forcë qeverisëse i përkasin parashikimeve para ndeshjes. Tani është rezultati i kutive, që është rezultati i ndeshjes. Përqëndrohuni në detyrën tuaj dhe njëkohësisht e përsëris atë që tha Bora edhe në emrin tim, një falenderim nga zemra për të gjithë patronazhistët në gjithë Shqipërinë që kanë bërë një punë mbresëlënëse,” tha Rama.

 

 

Ora 19:47/ Mbyllet votimi, pjesëmarrja e qytetarëve arriti në 47.94% deri në orën 19:00

Sipas të dhënave të përditësuara të KQZ, rezulton se deri në orën 19:00, kanë votuar në total 47.94% e votuesve. Deri në orën 19:00 kanë raportuar 642 qendra votimi nga 5199 që janë gjithsej.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë raportimin çdo një orë të situatës së pjesëmarrjes dhe duke e krahasuar me vitin 2017 ka një rritje të konsiderueshme.

 

Ora 19:20/ Celibashi: Brenda 48 orësh del fituesi i zgjedhjeve

Në përfundim të orarit zyrtar të procesit të votimit, kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, iu kërkoi të gjithë krerëve të partive politike që të ruajnë qetësinë, gjatë numërimit të votave.

Celibashi tha se KQZ ka bërë të gjitha përgatitjet që rezultati për partitë dhe koalicione të dalë brenda 48 orëve. Kreu i KQZ theksoi se do të nisë menjëherë numërimi i votave, sapo të përmbyllet totalisht procesi i votimit dhe të transportohen kutitë në vendet e numërimit.

 

Ora 19:00/ Mbyllet orari zyrtar i votimit, vijon përtej 19:00 për qytetarët në radhë

Mbyllet orari zyrtar i votimit në të gjithë Shqipërinë. Por urdhri i KQZ është shumë i qartë për të gjithë komisionerët. Në të gjitha qendrat e votimit në të cilat do ketë qytetarë që presin në radhë, procesi do të jetë i hapur deri kur qytetari i fundit të shprehë vullnetin e tij.

3588869 qytetarë shqiptarë me të drejtë vote kishin sot të drejtë për të zgjedhur 140 deputetët e Kuvendit të ri dhe qeverinë që do të drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme. Në garë janë 13 parti dhe në disa qarqe disa kandidatë të pavarur.

Pjesëmarrja ishte mjaft e lartë. Deri në orën 18:00 KQZ raportoi se nga 1654 qendra votimi që kanë informacion nga 5199 në total, qytetarët që kanë votuar janë 45.48%, shifër kjo që pritet që të rritet pas përpunimit të të dhënave deri në orën 19:00, por edhe më pas deri kur të votojë qytetari i fundit.

 

Ora 18:30/ Shqipëria voton, pjesëmarrja deri në orën 18:00 në nivelin e 45.55%

Sipas të dhënave të përditësuara të KQZ, rezulton se deri në orën 18:00, kanë votuar në total 45.5% e shqiptarëve.
Sipas KQZ-së nga 5199 qendra votimi në total, deri në orën 18:00 kanë raportuar në lidhje me pjesëmarrjen 1622 qendra votimi ku deri më tani vihet re se kanë votuar 521274 qytetarë.

 

Ora 18:16/ Goditet me gurë një qendër votimi në Elbasan, ja çfarë dyshohet për autorin

Një incident është shënuar në orën e fundit të procesit të votimit në Elbasan.

Burime bëjnë me dije se një person ka goditur me gur një qendër votimit në zonën e Rrapishtës.

Ndër të tjera mësohet se incidenti ka ndodhur në shkollën “Xhaferr Murizi”, në lagjen 5 Maji, ku dyshohet se autori ishte në gjendje të dehur.

Ora 17:30/ Shqipëria voton, pjesëmarrja deri në orën 17:00 në nivelin e 43.68%

Sipas të dhënave të përditësuara të KQZ, rezulton se deri në orën 17:00, kanë votuar në total 43.68% e shqiptarëve.

Sipas KQZ-së nga 5199 qendra votimi në total, deri në orën 17:00 kanë raportuar në lidhje me pjesëmarrjen 1653 qendra votimi ku deri më tani vihet re se kanë votuar 508968 qytetarë.

 

Ora 17:27/ Përfundon procesi i votimit në burgun e Fierit, votojnë 186 të dënuar e të paraburgosur

Ka përfunduar procesi i votimit në Burgun e Fierit. 186 të dënuar dhe të paraburgosur kanë votuar sot në mjediset e burgut, nga 256 të burgosur me të drejtë vote.

Mësohet se 70 të dënuar me të drejtë vote nuk kanë pasur mjet identifikimi, kartë identiteti apo pasaportë biometrike, ndaj dhe nuk kanë mundur të votojnë.

Ndërsa, një pjesë tjetër janë përjashtuar nga procesi i votimit, për shkak të ligjit të Dekriminalizimit. Ndërkohë, kutitë e votimit do të dërgohen në qendrën e numërimit në Patos.

 

Ora 16:50/ Shqipëria voton, pjesëmarrja deri në orën 16:00 në nivelin e 40.91%

Sipas të dhënave të publikuar nga KQZ, deri në orën 16:00 kanë votuar 40.91 %. Sipas KQZ-së nga 5199 qendra votimi në total, deri në orën 16:00 kanë raportuar në lidhje me pjesëmarrjen 1712 qendra votimi ku deri më tani vihet re se kanë votuar 492 102 qytetarë.

Ndërkohë rezulton se Tirana dhe Dibra janë dy qarqet që kanë regjistruar deri më tani pjesëmarrje më të lartë në votime, përkatësisht 46.30 % dhe 47.40 %.

 

Ora 16:30/ Shqipëria voton/ Pjesëmarrja deri në orën 15:00 në nivelin e 38.3 %

Deri në orën 15:00 pjesëmarrja në votime raportohet të jetë 38.08% në rang vendi. Janë 2254 Qendra Votimi që kanë raportuar nga 5199 në total. Vlora është qarku me pjesëmarrjen më të lartë me 44.17 %, më pas vjen Tirana. E fundit është Vlora që raporton një pjesëmarrje të ulët.

 

Ora 16:15/ Vëzhguesi i PD-së godet një çift bashkëshortësh simptizantë të PS-së në Korçë

Burime bëjnë me dije se vëzhguesi i Partisë Demokratike, Gledis Adri ka goditur një çift bashkëshortësh simptizantë të PS-së në Vashtmi, në qytetin e Korçës.

Çifti Avdolli janë dërguar në Spitalin e Korçës, pasi kanë marrë dëmtime në kokë, por janë jashtë rrezikut. Ndërkohë që po marrin ndihmën mjekësore.

Ora 16.00/ Sokol Balla voton “live”, vëzhguesit e “kritikojnë” për maskën, gazetari i kthen batutën

Gazetari Sokol Balla, i cili ka qenë sot në transmetim maratonë në ekranin e “News24”, është shkëputur nga raportimi për të votuar.

Me mikrofonin e “News24” në dorë, gazetari Balla është paraqitur në Njësinë nr. 5 në Tiranë, në çerdhen 31, aty ku ka qendrën e tij të votimit. Ai ka votuar “live”, duke treguar gjithë procesin

“Jam te çerdhja 31, një nga qendrat e votimit, ku unë votoj vetë. Këtu ka votuar presidenti, Kryemadhi”, tha Balla.

Ndërkohë, teksa lë mikrofonin dhe i drejtohet vendit të votimit, një vëzhguese i thotë gazetarit se është pa maskën e Covid-it.

“Jam vaksinuar, kam kaluar edhe Covid-in, megjithatë latë edhe Presidentin e Republikës pa maskë. Edhe unë si z.Meta, z. Basha e z.Rama, me dy gishta”, ja kthen Balla.

 

Ora 15:18/ Përfundon procesi i votimit në burgun e grave në Ali Dem

Procesi i votimit në burgun 325 në Ali Dem QV 1960 në KZAZ 31 ka përfunduar.

Sekretari i komisionit Olti Pashaj ka bërë të ditur se 31 gratë të cilat vuajnë dënimin në këtë burg kanë votuar të gjitha.

Dorëzimi i kutisë sipas Pashaj do të bëhet në KQZ në orën 19:00.

“Procesi ka shkuar shumë mirë dhe kanë ardhur për të votuar të gjithë personat e pajisur me dokumentacion të rregullt. 31 gratë që ishin në listë për të votuar dhe kanë votuar të gjitha. Ne po presim që të vijë raporti nga KQZ-ja dhe të bëjmë dorëzimin në orën 19:00”, u shpreh sekretari i komisionit Olti Pashaj.

 

Ora 15:12/ Voton Najada Çomo: Po pi kafen e parë me vajzën dhe bashkëshortin pas 412 ditësh

Kandidatja e Partisë Socialiste për Tiranë, shefja e Infektivit Najada Çomo ka votuar. Lajmin e ka dhënë vetë ajo përmes një foto të publikuar në “Facebook”.Çomo shfaqet me bashkëshortin dhe vajzën duke pirë kafe në një lokal, pas më shumë se një viti.

“Ne votuam, nje kafe bashke me Rolin&Greis pas 412 diteve”, ka shkruar ajo krahas foto, duke lënë të kuptohet që pandemia i ka penguar që të dalin së bashku.

Kujtojmë që Çomo ka qenë në frontin e luftës ndaj Covid-19 bashkë me të gjitha bluzat e bardha, të cilët janë hasur me shumë vështirësi gjatë periudhës së pandemisë.

Ora 15.00/ Shqipëria voton, pjesëmarrja deri në orën 14:00 në nivelin e 35.59%

Deri në orën 14:00 pjesëmarrja në votime raportohet të jetë 35.59% në rang vendi. Janë 2034 Qendra Votimi që kanë raportuar nga 5199 në total. Dibra është qarku me pjesëmarrjen më të lartë me 41.34 %, më pas vjen Tirana. E fundit është Vlora që raporton një pjesëmarrje të ulët.

Whatsapp Image 2021 04 25 At 14.48.55

 

Ora 14:38/ Sulmohet aplikacioni i KQZ, Celibashi jep detajet dhe tregon ecurinë e procesit zgjedhor 

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi teksa ka bërë një tablo të situatës së deritanishme se si po ecën procesi i votimit, pohoi se aplikacioni i këtij institucioni është sulmuar.

Në një dalje për mediat, Celibashi tha se ka pasur raste sporadike të pezullimit të përkohshëm të votimit, ndërsa shtoi se 144 qendra votimi po vijojnë identifikimin në mënyrë manuale.

“144 qendra votimi që identifikimi po bëhet më mënyrë manuale. Prej këtyre informacioni përfundimtar është se 83 qendra votimi janë duke bërë këtë proces se nuk janë paraqitur operatorët. Pastaj pjesa tjetër është për faktin se ka pasur probleme me pajisjen. Në disa raste nuk ka pritur për të marrë këshillimet e duhura nga KQZ. Ka në raste sporadike pezullim të përkohshëm të votimit qoftë për çështje të identifikimit elektronik apo dhe konflikteve apo mungesë të anëtarëve të qendrave të votimit. Kemi pasur sinjalizim që në shkollën Betim Muço ka pasur grumbullim njerëzish edhe në ambientet e brendshme të shkollës, dhe pse është e palejueshme përveç atyre që votojnë. Kemi dërguar inspektorë të KQZ dhe situata atje është qartësuar. Në lidhje me përqindjen e pjesëmarrjes, dua të sqaroj dy momente. Njëra është informacion. Aplikacioni i KQZ është sulmuar pak më parapara, por po punohet për zgjidhjen e situatës.”, tha Celibashi.

Ora 14:02/ Voton ministrja Kushi: Më i rëndësishëm është procesi, të vendoset ajo që ka vullnet qytetari

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka votuar e shoqëruar nga bashkëshorti i saj.

Pasi ka ushtruar të drejtën e votës, ajo i ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në proces për të votuar për partinë që do të na qeverisë gjatë 4 vitet e ardhshme.

“Pas një periudhe të gjatë, të mbushur me ditë të vrenjtura ditë me shi, sot kemi një ditë të bukur me diell, e cila na fton të gjithëve të shkojmë drejt kutive të votimit të paqtë, të qetë, dhe të votojmë për qeverinë që do të kemi, për partinë që do të na qeverisë në 4 vitet e ardhshme. Është shumë e rëndësishme sot që sa më shumë qytetarë të shkojnë drejt kutive të votimit. Sa më shumë të marrin pjesë në këtë proces, aq më shumë i afrohet rezultati vullnetit të vërtetë të sovranit” ,është shprehur ajo.

Kushi tha më tej se është shumë i rëndësishëm një proces me standarde, një proces me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Më shumë se sa rezultati, i rëndësishëm është procesi, të vendoset ajo që ka vullnet qytetari”, përfundon mesazhin e saj Kushi.

Ora 13:53/ Pjesëmarrja në votime, KQZ: Shkon në 27% numri i votuesve në gjithë Shqipërinë 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar shifrat e pjesëmarrjes së qytetarëve në gjithë vendin në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas raportimit të fundit nga i gjithë vendi, pjesëmarrja në gjithë Shqipërinë ka shkuar në nivelin e 27 %.

Edhe pse shifrat janë në përditësim KQZ e ka nxjerrë këtë të dhënë nga raportimi i 47 qendrave të votimit nga 5199 qe janë në total.

Sipas të dhënave zyrtare pjesëmarrja më e madhe me 31% është raportuar në Qarkun e Tiranës, dhe në Qarkun e Kukësit, 30.7 %.

KQZ raporton se vetëm Qarku i Gjirokastrës nuk ka përditësuar të dhënat.

Sipas KQZ, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje deri në orën 11:00, është 20,12%. Deri tani Tirana është qarku me pjesëmarrjen më të lartë të qytetarëve në votime.

 

Sipas KQZ, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje deri në orën 11:00 ishte 20.12 %.

Sipas KQZ, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje deri në orën 10:00 ishte 7.77 %.

Ora 12:30/ Pjesëmarrje e lartë në zgjedhje! Deri në orën 11 morën pjesë gati 21% e votuesve

Kjo ditë zgjedhjesh duket se është vlerësuar maksimalisht nga qytetarët shqiptarë. Paraditen e sotme janë vënë re radha të gjata votuesish në shumicën e qendrave të votimit në të gjithë vendin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë raportimin çdo një orë të situatës së pjesëmarrjes dhe duke e krahasuar me vitin 2017 ka një rritje të konsiderueshme.

Deri në orën 11:00 KQZ raporton se kanë ardhur të dhënat për 2241 qendra votimi dhe pjesëmarrja është gati 21%. Deri tani Tirana është qarku me pjesëmarrjen më të lartë të qytetarëve në votime.

Ora 12:05/ Voton ish-Kryeministri Fatos Nano: Erdha të nxis pjesëmarrjen në votime

 

Ish-Kryeministri Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij Xhoana Nano kanë votuar mesditen e sotme në zonën e Mulletit në kryeqytet.

“Unë besoj se sot mund të jetë një ditë si gjithë të tjerat dhe të mos jetë aq e gjatë periudha kur duhet të presim. Më në fund një pjesë do gëzohen, një pjesë do mërziten. Jam i sigurt që ata që do gëzohen do gëzohen për të gjithë, ata që do mërziten të mërziten vetëm për vete dhe të mos i mbajë shumë”.

I pyetur nga gazetarët si e komenton pjesëmarrjen në votime, Fatos Nano tha se është e ulët dhe pikërisht për këtë arsye shkoi të votonte që të nxisë qytetarët.

Ora 11:40/ Votojnë ministret Gjonaj e Xhaçka: 25 prilli ka qenë gjithmonë dita që do të ndante dy botë

Ministrja e Drejtësisë dhe njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste, e deleguar tek Njësia7 në Tiranë ka votuar në orën 10:30 tek qendra e votimit pranë Akademisë së Arteve së bashku me bashkëshortin e saj. Në një komunikim të saj në rrjete sociale, Ministrja Etilda Gjonaj u shpreh se ‘100 vite pas zgjedhjeve të para të vitit 1921, Shqiptarët sot zgjedhin Kuvendin e katër viteve të ardhshme.

Këto zgjedhje janë të shumë të rëndësishme dhe është dita të vendosni për komunitetin tuaj dhe gjithçka që ka më shumë rëndësi për të ardhmen e familjes tuaj. Si votues, të gjithë jemi të barabartë në përcaktimin e së ardhmes sonë. Ndaj është tejet e rëndësishme të shkoni të votoni!’, deklaroi ajo pasi votoi.

Ndërkohë edhe ministrja e Jashtme, njëherësh kandidate për deputete e PS për qarkun e Korçës, Olta Xhaçka, ka votuar sot në orët e para të mëngjesit pranë qendrës së votimit në Selitë.

Xhaçka i bëri thirrje të rinjve t’i drejtohen kutive të votimit në emër të së ardhmes.

E sotmja është një ditë e bukur dhe e tillë do jetë deri në fund. Lista e Partisë Socialiste sot ka burra edhe gra, vajza dhe djem të shkëlqyer, që çdo parti do ta kishte për nder t’i kishte në listat e tyre. Besoj se 25 prilli ka qenë gjithmonë dita që në fakt do të ndante dy botë, do të ndante dy vizione krejt të ndryshme për Shqipërinë. Prandaj besoj se të gjithë ata që duan punën, duan zhvillimin kanë shumë e shumë arsye për të votuar për të ardhmen që fëmijët tanë meritojmë“, u shpreh ministrja Xhaçka, e cila pas votimit u nis drejt Kolonjës.

Ora 11:04/ Votojnë Manastirliu dhe Denaj: Kjo ditë shumë e rëndësishme, shqiptarët shprehin mendimin e tyre

Ministrja e Shëndetësisë , Ogerta Manastirliu e shoqëruar nga bashkëshorti ka votuar në shkollën 9-vjeçare “Jeronim Derada”.

Pas votimit ajo u shpreh se sot është dita kur sovrani do të zgjedh jo vetëm qeverinë e 4 viteve por edhe drejtimin që do të marri vendin gjatë dekadave të fundit.

“Sot është dita kur duhet të dëgjohet fort zëri i qytetarëve. Sepse vota e tyre, nuk do të përcaktojë thjesht qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Mbi të gjitha, vendimi që do të marrë sovrani sot në kutitë e votimit, do të përcaktojë drejtimin që do të marrë Shqipëria jonë në dekadat që do të vijnë. Jam e bindur se qytetarët shqiptarë do ta bëjnë me qetësi dhe mençuri zgjedhjen e të ardhmes së vendit ku duam të rrisim fëmijët tanë”, u shpreh Ministrja Ogerta Manastirliu

Edhe ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Anila Denaj, njëkohësisht  kandidate për deputete në Qarkun e Vlorës, votoi sot në Qendrën e Votimi në shkollën “Kosova” në Tiranë, e shoqëruar edhe nga bashkëshorti i saj.

Pas votimit, ministrja Denaj deklaroi, se “kjo ditë është shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, për të shprehur mendimin e tyre, votën e tyre të lirë, për kë do ti qeverisë në 4 vitet e ardhshme. Votim të mbarë!”

Kujtojme se Ministrja Denaj  është kandidate me nr 4 në Qarkun e Vlorës, për Partinë Socialiste, që mbulon Sarandën, Delvinën, Konispolin dhe Finiqin.

Votuan ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ajo e Ekonomisë, Anlia Denaj.

Ora 10:50/ Celibashi, thirrje liderëve të partive e kandidatëve: Demonstroni qetësi dhe maturi

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i ka bërë thirrje kandidatëve dhe liderëve të partive politike që të demonstrojnë maturi, qetësi në komunikimet pulbike.

Ndërsa ky apel duket si shkon edhe në adresë të krerëve të instittucioneve, dukë nënkuptuar edhe presidentin Ilir Meta.

Më herët Celibashi mbajti këtë statusi në adresë të partive: “Respektimi sot i heshtjes zgjedhore nga përfaqësuesit politik dhe/ose institucional, të çdo niveli, është kontribut në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor sipas ligjit, por dhe respekt për votuesit”.

Ora 10:42/ Rama flet pas votimit: Të mos ushqejmë ndjenjë negative ndaj askujt që me votën e vet shpreh një opinion tjetër

Kryeministri Edi Rama iu ka kërkuar shqiptarëve të zbresin në fushë dhe të gjuajnë penalltinë e tyre.

Një metaforë e përdorur në apelin e tij për qytetarët që të votojnë. Rama e cilësoi një ditë që të mos ushqehet asnjë ndjenjë negative ndaj askujt që me votën e vet shpreh një opinion tjetër.

“Sot është një ditë shumë e bukur. Një diell fantastik dhe sot është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative ndaj askujt që me votën e vet shpreh një opinion tjetër. Mos ta harrojmë sot dhe asnjëherë se jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe dhe nga ana tjetër askush të mos harrojë se demokracia është një sport pa spektatorë dhe secili duhet të zbresë vetë në fushë dhe të gjuajë me votë. Kështu që zbrisni në fushë, gjuajeni penalltinë tuaj dhe në fund fitoftë më i miri”, deklaroi Rama.

Ora 10:35/ Voton kryeministri Rama: Demokracia nuk është sport me spektatorë, zbrit në fushë dhe voto

Rama voton në shkollën e Surrelit, i shoqëruar nga bashkëshortja: Demokracia nuk është sport me spektatorë, zbrit në fushë dhe voto

Kryeministri Edi Rama është shfaqur në orën 10:25 në shkollën e Surrelit për të votuar. Rama i është drejtuar Qendrës së votimit bashkë me bashkëshorten Linda Rama teksa videon ‘live’ në “Facebook” e ka shoqëruar me një mesazh.

“Demokracia nuk është sport me spektatorë, zbrit në fushë dhe voto”, shkruan Rama. E para ka votuar bashkëshortja e tij Linda Rama dhe më pas kryeministri.

Ora 10:20/ Voton Sali Berisha: Ftoj me këtë rast çdo qytetar të këtij vendi të votojë për familjen

Ish-kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja ka votuar sot në shkollën “Kosova”. Në procesin e votimit pati një vështirësi në njohjen e shenjave të gishtave. Në deklaratën për medie ai përshëndeti me dy gishtat lart dhe u shpreh i bindur se opozita po shkon drejt fitores.

“Ftoj me këtë rast çdo qytetar të këtij vendi të votojë për familjen fëmijët nipërit mbesat të votojnë për emigrantët që një regjim një regjim në largim i bllokoi u shpiku karantinën si një mjet politik për të mos lejuar votimin e tyre.

Të votojmë për të gjithë ata të cilët i thonë lirisë liri dhe Shqipërisë Shqipëri, rroftë fitorja. Deri tani votimi po ecën i sigurtë drejt fitores me gjithë grahmat përpjekjet e përpëlitjet anti ligjore të pamoral fitorja po bëhet çdo sekondë çdo minutë më e madhe më e biukur më e fuqishme”.

Ora 09:51/ Balla pas votimit: Qytetarët të dalin të votojnë, humbësi të pranojë zgjedhjet

Edhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla është paraqitur për të votuar. Gjatë procesit të votimit, ai shoqërohej nga djali i tij i vogël dhe bashkëshortja Iris Piemezi.

Pasi shprehu vendimin e tij me votë, Balla u shpreh për gazetarët së shumë punë na presin përpara teksa apeloi qytetarët të dalin të votojnë.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Jam shumë i sigurt që do të jetë një ditë e qetë. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote në këtë ditë të bukur me diell të dalin dhe të votojnë, të votojnë për të ardhmen e tyre, për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë qytetarëve të Elbasanit. Shumë mirënjohje dhe punë të mëdha na presin përpara. Ajo që mendoj që duhet për të gjithë është që humbësi duhet domosdoshmërisht të pranojë rezultatin dhe që të gjithë së bashku të ndërtojmë Shqipërinë”, tha Balla pas votimit.

Ora 09:43/ Voton kryebashkiaku Veliaj: Le ta kthejmë në një ditë feste!

Kreu i bashkisë Tiranë dhe bashkëshortja e tij Ajola votuan pak më parë.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Veliaj tha se kjo e sotmja është si një ditë feste, ndërsa bëri thirrje për votim masiv.

Veliaj: Sot kemi një shans të votojmë masivisht, mundësi që të përfundojmë mirë historinë e zgjedhur. Le ta trajtojmë si një ditë feste, me vetëm një votë mund të ecim para, më e fortë se plumbat.

Ora 09:31/ Yuri Kim nga Shkodra: Është dita juaj, shpresojmë që çdo shqiptar të votojë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ndodhet në qytetin e Shkodrës ku edhe po ndjek nga afër procesin zgjedhor.

“Pata një mundësi të mrekullueshme të shikoja demokracinë në veprim në Shqipëri. Gjithashtu shkëlqyeshëm pashë se funksionoi sistemi i leximit të kartave të identitetit. Gjithashtu pashë se në një rast problematike plani rezervë funksionoi mjaft mirë.

Siç e kam thënë në nuk mbështesim asnjë kandidat apo parti të caktuar, por ne mbështesim të drejtën e shqiptarëve për të votuar. Shpresojmë që çdo qytetar të ketë mundësinë të votojë pa frikë dhe pa ndërhyrje! Kjo është dita juaj”, tha Kim.

Ora 09:10/ Albin Kurti voton për herë të parë në Shqipëri: Respektoni atdheun! 

Kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në kopshtin 31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Albin Kurti ka votuar për herë të parë në Shqipëri.

Po ashtu ai ka mbajtur një deklaratë për mediat, ku thotë se qytetarët duhet të respektojnë atdheun duke votuar.

Sot është dita e demokracisë. Ju ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë atdheun, duke votuar dhe duke bërë zgjdhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili ka. Dita është e bukur e diel me diell, mtoi është i mirë, kështu do të jetë deri në mbrëmje. Ju uroj ditë të bukuar edhe mbarësi përshqipërinë dhe secilin njeri që ashtu sikurse se unë e ka pasaportën e Shqipërisë. Ju uroj suksese.

Në qarkun e Tiranës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kandidon si i pavaruar, Bojken Abazi. Po ashtu, LVV ka garues edhe në Gjirokastër e Lezhë.

Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ora 9:05/ Voton Basha: Sot është dita e Shqipërisë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka votuar sot në orën 08:59 minuta në çerdhen numër 13, në njësinë 8 në kryeqytet me votues për herë të parë.

Basha është paraqitur disa minuta para orës 09:00 dhe ka pritur radhën si të gjithë qytetarët e tjerë për të hedhur votën e tij. Më pas është identifikuar dhe regjistruar nga komisionerët.

Teksa ka hedhur votën në kuti, Basha ka përshëndetur me dy gishta.

“Të gjithë ju keni në dore fuqinë tuaj për fëmijët për vendin, sot është dita që ju të dilni dhe të vendosni për të ardhmen tuaj. Sot është dita e Shqipërisë”, ka thënë Basha.

Ora 8:42/ Braçe denoncon: Kryetarja e PS në fshatin Shën e Premte është terrorizuar nga banda e Alibeajt!

Zëvendës kryeministri, Erion Braçe, ka deklaruar se kryetarja e PS në fshatin Shen e Premte, është terrorizuar nga anëtarë të Partisë Demokratike.

Braçe thekson se ajo është kërcënuar pasi është drejtuese e PS, ndërsa shton se do të shkojë në zonë e do të bëjë kallëzim penal. Erion Braçe i bën thirrje qytetarëve që të votojnë, e të mos i japin mundësi kriminelëve të kthehen në Parlament.

“Janë dy tufë rrugaçësh që drejtohen nga Enkeleid Alibeaj dhe Saimir Koreshit kanë terrorizuar të gjithë zonën, kanë terrorizuar familjen e një gruaje që është kryetare e fshatit Shen e Premte. Jam duke shkuar të bëj kallëzim për çdo gjë që kanë bërë dje në darkë.

E kanë kërcënuar se është drejtuese e PS aty. Kam një thirrje për çdo shqiptar që të shkojë të votojë. Vetëm punë dhe asgjë tjetër, të mos u japim shans hajdutëve dhe kriminelëve të kthehën në Kuvend”, tha Braçe.

Ora 8:25/ Voton Ruçi, mesazhi i tij: Kush mundohet të bëjë pis do dështojë

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka votuar në zgjedhjet e 25 prillit. Në mesazhin për mediat pas ushtrimit të detyrës si qytetar, Ruçi u shpreh se politikanët sot duhet të heshtin dhe t’i nënshtrohen verdiktit të sovranit

“Sot do të fitojë qytetaria e qytetarëve. Ne politikanët duhet të heshtim, të ndjekim procesin dhe t’i nënshtrohemi verdiktit të sovranit.

Sot fitojnë vetëm qytetarët. Kushdo që do të mundohet për të bërë pis do të dështojë. Nga nesër do të ketë një fitues. Nga nesër fituesi duhet të dijë të administrojë fitoren”, tha Ruçi.

Ora 8:10/ Nis votimi në Kukës, Fier, Lezhë, Shkodër, Berat dhe qarqet e tjera të vendit

Ka nisur votimi në të gjitha qarqet e vendit deri më tani pa incidente. Votuesit janë drjetuar drejt qendrave të votimit që prej orës 07:00. Ne Fier, Krujë, Berat, Lezhë, Shkodër nuk ka patur ndonjë probleme gjatë votimit. Është konstatuar fluks qytetarësh por i përballueshëm nga komisionierët.

Në Lezhë ka nisur procesi i votimit në të gjitha qendrat. Ne total jane 249 qendra votimi, 14 më pak se në zgjedhjet e vitit 2017. Ndërsa numri i zgjedhësve që janë thirrur për të votuar është 173.899.

Në Kukës, procesi i votimit këtë të dielë ka nisur qetësisht. Në qytet janë hapur qendrat e votimit dhe kanë mbërritur qytetarët e parë për të votuar. Në të gjitha qëndrat e votimit, krahas paisjeve për identifikimin elektronik të votuesve janë vendosur edhe kamera monitorimi të lidhura në rrjet me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Për herë të parë pas zgjedhjeve të vitit 2005, votuesit do të mund të votojnë përveç partisë dhe kandidatin që preferojnë. Afro 84 mijë banorë të qarkut Kukës kanë të drejtë vote. Në tre bashkitë janë 141 qendra votimi, tre KZAZ dhe tre vendnumërime të votave. Kukës, mbi 44 mijë votues, 73 Qendra Votimi. Tropoja mbi 22 mijë votues, 40 qendra votimi. Hasi 16  mbi mijë  votues, 28 qendra votimi. Në zgjedhjet e 4 viteve më parë në bashkinë e Kukësit kanë marrë pjese 23 mijë votues nga 44 mijë me të drejtë vote. Në bashkinë Tropojë kane votuar 10 mijë e 709 votues nga 23 mijë 871 me të drejtë vote. Në bashkinë Has kanë votuar 8 mijë e 200 nga 16 mijë e 128 votues.

Në zgjedhjet e vitit 2017 në Kukës morën pjesë në zgjedhje 53% e votuesve, të cilët i dhanë një fitore Partisë Demokratike me 47% të votave, ndërsa PS mori 44% dhe LSI, 7%. Partia Socialiste pësoi një rritje të fortë në krahasim me zgjedhjet e vitit 2013, por kjo nuk mjaftoi për të përmbysur rezultatin. Në këtë qark zgjidhen 3 deputetë dhe historikisht, PD ka marrë shumicën. Partia Socialiste kërkon që të fitojë dy mandate në këtë qark, ndërsa përmbysja e rezultatit duket e vështirë, por jo e pamundurm, nëse merret parasysh se avantazhi i demokratëve është ngushtuar gjatë tre zgjedhjeve parlamentare të shkuara.Po ashtu edhe PD kërkon të fitojë dy mandate Deputetësh. Qarku i Kukësit është gjithashtu zona ku gjatë viteve të fundit ka pasur ndryshime të konsiderueshme demografike, emigrim masiv.

Ora 07:42/ Në Elbasan nuk nis votimi, komisionerët e LSI-së nuk shkojnë në qendrat e votimit

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në Elbasan, por jo vetëm. Mësohet se në qytet votimi nuk ka nisur ende edhe pse qytetarët janë paraqitur.

Kryetari i qendrës së votimit, e drejtuar nga Partia Demokratike, ka thënë se votimi në Elbasan nuk ka nisur ende pasi komisioneri i LSI nuk është paraqitur në detyrë. Ai tha se të treja partitë, PD, PS dhe LSI i kanë ndërruar në orët e fundit komisionerët.

Por, pavarësisht se është njoftuar, komisioneri i LSI në Elbasan nuk janë paraqitur, duke bërë që votimi të mos nisë. Ndërkohë, mësohet se edhe në disa qendra të tjera votimi në Qarkun e Elbasanit, votimi nuk ka nisur pasi dhe atje komisionerët e LSI nuk janë paraqitur.

Gjithashtu, probleme ka dhe në disa qendra të tjera votimi në qytete të ndryshme të vendit. Në dy qendra votimi në Gjirokastër procesi i votimit ka probleme pasi nuk punojnë mjetet e identifikimit biometrik.

Probleme ka dhe në Shijak. Tre komisionerë të Partisë Socialiste në këtë zonë nuk janë paraqitur në detyrë, duke bërë që të zëvendësohen menjëherë, në mënyrë që procesi të vijojë normalisht.

Edhe në Devoll dhe Pogradec disa komisionerë kanë vendosur të mos paraqiten në qendrat e votimit në momentet e fundit. KZAZ ka marrë masa që ata të zëvendësohen dhe të mos krijohen vonesa, ndërsa nuk dihet se cilave parti iu përkasin ata.

Edhe në Vlorë ka pasur një problem me votimin pasi një nëna e një komisioneri të LSI është paraqitur në qendrën e votimit dhe ka kërkuar që djali i saj të largohet pasi ajo vetë ishte me Covid-19. Anëtarët e tjerë i kanë kërkuar komisionerit që të bëjë tampon dhe më pas të paraqitej në qendrën e votimit.

Ora 07:20/ Kryeministri Rama mesazh: Ta tregojmë të gjithë së bashku se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria, bindjet t’i shprehim me votë

Kryeministri Edi Rama iu ka drejtuar një mesazh qytetarëve shqiptarë mëngjesin e sotëm duke iu bërë thirrje të gjithëve të vënë Shqipërinë të parën. Rama e cilëson një ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike.

“MIRËMËNGJES ??
le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë??”, shkruan Rama.

Ora 07:16/ Nis votimi në të gjithë vendin, në Gjirokastër në 2 qendra votimi nuk punon pajisja që lexon kartat

Teksa ka filluar procesi i votimit në të gjithë vendin, nga Gjirokastra raportohet një problematikë e vogël në 2 qendra votimi.Mësohet se në dy vendvotime në qytetin e Gjirokastrës ka probleme me pajisjet që bëjnë leximin e dokumenteve të identifikimit.

Ora 07:10/ Kryemadhi e para politikane që voton, pas saj Presidenti Meta: Për Kushtetutën, për demokracinë, për Shqipërinë në Europë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është politikania e parë që ka votuar mëngjesin e sotëm.

Kryemadhi ka votuar në Qendrën e Votimit në Njësinë numër 5, në kopshtin 31, teksa nuk ka pasur një mesazh për mediat.

Pas saj ka qenë Kreu i Shtetit që ka votuar. Meta është shfaqur i buzëqeshur në qendrën e votimit të vendosur në kopshtin numër 31, në njësinë 5. Ndërsa pas votimit ka pasur dhe një mesazh të shkurtër fillimisht.

“Për Kushtetutën, për demokracinë, për Shqipërinë në Europë”, tha Meta teksa ka përshëndetur me dy gishta.

 

Të fundit

“Do ta çojë botën në kaos”, vullkani që pritet të shpërthejë pranë Shqipërisë

Një seri e pandalshme tërmetesh që janë regjistruar pranë Campi Flegrei pranë Napolit, ku kohë më parë ka qenë...

Shpërthimi në Fushë-Krujë, reagon Drejtoria e Burgjeve: Nuk u cenua jeta e të dënuarve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me shpërthimin e ndodhur një natë më parë në burgun e Fushë-Krujës. Në reagim thuhet se shpërthimi...

Gjërat që njerëzit me IQ të lartë bëjnë sikur i pëlqejnë, por në fakt i urrejnë

Të jesh shumë inteligjent nuk do të thotë që gëzon çdo situatë që shoqëria e konsideron “elitare” apo “intelektuale”. Njerëzit me IQ (koefiçent inteligjence)...

Ferri im

Nga Edison Ypi Jam i sëmurë me grip. Unë dy metra burrë po ndeshem dhëmbë për dhëmbë me një virus që mezi duket me mikroskop....

Rama rrëfen bisedën me Elmar Brok: Sa herë unë vij “të të vras”, ngjitesh më lart!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në Facebook nga takimi me ish-kryetarin e komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok Mesazhi: Elmar Brok: Edi,...

Lajme të tjera

Web TV