Basha nervozohet me gazetarët: I kthehet keq gazetares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha ka shfrytëzuar stërvitjen “Defender Europe” për t’u shfaqur publikisht për të dhënë njëherësh edhe mesazhin e zgjedhjeve të 25 prillit, por mbi të gjitha duke refuzuar mundësinë e ndonjë dorëheqje nga posti i kryetarit të PD-së, si përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve.

Ai është shfaqur tejet i tensionuar në komunikim me gazetarët, madje në një moment është nervozuar duke iu drejtuar atyre që të mos ndërhynin në dhënien e deklaratës. “Një sekondë, se nuk e kam mbaruar deklaratën”, iu drejtua Bashës, gazetares, e cila po ia drejtonte pyetjen se ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për të njohur rezultatin e zgjedhjeve.

Kryedemokrati në pjesën e dytë të reagimit të tij është përqendruar në atë që PD-ja po ndërmerr në mbledhjen e fakteve për këtë që ai cilëson si masakër elektorale.

“Ndërsa ne vazhdojmë mbledhjen e provave dhe të faktimit të manipulimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit, të gjithë kamerat duhet të drejtojnë tre njerëzit, te Rama, Doshi dhe Rakipi. Si i mori votat Vangjush Dako i listës së zezë bashkë me Rrahman Rraja, e Ilir Ndraxhin i bandës së famshme të Shijakut. Si i mori votat personi i listës së SHBA, Tom Doshi me tre deputetë. Si i mori i votat djali dhe dhëndri i Aqif Rakipi në Elbasan. Si i mori votat Aurora Mara e Gent Marës, person në kërkim për trafik ndërkombëtar të drogës. Rrëzimi i regjimit Rama-Doshi-Rakipi, beteja jonë kryesore”, tha Basha.

Të fundit

Digjet trageti i linjës Sarandë-Korfuz, zbardhen detajet paraprake, ja çfarë dyshohet

Mesditën e sotme është përfshirë nga flakët trageti i linjës Sarandë-Korfuz. Sipas raportimeve, trageti kishte rreth 40 minuta që kishte...

Kroçiera me turistë britanikë mbërrin në Durrës/ Rama: Ogur i mirë për këtë vit turistik

Rreth 50 turistë nga Britania e Madhe kanë çelur sezonin e anijeve turistike në Portin e Durrësit. Kryeministri Edi Rama, në një postim në...

Valbona Selimllari tregon arsyen përse i ka mbajtur fëmijët larg vëmendjes publike

Ish-misi Valbona Selimllari në një intervistë të sajën ka treguar arsyen se përse i ka mbajtur fëmijët larg vëmendjes publike. “Kam pasur një debat me...

I zhdukur prej disa ditësh nga banesa, babai denoncon në polici humbjen e të birit

Një 26 vjeçar raportohet i zhdukur. Ka qenë babai i tij që ka bërë denoncim në komisariatin e policisë nr.4 se i biri është...

Veliaj homazhe pranë memorialit ‘Nënë Shqipëri’ në nder të ‘5 Majit’: Lavdi dëshmorëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nderoi pranë memorialit “Nënë Shqipëri” të rënët dëshmorë për lirinë e atdheut. Të pranishëm ishin edhe autoritetet më...

Lajme të tjera

Web TV