Superliga/ Skënderbeu rrëzohet sërish, Bylis-Vllaznia mbyllet në paqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshjet Bylis-Vllaznia dhe Laç-Skënderbeu kanë mbyllur javën e 20-të të Kategorisë Superiore.

Këto dy ndeshje u luajtën ditën e sotme, ndërsa tre takimet e tjera u mbyllën në fundjavë. Takimi midis Bylisit dhe Vllaznisë është mbyllur në paqe me barazimin 2-2, duke u ndarë me nga një pikë secila.

Saga e golave u startua nga Renato Malota për ekipin e Vllaznisë që në minutën e 2-të të lojës, ndërsa vetëm një minutë më pas lojtarët e Ballshit kanë arritur që të barazojnë rezultatin me anë të Valentino Muratajt. Ndërsa në minutën e 7-të të lojës do të ishin sërish këta të fundit që do të shënonin, ku Edison Ndreca mundi që të dyfishonte rezultatin për skuadrën e tij. Sfida vazhdoi me këto shifra deri afër fundit të pjesës së parë, ku Gilman Lika shënoi në minutën e 44-të për shkodranët.

Fraksioni i dytë i lojës pati po ashtu një sërë rastesh për të shënuar, por që nuk u finalizuan. Ky takim u mbyll me barazim dhe aktualisht Bylisi renditet në vend të katërt, ndërsa Vllaznia vazhdon të qëndrojë e 7-ta.

Takimi midis Laçit dhe Skënderbeut, në ndryshim nga ndeshja tjetër u mbyll me një fitues. Kurbinasit arritën që të merrnin tre pikët në shtëpi duke kaluar kështu në vendin e 3-të të kategorisë, ndërsa korçarët vazhdojnë të mbeten në vend të tetë. Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me barazimin 0-0, ku pavarësisht rasteve asnjëra prej skuadrave nuk mundi të shënonte.

Duhej të vinte minuta e 52-të e lojës që skuadra e Laçit të mund të shënonte golin e parë dhe të vetëm të saj për këtë ndeshje me  anë të Redon Xhixhës.

Java e 21-të e Superligës do të zhvillohet po ashtu në dy ditë, midis datës 7 dhe 8 shkurt.

Lexo edhe :  50.000 pikë, LeBron James nuk njeh limite, “The King” hyn në historinë e NBA

Ndeshjet dhe oraret e javës së 21-të:

Vllaznia-Tirana  07/02/2020 ora 18:00

Skënderbeu-Bylis 08/02/2020 ora 14:00

Kukësi-Laç  08/02/2020  ora 14:00

Partizani-Flamurtari 08/02/2020 ora 17:00

Teuta-Luftëtari  08/02/2020 ora 17:00/Fjala.al/

Të fundit

Pse Gjesti u largua nga banorët sapo në shtëpi u vendosën këngë greke?

Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut. Kur filloi...

Luftojnë 6 sëmundje, çfarë ndodh me trupin po të hani 3 hurma arabie çdo ditë

Ju mbase nuk dini disa fakte për hurmat e Arabisë, përveç faktit se janë shumë të shijshme dhe kanë shumë vlera ushqyese. Më poshtë po...

Aktorja tregon sfidën e jetës: Donin të më hiqnin nga puna se linda

Rozi Kostani është një aktore dhe regjisore e njohur dhe me një karrierë të pasur në fushën e artit. E ftuar në studion e...

Fshehu informacionet për COVID-19/ Gjykata amerikane dënon Kinën me 24 miliardë dollarë

Një gjykatës federal në Missouri e shpalli qeverinë kineze përgjegjëse për fshehjen e fillimit të pandemisë së COVID-19 dhe për grumbullimin e pajisjeve mbrojtëse....

Shtyhet Barça-Osansuna, ndahet tragjikisht nga jeta doktori i skuadrës së katalanasve

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës në La Liga është anuluar pak minuta para fillimit të saj, pasi është mësuar për ndarjen e parakohshme nga...

Lajme të tjera

Web TV